Në Nju Jork organizohen ceremoni përkujtimore – në Shqipëri protesta dhe manifestime proteste
NEW YORK – TIRANE : Nëse do të pyesje çdo qytetar të kësaj bote, se çfarë ndodhi në 11 shtator 2001, ai do të përgjigjet: “u krye akti më terrorist që përjetojë bota”. 4 avionë kamikazë sulmuan, dy simbolet gjigande amerikane. Atë të ekonomisë ku rrëzuan dy Kulla Binjake, dhe atë të ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes – Pentagonin. Ndërsa, po atë ditë në të njëjtën kohë në afërsi të një fshati në Pensilvani, u rrëzua një avion, dhe kështu e marta e 11 shtatorit 2001, pa pritur e pakujtuar mori jetën e afro 2900 njerëzve të pafajshem.” Pra, në mëndjen e njerëzve të thjeshtë, 11 shtatori 2001 ishte një sulm terrorist, ishte një moment i dhimbshëm në histori, që erdhi e tronditi zemrat e mendjet e qindramiliona njërëzve. Ndërsa, në Gërdec – Shqipëri, më 15 mars 2008, ndodhi një incident që humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur me dhjetra të tjerë, e ndërsa u shkatërruan qindra shtëpi.
Janë dy ngjarje që përveçse humbjes së jetës, dhe dhimbjes së madhe që shkaton vdekja – si fenomen i natyrës, nuk kanë asgjë tjetër të përbashkët me njëra tjetrën. Njëra është akt i pastër terrorist, ndërsa tjetra një gabim njerëzor që solli edhe incidentin.
U bënë 8 vjetë në Amerikë, që ka ndodhur 11 shatori, i Nju Jorkut. Nuk kam parë as kam dëgjuar se ka pasur protesta dhe manifestime, për të kujtuar 2900 viktimat. Çdo 11 shtator në vendin ku ranë viktimat e terrorismit, zhvillohet një ceremoni madhështore, për të kujtuar e mos harruar kurrë atë që ndodhi më 11 shtator 2001.
Në Shtetet e Bashkuara, është ngritur edhe një komision që po heton rreth sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Komision i cili nuk u kushtuan shumë rëndësi mosmarrëveshjeve që kanë me Shtëpinë e Bardhë të republikanëve të atherëshm me demokratët, për çështjen nëse ka patur apo jo al-Qaida lidhje me regjimin e përmbysur të Irakut. Dy drejtuesit kryesorë të komisionit po përpiqen të evitojnë çdo përçarje midis republikanëve dhe demokratëve që përbëjnë këtë komision hetimesh. Prandaj ata po kërkojnë mënyra për të zbutur mosmarrëveshjet rreth një çështjeje delikate – mes dy partive më të madh amerikane.
Familjet e viktimave në Nju Jork, asnjëher nuk pranuan, mandej dhe janë hedhur disa herë kundra politikës ndaj kësaj çështje. Këtu nuk ka protesta apo manifestime për viktimat, por ka ceremoni përkujtimore. Madje edhe një muzeum do të ngrihej shumë afër ku ndodhi ngjarje , nuk do të ndërtohet pa pyetur familjarët e viktimave. Të cilat nuk pranojnë të preken shpirtërisht dhe të ngacomohen edhe më shumë me “show e spektakle” për përfitime. Ndërsa Edi Rama dhe Erion Veliaj e një shpurrë që po u ngjitë pas atyre, thotë se për ngjarjet e Gërdecit, do t’i kujtojë duke dalë në protesta, të çirret kundra Qeverisë Berisha.
Mirpo sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, sa u ka thënë mendja Edi Ramës dhe Erion Velijat, me t’a u bashkua edhe kryeprokurorja e Shqipërisë zonja Ina Rama, e cila e flatërojë Edi Ramën dhe Erjon Veliajn, teksa deklarojë një ditë para protestës së tyre, se ajo tashmë po e dërgon “Gërdecin” në gjykatë dhe shënon emrin në pelegrinazhin e opozitës, në të njëjtën ditë me ta.
Prokuroria e Përgjithshme, me këtë veprim, duke e paralelizuar vendimine saj me vendimine Edi Ramës e Erion Veliajt, nuk ka bërë gjë tjetër; veçse ka konfirmuar dje se është një institucion që nuk mund t’i rrijë afër “pavarësisë politike”. Me “sihariqin” e djeshëm të dalë nga zyra e Ina Ramës, për Edi Ramën dhe Erjon Velijajn, se dosja “Gërdeci” është dërguar në gjykatë, kryeprokurorja, në emër të institucionit që drejton, i ka dhënë një përgjigje pozitive ftesës së Edi Ramës që ditët e fundit i shoqëruar nga “vullnetarët” me xhufka ka dalë e po lyp “besën”, për pjesëmarrje në protestën e përvjetorit të parë të tragjedisë së Gërdecit.
Opozita dhe shoqëria civile, kupto këtu se është fjala për Edi Ramën dhe një pioner Erion Veliaj – quhet, thonë se do të jenë së bashku më 15 mars, pra nesër në një manifestim , për të kujtuar dhe protestuar njëkohësisht, për incidentin e Gërdecit. Incidenti ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur me dhjetra të tjerë. Fatkeqësia, më e madhe dhe dhimbja më e madhe, një vitë pas kësaj ngjarje është se kush po kërkon të përfitojë nga “vdekja”. Pyetja se kujt po i intereson t’a politizojë Gërdecin, qeverisjes apo opozitës? dhe a është opozita duke abuzuar me tragjedinë e Gërdecit, për ta përdorur atë politikisht sidomos tani në prag të zgjedhjeve elektorale.
Dalja në protesta tashmë që Shqipëria, nuk është më ajo Shqipëria e sundimit komunist, është e lirë dhe normale, por të dalësh në protesta e manifestime të tilla ato marrin veç kotacionit politik dhe ideologjik. Marrin edhe atë përgjigjen dhe apoogjin për dhimbjen gjysëm shekullore, që më parë, Gjinushi, Ruci, Leskaj, Milo, Rama dhe babai i pionerit Veliaj, ia bënë popullit të tyre.
Edi Rama, Ilir Meta, Gramoz Ruci, Skender Gjinushi, Valentina Leskaj, Diana Çuli, Erion Braçe dhe Eiron Velia, nuk u panë dhe nuk ishin të pranishëm në ceremonite e organziuara në Tiranë, në kujtim të viktimave të komunizmit. Ku si dihet tashmë në Shqipëri, sipas Statistikave të viktimave të sistemit komunist :Të pushkatuar 5548 Nga këta 91 gra, Të burgosur 14563 Nga këta 445 gra, Të vdekur në burg 987 Nga këta 7 gra,Të futur në psikiatri 308 Nga këta 35 gra, Të internuar e dëbuar 21401 Nga këta 322 gra . Mirpo, për 26 viktimat e Gërdecit, ata dalin e thërrasin “derë më derë” , të manipulojnë njerëzit që të shkojnë në protestë.
Partia Socialiste ishte zhytur keto dite ne nje heshtje varri dhe ne zi, nderkohe qe miliona shqiptare perkujtonin diten historike te rrezimit te bustit te diktatorit mizor te komunizmit, Enver Hoxha. Ndonese kane kaluar 18 vjet nga kjo dite e shenuar per çdo shqiptar, ne pasardhesen e Partise se Punes vazhdon te mbizoteroje fryma pro-komuniste dhe diktatoriale, e misheruar qartesisht ne figuren e drejtuesit aktual te PS-se, Edi Rama.Incidenti e Gerdecit është skandali i mafies të municioneve, që ka vepruar prej vitesh në Shqipëri. Një grup ushtarakësh në Shqipëri, këto ditë pranuan se Mafia e Municioneve, ka egzistuar edhe gjatë sistemit socoalistë. Fillin e saj ajo e ka që nga rregjimi i Enver Hoxhës, me armët të cilat i shiteshin atëhere rregjimeve diktatoriale në Afrikën e Jugut, duke siguruar fitime të mëdha, e depozituar në Bankat e botës për llogari të ish njerëzve të atij sistemi dhe familjes Hoxha.
Rregjimi i Tiranës, për dekada e furnizoi me armë operacionet ushtarake të rregjimeve diktatoriale në Republikën Demokratike e Kongos (DRC) dhe Ruandën, që të armatoste ushtrinë e kuqe atje, duke “financuar” gjakëderdhjen, dhe marrë jetën e miljona njerëzve, (fëmijë, gra dhe pleq) me mikun e tij Presidentin Joseph Kabila, i cili ka qënë edhe nxënsi i Enver Hoxhës, në Institutin Marksistë – Leninistë në Tiranë.
Kur Berisha erdhi në pushtet si në 1992 dhe 8 vjetë më pasë në 2005, ai e gjeti këtë mafie të ri-pozicionuar dhe ri- kompozuar dhe më të sofistikuar, sidomos pas vitit 1997, nga qeverisja e së majtës, Partisë Socialiste.
Sakaq, ambasadori i parë amerikan pas rënies së komunizmit në Shqipëri, tashmë në pension dhe i vendosur në rrethinat midis Uashingtonit dhe Virxhinias, William E.
Rajerson, 14 vjet pas largimit nga Shqipëria, foli plot dëshirë për gazetën kombëtare Bota Sot, tre muaj më parë. Zoti Rajerson, ambasadori i parë amerikan në Tiranë, që kur regjimi komunist dëboi diplomatët amerikanë nga Shqipëria, foli gjatë asaj interviste edhe për interesin për Shqipërinë, në periudhën kur ai ishte ambasador në Tiranë, demokracinë në Shqipëri, Shqipërinë në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimet më të fundit atje.
Për, izolimin e Shqipërisë, diktaturën komuniste, pushkatimin pa gjyqë, burgosjen, interrnimin dhe luftën ideologjike që përdori ai sistem për më shumë se gjysmë shekulli, ndaj një pjesë të popullit shqiptarë, asaj shtrese, e cila sot quhet e presekutuar , tha se :”Ne e dinim shumë mirë se shpifjet e ulta të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe partnerëve të tyre në krim, nuk përfaqësonin në asnjë mënyrë pikëpamjen e popullit shqiptar”, tha ai në një intervistë me gazetën Bota Sot, disa muaj më parë. Ambasadori Rajerson ka qenë dëshmitar i një ngjarjeje që i habiti diplomatët dhe politikanët amerikanë të kohës: pritja e paparë që shqiptarët i rezervuan sekretarit të shtetit James Baker më 22 qershor 1991. Ai e kujtojë këtë ngjarje duke thënë “Mendoj se kjo ishte dashuria e grumbulluar dhe e pashprehur deri atëhere për Shtetet e Bashkuara. Ishte një ngjarje jashtëzakonisht emocionante. Ishte emocionante për pothuajse të gjithë,” shprehet ai për këtë ngjarje.
Ndërsa, ngjarjen “Gërdec”, ai e quajti me plotë bindje pasojë të mbeturinave të armëve me të cilat mburrej dikur PPSH-ja duke pohuar se” Po, Gerdeci ishte një tragjedi shumë e madhe. Duke u menduar për atë ngjarje, unë shpresoj se njerëzit do të kujtojnë se prezenca e atyre armëve, kaq shumë armëve eksploziveve në Shqipëri, është pjesë e legacisë toksike që mbante Partia e Punës së Shqipërisë – PPSH-ja, dhe mbuurrej para perendimit”.
Vetë ambasadori aktual i SHBA-ës, në Tiranë, John Withers, duke iu referuar ngjarjes në Gërdec, është shprehu me keqardhje dhe e ka cilësuar atë si një incident duke shprehur dëshiren që t’i gjendet fundi këtij incidenti. “Tragjedia në Gërdec ka prekur gjithë qytetarët e këtij vendi dhe ne, miqve të këtij vendi. Ndajmë me ju dëshirën për t’i gjetur fundit këtij incidenti”, citohet të ketë thënë një vitë më parë ambasadori amerikan në Tiranë John Withers.
BEQIR SINA, New York