Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan – Thirrje popullit shqiptar qe jetone ne Mal te Zi

Me daten 29 mars 2009 do te zhvillohen zgjedhjet e pergjitheshme parlametare ne Mal te Zi, nga ku do te dalin edhe organet e reja drejtuese te ketij shteti, prej te cilave ne nuk duhet te ushqejme asnje iluzion dhe mund te presim qe ato ta ndryshojne e permiresojne situaten e ndere, pozitat e keqija dhe gjendjen e mjeruar (pa asnje te drejte) te popullit shqiptar ne kete vend.

Megjithate, populli yne qe jetone i shtypur, persekutuar dhe diskriminuar ne kete shtet antishqiptar duhet te shkoje ne keto votime me unitet te konsoliduar dhe me qetesi e kulture demokratike, per te votuar vetem per kandidatet e vet, me qellim qe te zgjedhi djemte e tij me te mire ne kete kuvend, per te mbrojtur interesat kombetare dhe kerkuar me guxime lirite dhe te drejtat tona qe na jane mohuar totalisht nga klanet raciste dhe pushtetaret cerrnogoras.

Megjithse kohet e fundit situata eshte pak e renduar nga veprimet e nxituara te disa lidereve shqiptar qe i kane acaruar e tendosur marrdheniet midis tyre pa ndonje shkak, por qellimisht vetem per perfitime personale e partiake, ne si votues duhet te tregojme nje pjekuri teper te larte e ta hedhim voten tone atje ku duhet dhe te mos bjeme viktime e lojes dhe skenareve malazez qe po tentojne per te na goditur e demtuar rend pas shpine edhe ne kete drejtim.

Ne u bejme thirrje vellazerore te gjithe politikaneve tane shqiptar ne kete shtet, qe ti lene menjane grindjet, merite dhe urrejtjet ndaj njeri tjetrit, sepse koha dhe momenti historik neper te cilin po kalojme e kerkojne qe te jene te bashkuar dhe te punojme me vetmohim e pa u kursyer, per ti sherbyer sa me mire dhe me besnikeri Kauzes tone te shenjte kombetare dhe fitores se popullit tone ne keto zgjedhje. Ata duhet ta kuptojne mire rendesine e ketij misioni te madhe qe kane marre per siper dhe nuk duhet te mendojne kurr per te bere karriere personale, biznes privat dhe emer te madhe ne kolltuqet, postet dhe zyret e pushtetit ta huaj malazez, qe po i dhunone, denone dhe diskriminone vazhdimisht shqiptaret, por te qendrojne ne krye te tyre dhe ti udheheqin me urtesi durim e aftesi ne rruge te drejte, duke mdrojtur me trimeri te drejtat dhe lirite e tyre.

Diaspora shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte duke e ndjekur vazhdimisht me vemendje e interes te vecante situaten ne keto zgjedhje parlamentare dhe ajo si gjithmone do te perkrakrahe vetem lideret e forcat politike qe punojne me perkushtim per popullit shqiptar ne Mal te Zi dhe do te demaskoi ashper te gjithe ata qe i kane shitur e braktisur interesat e tij.

Keshilli Drejtues
Themi J. Tushe dhe Pashko Rr. Camaj
Nju Jork 27 mars 2009

KOMENTOJE