Deshira e popujve per te jetuar te pavarur, ne autonomi dhe liri brenda shtetit te vete,qofte ky edhe multi etnik dhe ne nje bote paqesore pa okupator, diktator, dhune e krime, ka qene gjithmone jo vetem nje enderr shekullore e tyre, por edhe nje e drejte e ligjeshme universale qe nuk mund tua ndale e mohoi dot askush. Per shekuj te tere kombe te ndryshem kudo neper bote bene perpjekje kolosale, luftra e beteja te medha dhe i keputen me force vargonjte e ndryshkur te skllaverise, me te cilet i kishin lidhur e roberuar okupatoret barbar, per ti mbajtur ne erresire, varferi dhe mjerim te plote.Edhe kombi yne hyjnor me i vjetri ne Ballkan,trim,luftetar e i paperkulur, gjate gjithe historise se tij te lavdishme, ndonse ne roberi per mijera vjet dhe i denuar me vdekje per tu asgjesuar e zhdukur prej hordhive te huaja orientale-aziatike, u beri ball me heroizem te gjithe armiqeve tane pushtues sllav, grek, turq e tj, dhe me qendrese e sakrifica sublime, arriti te mbijetoi,te fitoi pamvarsine dhe te formoi shtetin e vet te zvogeluar,duke humbur me shume se shtatedhjete perqind te territoreve te veta,te cilat ja shkeputen me force nga trupi i tij.
E tille ishte edhe lufta madhore dhe teper e gjate e patriotike per clirim kombetar e shoqeror e popullit martire shqiptar te Kosoves,i cili jo vetem qe nuk u gjunjezua kurr para pushtuesit serbo-jugosllav,por u ndeshe me armikun Cetinjo-Beogradas,policine dhe forcat e tij agresive,qe derdhnin c’do dite bresheri plumbash vdekjeprures kunder vellezerve tane,duke e detyruar ate qe te deshtoi me turp dhe largohet i mundur nga trojet tona te shenjta dardane.Eshte pikerisht kjo lufte e panderprere dhe legjendare e te gjitha Ushtrive Clrimitare te Kosoves, te udhehequra nga patriotet e medhenje, Idriz Seferi,Isa Buletini,Bajram Curri, Shaban Polluzha,Isuf Gervalla,Ukshin Hoti,Adem Jashari,Hashim Thaci,Azem Syla,Hysni Syla,Fatmir Lima,Gani Syla,Rexhep Qosja,Xhavit Haliti,Jakup Krasniqi, Ramush Hajredinaj,Agim Ceku,Tahir Gjonbalaj,Adem Demaci,Fehmi e Xheve Lladrovci,Albim Kurti e tjere,dhe e diaspores tone,e cila qendroi gjithmone e ndezur dhe beri realitet me sukses Clirimin e Kosoves dhe Pamvaresine e saj.
E kesaj natyre ishte edhe rezistenca e armatosur (me karakter mbrojtes )e Ushtrise Clirimtare te Ilirides e drejtuar nga atdhetaret Ali Ahmeti,Gezim Ostreni e tj,kunder uzurpatorve sllave bullgarofoles,qe e detyruan bishen e eger maqedonase,ti largoi tytat e armeve,te urtesohet e behet pak me e llogjikeshme dhe te zgjedhe rrugen e diplomacise e jo ate te luftes,duke u ulur ne Oher,prane tryezes se bisedimeve me shqiptaret dhe te pranoi per tu dhene atyre te gjitha te drejtat, pamvarsisht se kohet e fundit po ngurone e hezitone shume per te realizuar ne praktike premtimet e kesaj marrveshje, veprime te cilat ,jo vetem qe po e komplikojne dhe rendojne situaten ne kete shtet,por edhe mund ta cojne ate drejt nje humnere te re me pasoja tragjike e te paparashikueshme.
Ne kete kuader edhe populli yne kreshnik e i paepur shqiptar qe jetone ne Mal te Zi,(ose Shqiperine e Veriut),me Ushtrite e tij Clirimtare te komanduara nga kolloset e Kombit Cune Mula, Has Nike Hoti, Deli Meta,Smail Martini,Baca Kurti,Mehmet Shpemdi, Prek Cali, Dede Gjon Luli e tj,ka dhene nje ndihme mjafte te rendesishem per vendosjen e ekujlibrit,paqes dhe te sigurise ne rajonin tone te luftrave te pergjakeshme ballkanike dhe i vuri fre fqinjeve tane shovinist serbo-malazez dhe atyre turq, qe kerkonin ta gllaberonin,duke forcuar me tej jo vetem pozitat e tij, por edhe ato nacionale e te Kosoves ne gadishullin e trazuar ilirik,te mbartur e ngarkuar me meri,grindje, urrejtje dhe konflikte periodike.Edhe qendresa e pathyeshme e Malesise tone me 9 shtator 2006,me bijte e saj te arrestuar e burgosur politikisht ne procesin”Fluturimi i Shqiponjes” dhe aktin e larte heroik te kater deshmoreve tane te Lirise,qe e falen gjakun e tyre per Atdhe,duke luftuar me grushtin e tyre te fuqishem te demokracise kunder forcave terroriste te milicise se knjazeve,eshte jo vetem vazhdim i tradites dhe perpjekjeve te popullit tone,per te jetuar ne liri,por njkohesisht edhe nje kontribut i madhe per vendosjen e drejtesise ne shtetin diktatorial e kriminal malazez.
