Lëvizja Atdheu na Bashkon, në Nju Jork, e organizoj festimin e Njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me Darkë Solemne

Mirënjohje Vjetore – për Universitetin e Prishtinës për Kontribut në Ruajtjen e Identitetit të Shqiptarëve në Mal të Zi

BRONX – NEW YORK : Festa e parë e pavarësisë së Kosovës, ashtu si edhe pavarësia e Shqipërisë, është festë për të gjithë kombin Shqiptarë. Si tillë, përvjetori i parë i pavarësisë së Kosovës, u shënua me madhështi në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni në Diasporë, dhe të gjithë trevat shqiptare; Preshevë, Bujanovc, Medvegje.

Ngjashëm ndodhi që të festohet kudo nga shqiptarët, edhe këtu në SHBA-ës, ku jetojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë. Lëvizja Atdheu na Bashkon e festojë Përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të djelën në mbrëmje në lokalin e njohur “The Eastwood Manor” – Bronx NY, me një solemnitet të veçantë, ku morën pjesë më shumë se 400 vetë.

Lëvizja Atdheu na Bashkon, e organizoj festimin e Njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shtetit më të ri të botës, në bashkëpunim me disa fondacione e shoqata, të cilat kryesishtë përfaqësojnë shqiptarët e emigruar ngë Mali i Zi( Dega Don Gjon Buzuku – New York, Fondacioni Dom Simon Filipaj – New York, Fondacioni Plavë-Guci – New York,Fondi Humanitar Malësia – New York, Malësia e Madhe – Detroit, Shoqata Ana Malit – New York, Shoqata Atëdhetare Kraja – New York, Shoqata Dedë Gjo Luli – New York, Shoqata US Ulqini – New York,U.K.A. – Chicago, UAAF – New York, Shoqata e Intelektualve të Pavarur – Michigan).

Lëvizja Atdheu na Bashkon, për herë të parë ndau më këtë rastë, edhe çmimin “Mirnjohje Vjetore” – të cilën për meritat që ka, iu dha Universitetit të Prishtinës, me motivacionin për “Kontribut në Ruajtjen e Identitetit të Shqiptarëve në Mal të Zi “. Nënkryetari i Lëvizjes “Atdheu na Bashkon”, zoti Naser Coba, duke ia dorëzuar çmimin “Mirnjohjen Vjetore” – Prof. Dr. Enver Hasani – Rektor i Universitetit të Prishtinës, në emër të avokatit të njohur Sabri Gjoni, vlersojë lart rolin dhe kuntributin e Universitetit të Prishtinës, duke thënë se po të bëjmë një vëzhgim mbrapa, është i padyshimtë roli i rëndësishëm që Kosova, në veçanti – Universiteti i Kosovës, kanë lozur në ruajtjen e indetitetit tonë shqiptar në Mal të Zi, kur për 50 vjet rregjimi komunist i Shqipërisë u a mbylli dyert e arsimit shqiptarëve nga Mali i Zi, e Kosova eviset shqiptare.Lëvizja Atdheu na Bashkon, potencoi ai me plot meritë, i jep Universitetit të Prishtinës – “Mirënjohjen Vjetore” për kontributin e pazëvendësueshem që, për dekada të tëra, ka dhënë drejt ruajtjes së indetitetit tonë shqiptarë, në Mal të Zi

Mirpo, tha nënkryetari Çoba, se ” Lëvizja Atdheu na Bashkon, ka marrë një inisiativë, të cilën do t’a vë në jetë në çdo përvejtor të pavarësisë së Kosovës, për të nderuar për çdo vjet, personalitet më të shquara shqiptare nga fusha të ndryshme të jetës . Pra tha ai të gjithë ata që kontribojnë dhe kanë kontribuar ose kanë luajtur rolë të rëndësishëm në aspekte të ndryshme të çështjes kombëtare, në periudha e kohë të ndryshme “.

Fjalët mirëseardhëse u drejtuan nga moderatorët e organizmit të ceremonisë festive, zjn. Blerina Likollari dhe z. Dhurim Ahmetaj. Ceremonia festive u hapë me intonimin dhe këndimin e të tre hymneve kombetare; atë të Republikës së Kosovës,( vetëm orkestrale pa tekst luajtur nga Raif Hyseni), ai i Republikës së Shqipërisë dhe himni i SHBA-së, nën interpretimin e këngëtarëve Merita Halili, Morena Reka dhe Haxhi Zeneli, shoqëruar nga grupi muzikantëve, po me muzikantin e njohur Raif Hysenin. Më pasë me një minutë heshtje u nderuan në shenjë respekti të gjithë të rënët e kombit Shqiptarë, dhe ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lutjen fetare e kreu sipas traditës – i përndershmi Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare në Amerike “Zoja e Shkodrës”, Hartsdale(NY).

