Karnevalet “Koret 2009” Mbrëmja e Peshkut dhe Vërës

Sonde në qëndrën Pastorale u mbajt “Mbrëmja e Peshkut dhe Vënës” që paraqet dhe natën e parafunit të Karnevaleve.
Organizator të kësaj mbrëmjeje ishin antarët e Këshillit të Koreve 2009. Nuk ishte mbrëmja kjo vetem e organizatorëve por e të gjithë të pranishëmve dhe e gjithë Malësisë. Këtë mbrëmje solemnisht e hapen mazhoretkat malësore me vallën e tyre, kurse në emër të Këshillit foli, kryetari i këshilllit të korëve z. Nrekë Camaj. Mbas fjalimit të rastit të rinjët kishin mundësi edhe të argetohen, të vallëzojnë që edhe sonte për përzgjedhjen e muzikës u përkujdes DJ.Buqi.
Ai na dha disa tinguj të muziës e ne na mbeti ti përshtatemi asaj.
U ftuan të gjithë të pranishmit para “Sofrës së peshkut”. Këtu patëm mundësi të shohim disa mënyra të ndryshme të pergatitjes së peshkut. Por nuk ishte vetem mbrëmje e peshkut dhe e verës, sepse edhe ata që nuk janë dashamirë të këtyre dy artikujve kishin mundësi t’i shijojnë edhe ushqimet tjera. Sofra ishte e begatshme dhe e servuar në një nivel evropian me disa lloje të peshkut, bukë kollomoqit dhe ushqime të tjera tradicionale malësore.
Organizimi ishte në një nivel të lartë. Ushqimi nuk mungoi asnjë çast, kurse verë kishte aq sa të gjithë të pranishmit mund të dehenin.

Për këtë natë edhe nuk duam të zgjasim shumë se më së miri deshmojnë fototografitë të përgaditura nga stafi malesia.org enkas për ju.!
Nesër mbrëma është edhe nata finale, nata e fundit e karnevaleve por njëkosisht edhe nata më e pritur, emocionet të ekipet u rriten edhe më shumë, nesër mbas përgatitjeve të shumta do të dihet se kush ishte më i sukseshmi.

Stafi i MALESIA.ORG, u deshiron çaste të këndshme gjatë përjetimit të etheve të karnevaleve nëpërmes faqës sonë. Ndërsa ekipeve sukses në garen e neserme!!

FOTOGRAFITË KOMENTOJE