Kohet e fundit megjithse ballkanasit arriten nje fitore te madhe historike ne rrezimin dhe permbysjen e diktaturave sllavo-komuniste e antinjerezore-staliniste te Titos,Causheskut, Milloshevicit, Karaxhicit,Mlladicit,Bullatoviqit,Gligorovit e tj,goditjen e krimit dhe denimin e autoreve te tij ne Hage me perkrahjen euro-perndimore dhe ndihmen e pazevendesueshem te Shteteve te Bashkuara te Amerikes,prape ngelet shume per tu bere,sepse per nje sere arsyesh gjendja nuk ka ndryshuar ne ate mase qe duhet dhe ashtu sic pritej.Situata dhe realiteti i tanishem ne kete pjese jug-lindore te Europes,si ne Mal te Zi,Serbi,Maqedoni,Bosnje-Hercegovine Greqi e tj, jane akoma shume larg demokracise se vertet dhe vazhdojne te mbeten perseri te semura e mbushura me padrejtesi,tensione, incidente dhe here pas here edhe te ngarkuara me fushata dhune e krimi te ashpera masive mbi baza e shkaqe racizmi,cka flete se ideologjite e kaluara te Mesjetes,deshirat dhe pasionet agresive shoviniste ekzistojne edhe sot dhe jane bere nxitje e burim frymezimi per veprime gjenocidi, spastrimi etnik e masakra te tjera ndaj atyre nacionaliteteve e kombesive te vogla,qe nuk kane aftesi e mundesi per te mbrojtur veten.
Pamvarsisht nga sukseset e arritura,meqense evidencat flasin ende edhe per tregues negativ e te papranueshem,eshte e nevojshme,qe lufta dhe perpjekjet e popullit tone dhe atyre ballkanik per demokratizimin e kesaj hapsire te kontinentit te vjeter dhe eurpianizimin e saj duhet te vazhdojne perseri me ritme e intensitet me te larte,per ti zbritur nga pushteti me forcen e votes se lire te gjithe lideret shkaktar te kesaj gjendje,ishe diktator komunist,apo pseudodemokrat e vrases si Millo Gjukanovic,Filip Vujovic,Boris Tadic, Vuk Jeremic, Kostas Karamanlis, Karolios Papulias, e tj, dhe derguar para drejtesise,qe ti japin llogari sovranit te paprekshem e gjithepushteteshem,per krimet qe po kryejne kunder tyre me vandalistet e policive,mbasi bandit te kesaj natyre meritojne vetem ndeshkim dhe nje perfundim te till.Per kete ceshtje kaq esenciale edhe populli yne ne Mal te Zi,qe po vuan mjafte,duhet te japi ndihmesen e vet modeste qe i takone e qe i ka ngarkuar koha ,i cili nuk duhet ti friksohet kurrsesi dhunes kriminale te Cetinjes qe po sillet si okupatore ndaj shqiptareve,me arrestime burgosje e ekzekutime,por ta mbaje gjithmone larte punen,veprimtarine dhe aktivitetine e tij,duke bere me shume sakrifica per fitimin e lirive e te drejtave kombetare qe i takojne,e qe ja u njehe sot bota e qyteteruar dhe ligjet moderrne te saj si dhe demokratizimin e diktatures shteterore malaze.Ky problem kaq kardinal,qe ka te beje me te ardhmen e tij,i cili eshte i ngjashem me ate te popujve ne te gjithe globin qe luftojne sot per te drejta,liri e demokraci,po perkrahet e mbeshtetet fuqishem edhe nga perndimi e demkracite e tij me ne krye Shetet e Bashkuara te Amerikes,dhe nuk eshte me nje utopi,mode e vjeteruar,i parakohshem,i panevojshem,luftenxitje, e tj, ashtu sic mundohen ta komentojne diktatoret,kriminelet e vrasesit pushtetar,apo edhe ndonje i verber,per ti hyre ne qef padroneve e sherbyer atyre me zell e besnikeri,por nje realitet qe kerkone zgjidhje te shpejte,te drejte,te qendryeshme e me mjete demokratike…
Shkjau e mori Pamvarsine dhe ne duame Autonomine.