Një mesazh të posqëm me rastin e festës solli me këtë rastë edhe kryetari i Lëvizjes Atdheu na Bashkon zoti Gjon Lulgjuraj. Fjalën përshëndetëse e mbajti zoti Ymer Ahmetaj. Ndërsa përshëndetën festën e një Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, edhe Prof. Dr. Enver Hasani – Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe Prof. Dr. Basri Çapriqi – President i Bordit të Universitetit të Prishtinës, si dhe përfaqësuesi i shtetit shqiptarë në Nju Jork, konsulli i R.Sh, dr. Albert Jerasi. Një program i pasur muzikor me muzikë të gjitha trevave në nën interpretimin e këngëtarëve Merita Halili, Morena Reka, John Krasniqi, Haxhi Zeneli,Albert Stanaj, dhe Valdet Lika e bëri edhe më hareshme festën. Një film dokumentar në video – projeksion me subjekt nga vendabanimet shqiptare në viset shqiptare nën Mal të Zi u shfaq me rastin e festës e pavarësisë së Kosovës. Nosh Gjolaj recitoi një poezi shkruar enkas më rastin e pavarësisë së Kosovës. Ansambli “Bashkimi Kombëtar”, interpretojë pjesë muzikore.

Pavarësia e Kosovës është një ndër momentet më të ndritshme të historisë sonë Kombëtare, tha në fjalën e tij kryetari i Lëvizjes Atdheu na Bashkon zoti Gjon Lulgjuraj. Kjo, sepse, më në fund, u bë një korrigjim i pjesshëmi një epopeje tragjike në historinë tonë, kur trojet tona u përdoren për tregti në avancimin e aspiratave të shumë popujve europian.

Zoti Lulgjuraj, kujtojë se jemi krenar, sepse, tha ai populli Shqiptar autokton në Mal të Zi, duke përfshirë pjesën dërrmuese, që nga nevoja, u detyrua të mërgojë, ka dhënë njkontribut të shumëanshëm dhe të rëndësishëm drejt realizimit të pavarësisë së Kosovës. “Ky kontribut, ceku, Lulgjuraj, ka përfshirë përkrahje morale dhe financiare, por, nuk ka munguar as ndihma e vullnetarëve për të dhënë jetën në fushat e betejes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

I përndershmi Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare në Amerike “Zoja e Shkodrës”, Hartsdale(NY) me të tjerave në fjalën e rastit ka thënë se;” Ne s’kemi luajt vendit, ato që ishim, jemi dhe kemi për të qenë. Shqipërija e Kosova janë pranuar sikur shtete jo për mëshirë të shteteve të fuqishëm , por për mëritën tonë se është toka e jonë. , Këtë gjë e dinë Zoti në qiell, shqiptarët në tokë, historia e vërtetë e shkruar padorëza dhe miqtë e dashamirës tanë.Kosova i përgjet një lelës se re të një bime që i ka ranjët e thella”

Një ndër folësit kreysorë, zoti Ymer Ahmetaj tha se kam sjellë para jush urimin e shqiptarëve të Amerikës, të ardhur nga trojet shqiptare të Ulqinit, Anës Malit, Malësisë, Plavës dhe Gucisë: Kosovarë dhe shqiptarë t’a gëzoni Kosovën e Pavarur!. Para një viti, tha Ahmetaj, Pavarësia e Kosovës erdhi si një ditë e madhe, si një rilindje. Historia, më në fund, vendosi drejtësi, sepse përmbushi një vullnet, apo një ëndërr shekullore të një populli të shtypur.

Ajo nderoi shpirtin e një populli për të mos u përulur, revoltën e minatorëve dhe të studentëve , Lëvizjen Demokratike të Kososvës, apo më mirë me thënë Lëvizjen gjithë popullore kosovare në krye me ish Presidentin Ibrahim Rugova, Luftën Çlirimitare të Kosovës dhe Ushtrinë e saj, veprën heroike të Heroit kombëtar – Adem Jasharit, të gjithë dëshmorëve që ranë për liri dhe miqve tanë ndërkombëtar me në krye SHBA dhe Bashkësinë Evropiane, ka thënë mes të tjerave, zoti Ymer Ahmetaj.

“Jemi mbledhur sot këtu, tha në fjalën e tij përshëndetëse konsulli i R.Sh në Nju Jork, dr Albert Jerasi, për të kremtuar një ditë me
rëndësi të madhe historike për mbarë kombin tonë,, kudo që ai jeton : në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të Zi, në Maqedoni, Çamëri, Luginën e Preshevës e në Diasporë.”

Ai tha se ” Sot, kremtojmë 17 Shkurtin 2008, ditën e madhe të pavarësisë së Kosovës, ditën e lirisë, për të cilën janë flijuar ndër vite aq e aq burra, gra e fëmijë – Kosova e pavarur është tashmë një realitet i pakthyeshem dhe njohja e mëtutjeshme e saj ndërkombëtare është e pandalshme”.

BEQIR SINA, New York

FOTOGRAFITË KOMENTOJE