Ekipi i Nënhelmit fitues i Karnevaleve Koreve 2009

Me defileun kryesor i cili u mbajt mbrëmë nëpër qëndër të Tuzit Karnevalet “Koret 2009” muarën fund, karnevali i katërbëdhjetë me rradhë i këtij lloji i orgnaizuar në Malësi u përfundua mbrëme me natën finale. Meqënse programi filloi në ora 18:30, të pranishmit nuk priten se programi do të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes. Edhe pse sonde mbretëronte një temperatur shumë e ulët, banorët e Malësisë gjithsesi se ishin prezent.
Një mori e madhe njerzish vetëm ishin vendos anash rugës kryesore të Tuzit.
Rrallën e kishin ata për të cilët ne ishim prezent, ekipet ia filluan defilimin, atyre do tu paraprijn mazhuretat me krye me kapon. Mbasi që vitin e kaluar fitues ishin ekipi i Kojës, këtij viti atyre u takoi nderi që tu paraprijn të gjithëve. Duhet cekur se në Karnevalet e sivjeme një ekip shumë i suskeshëm nuk mori pjesë, pra fjala është për ekipin e Trieshit për një arsye tragjike i cili ka ndodhur në Poprat të Trieshit.
Këtë vit ekipet që muarën pjesë ishin:

1. Koja me temën “Kaubojat” (Fitues i vitit të kaluar me temën “Indianët”)
2. Tuzi me temën “Dragoni Kinez”
3. Vuksanlekajt me temën “Kali i Trojës”
4. Feshtagjuni (Budva) me temën “Dhogaritni në ne”
5. Sukruqi me temën “Arena e Gladiatorit”
6. Nënhelmi me temën “Adami dhe Eva”
7. Gruda me temën “Mbretëresha Ilire”
8. Dushiqi me temën “Shahu”

Derisa juria po vendoste, në sken para publikut, që ishte në numer të madhë, u paraqitën këngëtarët nga estrada jon Jasmin Nikaj, Violeta Lulgjuraj si dhe grupi MARS nga Tuzi, të cilët programin final e pasuruan me këngë të mrrekullueshme.
Masi që ekipi i Kojës vitin e kaluar ishte fitues ata do të kenë detyrë që të djegin edhe shtrigën e sivjeme. E gjykuan për të gjitha këqijat e këtij viti dhe në fund djegen. Gjatë gjygjimit kishin mundësi të shohim edhe fishëkzjarrët të cilat ishin të përgatitura edhe për këtë vit.
Ashtu që Juria e cila ishte e përberë me nga një përfaqësues nga çdo ekip do të vendos kështu:

Maska më e bukur individuale: “Dragoni Kinez” nga ekipi i Tuzit
Maska më e bukur kolektive: “Adami dhe Eva” nga ekipi i Nënhelmit

Vendi i parë : Ekipi i Nënhelmit me temën “Adami dhe Eva”
Vendi i dytë : Ekipi i Tuzit me temën “Dragoni Kinez” dhe
Vendi i tretë : Ekipi i Sukruqit me temën “Arena e Gladiatorit”

Ekipi ynë edhe kësaj natë ishte shumë aktiv dhe për ju punuan fotografitë si dhe video inxhizime.
Edhe një edicion i “Koreve” mori fund, besoj se ky ishte viti më i sukseshëm dhe më i realizuar, shpresojmë se ky nuk do jetë viti i fundit por vitët tjera edhe më të sukseshme.
Ne ekipeve u urojmë për arrititjet kurse viteve tjera edhe më të sukseshme.
Këshillit si dhe të gjithë dashamirsëve të këtij manifestimi u falenderojmë për punën e berë.

Më në fund të gjithë vizitorëve të web faqes sonë, www.malesia.org për karnevalet “Koret 2009”, ju pershëndet dhe ju falenderohet për kohën që na kushtuat.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE