Duke pare disa shkrime dhe debatime te nje anetarit te bordit drejtues te Levizjes Atedheu na Bashkon ne faqen e internetit malesia.org dhe spekulimet qe aje ben duke favorizur nje parti politike shqiptare, dhe duke sulmuar partit tjera, ne per hire te se vertetes e pame te arsyeshme per te ju spjeguar lexuesve te kesaj faqe si dhe mbar opinjonit publik se cilat ishin qedhimet e verteta te formimit te kesaj levizje para dy vitesh ketu ne megrim, ne si iniciator themelues te saje deklarojm sa vijon.
Levizja “Atedheu na Bashkon”, eshte formuar per unifikimin apo bashkerenditjen e shoqatave, asociacioneve, veprimtareve dhe aktivisteve me vlera kombetare te shqiptareve qe vine nga mali i zi, qe jetojn dhe punojn ketu ne sh.b.a, me nje qellim te vetem te jemi nje ze i perbashket per hallet dhe problemet e shumta qe kan vllezerit dhe motrat tona ne vendelindje.Duke vepruar keshtu, kemi menduar se sadopak do te ndikojm qe edhe partit politike shqiptare atje, te gjejn nje gjuhe te perbashket, dhe te pakten te afrohen mes veti,qe duke i njesuar disa nga qendrimet divergjente te tyre, te punojn bashkarisht ne zgjidhjen e probleme madhore kombetare. Nje nder qedhimet kryesore te Levizjes ishte edhe ideja qe diaspora dhe partit politike shqiptare ne atdhe, te dalin se bashku me nje platform politike te perbashket per shqiptaret ne mal te zi( nje gje qe mjerisht nuke u realizua deri me sote). Ne jetojm ketu ne Amerik dhe asnjeher nuke kemi pas dhe nuk kemi per qedhim ti dirigjojm votuesit shqiptar atje, se cfar te bejn, e per ken te votojn. Por, ase te nderhyjm prej ketu me dirigjime e udhezime ne formimin e kualicjoneve te ndryshme, dhe te ju sugjerojm dhe apelojm te perkrahim ket apo ate kandidat, te kesaj apo asaj partie. Pere ne nga diaspora duhet te jete primare qe te apelojm tek votuesit,familjet dhe te afermit tone qe jetojn atje, qe ata te votojn per partit shqiptare, dhe perfaqsuesit e tyre. Atyre dhe vetem atyre duhet te ju jepet vota, dhe ne duhet te ju urojm suksese ne keto zgjedhje te ardhshme te 29 marsit, me deshir qe te fitojn sa me shume deputet shqiptar nga partit shqiptare. Ne kurresesi nuke duhet qe prej kendej – se largu te mundohemi te drejtojm elektoratin shqiptar atje, se per ke ata te votojne, sepse ceshtja e votes eshte nje e drejte e tyre per te vendosur cili kandidat apo parti, qe per ta do te jene me te mire. Ne nga diaspora, nuk duhet te nderhyjm direkt ne jeten dhe perzgjedhjen politike te votuesve atje, dhe tek e fundit nuk kemi ase te drejt te bejm nje gje te tidhe. Askushe nuke na e ka ndaluar qe edhe ne te rregjistrohemi atje me nje parti politike, dhe te dergojm kandidatin tone nga diaspora qe te shkojn atje, te jetoj atje, e nese mbledh mjaft nenshkrime te rregjistrojn nje subjekt politik shqiptar, per tu inkuadrruar dhe dhene kontributin e vet ne jeten politike te vendit, pore mbase nuke e kemi ber nje gje te tidhe ateher na mbetet te heshtim dhe te pajtohemi me voten e popullit,dhe ti urojm ata qe dalin fitues. Ne kemi pasur deshiren dhe shpresuem se partit politike shqiptare, do te shkojn ne keto zgjedhje te bashkuar rreth nje kualicjoni, dhe me nje liste te perbashket, pore mbase mjerisht kjo gje nuke u arrijte, atehere na mbetet qe atyre te ju urojm suksese ne keto zgjedhje parlamentare, me shprese se do te fitojne sa ma shume perfaqesues te popullit , dhe keshtu te parapregaditen per zgjedhjet lokale qe do te ken shume ma teper randesi, per shqiptaret qe jetojne ne trojet e veta stergjyshore nen Mal te Zi. Ne si themelues te Levizjes Atedheu na Bashkon, nuke kemi pas dhe as nuke kemi per qedhim te nderhyjm ne punet e mbrenshme organizative te shoqatave ketu ne diaspore, e aqe ma pak te partive politike shqiptare ne mal te zi, dhe se cdo ndrhymje prej kendej ne ket drejtim e shofim te panevojshem.
Muharem Ardolli, Luigj Gjokaj, Riza Milla, Halil Nikaj, Muzafer Ujkashi, Muzafer Mehmeti, Adem Cukaj, Adem Sinanaj, Sale Gjenashaj, dhe Ruzhdi Gjokaj.
Detroit 19 mars 2009.