Definicioni i absurditetit, “vepro njësoj por kërko rezultate te ndryshme”.

Është shqetësuese, por jo e pa pritur, qe ne këtë kohë parazgjedhore faqet elektronike te forumeve mbushen me zhurmë plote akuza, kundër-akuza dhe fyerje nga individët qe gjejnë strehim dhe kamuflazh nen pseudonime te ndryshme . Një numër i tyre përdorin këto forume për te lare hesape personale te cilat ne shumë raste përfundojnë edhe ne sharje dhe kërcënime. Por nuk mungojnë as postime plotë gënjeshtra me qëllim për te krijuar kaos dhe për te keqësuar akoma me shumë gjendjen e popullit shqiptar ne Mal te Zi. Ne shënjestër te kësaj loje, ne veçanti, është vendosur Malesia. Qëndrojmë te bindur qe ne mes te këtyre personave anonim, ekzistojnë protagonist qe punojnë nen direktivat e atyre qe ju intereson asimilimi i Malësisë dhe i popullit shqiptar ne Mal te Zi.

Kohet e fundit ne shënjestër te këtyre sulmeve është vendosur edhe Lëvizja “Atdheu na Bashkon” ndaj se cilës janë postuar dezinformacione dhe gënjeshtra te kulluara duke fajësuar Lëvizjen për kaosin qe është krijuar, duke bere edhe kërcënime ndaj personalitetit te Lëvizjes. Këta “intelektual” qer postojnë këso lloj kërcënimesh duhet ta kuptojnë se ne bazë te ligjeve ata mund te zbulohen. Por fatmirësisht, deri tani nuk kemi pasur nevojë te marrim ndonjë hap legal sepse e kemi te qarte se kush janë këta zotërinj qe po lozin këtë loje te ndyrë, qe përmes sulmeve ndaj Lëvizjes te fshehin realitetin e dështimit total te veprimtarisë se tyre për popullin tone.

Sulmet ndaj Lëvizjes, nga disa qarqe te caktuara, nuk është një fenomen e ri, këto kanë filluar mbi një vit me pare.

Po ta bëjmë një analize te zgjeruar pse Lëvizja “Atdheu na Bashkon” sulmohet, anëtaret e se cilës nuk kanë asnjë përfitim personal por përkundrazi, me Lëvizjen shpërndajnë djersen e tyre, nuk është vështirë te arrihet ne një konkluzion logjik dhe faktual pse dikujt i pengon prezenca e LAB-it.

Aktivitetet e Lëvizjes përmes zyrës ne Tuz janë te orientuara ne monitorimin dhe mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Pakicave Kombëtare. Kjo zyre respektohet dhe përkrahet nga Shtetet e Bashkuar. Zyra është e autorizuar nga shteti i Malit te Zi.

Si shembull, gjate 60 ditëve te fundit, kjo zyre ka arritur te ndihmoj lirimin nga burgu te dy shqiptarëve nga Shqipëria, ka intervenuar me sukses ne incidentin e Hanit te Hotit ku autoritetet ne doganë konfiskuan aparaturën e gazetareve nga Top Channel. Janë bere vizita te burgosurit dhe me këmbëngulje është insistuar ne përmirësimin e disa kushteve për mirëqenien e tyre, etj. Ndërsa aktivitetet tona ne SH.B.A. vazhdojnë me konsolidimin e Diasporës. Si shembull ishte përkujtimi i Përvjetorit te Pare te Pavarësisë se Kosovës dhe mirënjohjen e Universitetit te Prishtinës për kontributin e dhënë popullit shqiptar ne Mal te Zi. Por nuk mungojnë as komunikimet e vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar.

Këto janë vetëm disa nga aktivitetet gjate 60 ditëve te fundit. Por, po te bëjmë një vëzhgim mbrapa, angazhimi i Lëvizjes nuk ka munguan ne tentimin e bashkimit te forcave politike shqiptare, duke filluar nga viti 2006, ku u arrit një koalicion ne Ulqin mes katër partive politike shqiptare. Për korrektësi duhet përmendur qe UDSH-ja refuzoj te marre pjesë ne këtë takim te organizuar nga Lëvizja.

Ky koalicion fitoj magjorancen ne Ulqin, formoj një qeverisje te mirëfilltë lokale e cila filloj te funksionoj ne nivel profesionist duke kërkuar te drejtat legjitime te banorëve te kësaj komune. Por fatkeqësisht, nga interesat personale te disa individëve dhe nga disa fërkime ndërpartiake, opozita arriti te ndaloj hovin e asaj pune te mirëfilltë qe kishte filluar.

Vallë, ne mos këto janë shkaqe qe te sulmohet Lëvizja? Logjika dhe ndërgjegjja njerëzore thotë jo!

Pra, për c’far shkaku mund te fajësohet Lëvizja?

Ne mos është faji i Lëvizjes “Atdheu na Bashkon” qe nga një parti politike shqiptare qe ne një kohe fitonte mbi 12,0000 vota, sot elektorati shqiptar është i shpërndarë ne 9 parti politike, gjashtë prej tyre shqiptare?

Ne mos është faji i Lëvizjes qe mbi 40% te popullatës shqiptare votojnë për partitë malazeze?

Ne mos është faji i Lëvizjes qe po uzurpohet tokat shqiptare ne bregdetin i Ulqinit, Valdanosi, Ada, Kriporja, pyjet e Plavës dhe Gucisë, fushat pjellore te Malësisë, qe tani shfrytëzohen dhe nga këto profite asnjë qindarkë nuk shkon ne interesin e qytetarëve?

