Tragjedi në Poprat të Trieshit – Malësi

Nga zjarri që kaploi shtëpinë e Mark Memçaj në Poprat, të hënën herët në mëngjes, humbi jetën vajza e Markut, Leze Memçaj (55).
Në momentin kur flaka po hapej, në shtëpi gjendeshin nëntë amtarë të familjes Memçaj: e ndjera Lezja, babai dhe nëna e saj, vëllai dhe kunata dhe katër fëmijët e vëllait.
Sipas informatave jozyrtare, Lezja humbi jetën pasi ndihmoi një-nga-një babën, nënën dhe fëmijët e vëllait të dalin nga shtëpia, por nuk arriti ta shpëtoj edhe veten. Mendohet se ajo humbi vetëdijen nga tymi dhe zjarri i madh brenda shtëpisë.

Zjarrfikësit dhe makina e ndihmës së shpejt nuk arritën të shkojnë te shtëpia, pasi siç thonj mediet mbetën në borë, në rrugë për në Poprat. Vetëm makina e policisë (xhip) në të cilën u mori edhe doktori arritën të shkojnë te shtëpia, por ishte vonë. Pasi u shua flaka, doktori vetëm arriti të konstatoj vdekjen e Lezes.

Kjo është një ngjarje tragjike por edhe tepër humane, ku Lezja humbi jetën e vet për të ndihmuar familjarët tjerë!

Stafi i Malesia.Org, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Memçaj.
Leze e paç të lehtë tokën e Malësisë!

KOMENTOJE