Votimet shkojnë, ligji mbetet

Ngadalë por sigurt, shteti i Malit të Zi po përgatitet për zgjedhje të reja të cilat sipas të gjitha gjasave duhet të mbahen në pranverë të këtij viti.

Derisa kalohet prej zgjedhjeve në zgjedhje, në kundërshtim dhe në mënyre paradoksale, ngadalë po kalohet nga ligji i shkruar deri tek realizimi i tij praktik. Kështu edhe këto zgjedhje të paralajmëruara janë në mospajtim me ligjin dhe zgjedhjet ndërsa problemi qëndron në faktin që përsëri duan të gabojnë aty ku mund të themi që Mali i Zi është më i ndieshëm, e ajo është çështja e pakicave kombëtare. Edhe pse me Kushtetutë është e garantuar që 5 mandate të ndahen ndërmjet partive shqiptare me qëllim që të kënaqin përfaqësimin autentik, prej të gjithë kësaj në fund nuk do të ketë asgjë.

Si edhe shumë herë deri më tani, kjo gjë tregohet e komplikuar, derisa është shumë e thjeshtë. Pyetja është se a do të mbahen zgjedhjet duke respektuar Kushtetutën e shtetit ose duhet që Kushtetuta ta respektojë politikën e tashme të zgjedhjeve të shumicës në pushtet.

Kushtetuta është e qartë dhe sipas saj është dashur që përshtatja të bëhet deri më 21 prill të vitit 2008 ndërsa praktika juridike tregon se nëse ligji nuk përshtatet në periudhën e parashikuar atëherë në fuqi hyn Kushtetuta si akti më i lartë ligjor. E tërë kjo është inspiruar me dëshirën që edhe një herë të mos mbahen zgjedhjet të cilat nuk do të ishin në përputhje me interesat e popujve pakicë, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në ndërtimin e sistemit politik dhe juridik të shtetit të Malit të Zi dhe kanë qenë një faktorë stabiliteti gjatë tërë këtyre viteve, me dëshirën më të sinqertë që kjo praktikë të vazhdohet edhe në të ardhmen.

Apel të gjithë subjekteve politike që në një periudhë sa më të shkurtër ta zgjedhin këtë situatë të re, në dobi jo vetëm të pakicave kombëtare por para së gjithash në dobi të Malit të Zi dhe te sistemit të tij ligjor, i cili nëse do të ndodhë e kundërta do të shkaktonte një goditje të dhimbshme.

Nga kjo situate është shumë i çuditshëm edhe fakti që përfaqësuesit e shqiptarëve në radhët e DPS-it nuk e përkrahin përfaqësimin autentik duke thënë se kjo do ti bënte të pakuptimta votimet, edhe pse ata vetë kanë votuar për këtë Kushtetutë. Kjo edhe një herë vërteton që ata faktikisht u parashtrohen interesave aktuale të DPS-it sepse nuk duan të respektojnë Kushtetutën e Malit të Zi.

Shpresojmë që në të gjithë këtë çështje të ndërhyjnë edhe subjektet ndërkombëtare të cilët do të sugjerojnë dhe të bëjnë presion të duhur që zgjedhjet të mbahen në bazë të rregullave të përcaktuara me Kushtetutë, e jo në bazë të ligjit aktual.

Do të na vinte keq që premtimet që i kanë bërë përfaqësuesit e pushtetit në kohën e votimit të Kushtetutës, por edhe pas shpalljes së tij, ta shkelin edhe një herë në mënyrë të paqartë. / FORCA/

KOMENTOJE