Ne mos është faji i Lëvizjes qe papunësia te shqiptaret është shume me larte ne krahasim me popujt tjerë, qe punësimi proporcional ne sektorin qeveritar është nen 1%, qe edukata ne gjuhen shqipe po degradohet dite e me shume, qe ne tere Mal te Zi nuk ekziston një gjykatës dhe asnjë prokuror shqiptar?

Ne mos është faji i Lëvizjes qe Malesia sot është nen lëmoshën e Mugoshes, ku asnjë kalem nuk mund te blihet pa aprovimin e tij.

Ne mos është faji i Lëvizjes qe edhe fshatrat puro shqiptare, qe kane ekzistuar për shekuj, tani po bëhen tregti për ndryshimin demografik, pra asimilimin e shqiptarëve?

Ne mos është Lëvizja për tu fajësuar qe gjendja e popullit Shqiptar ne Mal te Zi po keqësohet dite e me shume? Qe shqiptaret janë me keq sot se kanë qene gjate 15 viteve te fundit?

Me këto pyetje mund te vazhdojmë qe të mbulojmë disa faqe!

Jo, Lëvizja nuk mund te marre asnjë përgjegjësi, por përgjegjësia e plote i këtij kaosi ngelet plotësisht ne supet e liderëve dhe partive politike te cilat, ose nuk janë interesuar ose nuk posedojnë kompetenca për te vepruar ne interes te popullit tonë.

Pse, gjate vitit te fundit, ne veçanti ne këto momente parazgjedhore, sulmohet Lëvizja nga disa qarqe te caktuara ne Mal te Zi, por edhe nga disa apostuj te tyre ne Sh.B.A.?

Jam i bindur qe zanafilla i kësaj përgjigje qëndron ne faktet se Lëvizja ka refuzuar te përkrah ndonjë parti politike ne baza “historike” ose ne bazë te personaliteteve te këtyre partive qe, për çudi, kanë arritur ne konkluzion se pozitat e tyre duhet te jene te përjetshme.

Duke e pare se bashkimi i spektrit politik shqiptar ne Mal te Zi, nen lidershipin e tanishëm, është i pa realizueshëm, Lëvizja do te përkrah vetëm e vetëm sukseset e arritura për te përmirësuar gjendjen e popullit tone, qofte nga individët qofte edhe nga partitë politike.

Disa zotërinjve dhe partive politike ky vendim nuk ju pëlqen sepse po te behet një analizë e thjesht, te themi gjate tri viteve te fundit, ne nuk gjejmë asnjë sukses te përfaqësueseve tanë politik ne Parlamentin e Malit te Zi, me përjashtim te deputetit Vasel Sinishtaj i cili arriti te realizoj disa kërkesa dhe amendamente me një angazhim energjetik ne Komisionin e Venedikut. Zoti Sinishtaj arriti te realizoj edhe një marrëveshje politike qe do te sillte referendumin për komunën e Malësisë, por fatkeqësisht edhe ky angazhim u sabotua. Personalisht jam shume i impresionuar edhe me nivelin dhe kuadrot organizative dhe funksionale te Forcës se Re Demokratike.

Sulmet e drejtuara ndaj Lëvizjes kanë për qellim izolimin e saj qe mos te kyçemi ne këto diskutime, sepse paraqitja e realitetit ne shesh mund te lëkund disa karrige goxha te majme qe i siguron qeveria.

Lidershipi dhe nacionalizmi i vërtet bazohet ne disa principe qe renditja e tyre, ne baze te prioriteteve, nuk ngatërrohet. Këto principe renditen si vijon:

1.Kombi.
2.Populli (Elektorati)
3.Vizioni i qarte qe përputhet plotësisht me aspirata e popullit.
4.Pasioni dhe përkushtimi për sukses.
5.Partia Politike
6.Dhe n
e fund mund te jete ndonjë karrige (pozitë)

Fatkeqësisht, tek shume lider, por këtu duhet fajësuar edhe elektoratin, evidentohen principet e ngatërruara dhe renditen si vijon:

1.Karrige (pozita)
2.Karrige (pozita, e vendosur dy here me qellim)
3.Kompleksi fisnor dhe krahinor.
4.Kompleksi Princor (unë dhe asnjë tjetër)
5.Partia Politike
6.Dhe ndonjë karrige për ndonjë mik.

Me 4 nëntor, 2008, populli amerikan ishte i pakënaqur me administratën e presidentin amerikan George W. Bush dhe zgjodhi presidentin e ri. Nëse administrata e presidentin Obama nuk arrin te përmirësoj situatën brenda katër vitesh, populli amerikan do te zgjedh një administratë te re, deri ne atë kohe kur te gjendet një Ronald Reagan, John F. Kennedy ose një Roosavelt te ri.

Ky është një proces qe ka funksionuar dhe akoma funksionin ne tërë boten demokratike. Fatkeqësisht tek shqiptaret ne Mal te Zi ndoll e kundërta. Premtimet bëhen por nuk mbahen, derisa gjendja keqësohet dite e me shume! Konsekuenca është rizgjedhja e personave te njëjtë, dhe pikërisht këtu është edhe zanafilla e sulmeve ndaj Lëvizjes, sepse ne qëndrojmë me bindje, e cila përkrahet edhe nga logjika, qe nëse nuk ndryshon veprimi, por edhe individët qe veprojnë, pasojat do te jenë te njëjta, qe çojnë drejt asimilimit eminent te popullit tone.

Gjon Lulgjuraj
Kryetar
Lëvizja “Atdheu na Bashkon”
Florida, 22 Mars, 2009

KOMENTOJE