Asnje shtet multietnik, i perbere nga nacionalitete te ndryshme, i madhe, apo i vogel,i fuqishem, apo i dobet, dhe i pasur, apo i varfer qofte, nuk mund te ekzistoi i qete dhe te jete i qendrueshem,ne qoftse te gjitha kombesite dhe qytetaret e tij nuk kane te drejta te barabarta, pasi ai do te ballafaqohet me probleme e pakenaqsi te shumta,te cilat do ta
trondisin ate vazhdimisht qe nga themelet dhe cojne drejt destabilizimit te plote. Qene pikerisht keto shkelje te medha e veprime diskriminuese, ato qe therrmuan e shperbene disa shtete artificiale, si ishe Bashkimin Sovjetik, Jugosllavine, Serbine e tj, (te krijuara me dhune,force,detyrim e grabitje), te cilet jo vetem qe luajten me keto ligje jetike, por edhe abuzuan shume me to dhe me te drejtat e lirite e popujve.Ndersa keto vende u ndeshkuan ashper nga historia per faje te vet, duke humbur edhe emrin e tyre e njejta gje nuk ndodhi me shtetin e vertete demkoratik zviceran(multietnik) te ngjajshem me to,sepse ai i devijoi ketij cikloni, duke ju dhene te drejta te barabarta e maksimale dhe autonomi te plote te tre kantoneve te tij (gjermano-italiano-franko folese) jo vetem realisht,por edhe juridikisht ne rruge ligjore me ane te kushtetutes. Kjo pervoje dhe eksperience e pasur,kaq perparimtare,bashkekohore e civilizuese,eshte mire te pasohet dhe ndiqet edhe nga vende te tjera si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Greqia etj, te cilet kane te njejtat vecori si Zvicra, dhe duhet tu japin etnive te tjera te drejtat ,sepse vetem keshtu do ta konsolidojne dhe garantojne jetegjatesine e shteteve te tyre,mirepo fatkeqesisht klasa politike e tanishme, klanet nacionaliste e ekstremiste dhe lideret konservator,pseudodemokrat e diktator qe drejtojne keto vende, megjithse i kuptojne mire keto vlera,nuk jane te interesuar,per veprime e reforma te tilla demokratisuese ne favor te kombeve te tjere qe diskriminohen nga ata. Nje fenomen i till si ai qe pllakosi e coptoi perandorite e Moskes e te Beogradit,mund dhe do te ndodhe patjeter edhe ne Mal te Zi,(heret apo vone),ne qoftse do te vazhdohet te ndiqet ky kurs politik,duke shtypur e diskriminuar nacionalitetet jo malazeze dhe kryesisht ate shqiptare,qe jetone ne trojet e veta shekullore,por nen sundimin e eger sllav te Podgorices,prandaj qe te ndermarre reformime kaq kapitale e jetesore per shmangjen e kesaj katastrofe,shtetit cerrnogoras i nevoiten urgjentisht udheheqes te rinje(te tipit Vasllav Haveli),me aftesi, mentalitet dhe psikologji te reja,te cilet aktualisht i mungoje,dhe duhet ti pergatise me shpejtesi e sjelli ne pushtet sa me pare.
Ne shtetin e vogel, te brishte e multietnik cerrnogoras, momentalisht mbreterone nje tabllo e zymte e pa shprese dhe rast pas rasti e ecaruar e pa rrugedalje. Mali i Zi, megjithese ne aparence per konsum e perfitim politik(qe te futet ne NATO, apo strukturat e tjera europiane pa u rinovuar dhe pa u pastruar nga e kaluara e tij e afert kriminale), vazhdone te komentoje e propogandoje shume mbi demokracine, te drejtat e lirite,qe gjoja ekzistojne per te gjithe ne ngrehinen e vet,e verteta eshte se ,ai eshte rikthyer ne origjine dhe shndrruar perseri ne nje burg shfaroses e vuajtjesh per shqiptaret dhe per te gjithe ata qe kundershtojne politiken e tij te eger respresive. Duke e analizuar me syrin kritik te kohes dhe ne menyre te hollesishme e me objektivitet kete kaos te trubullt,te cilin e kane krijuar vet paria malazeze arrijme ne konkluzionin e sakte dhe mund te thuhet pa drojtje se perspektiva e Malit te Zi, per te ekzistuar e jetuar dhe per tu zhvilluar ne rrjedha normale,eshte vene,ose do te vihet ne pikpyetje dhe gjendja me shume peshtjellime vullkanike qe ekzistone atje mund te shpertheje ne c’do moment.Shteti i sotem malazez, pa ndonje arsye shkakesore e me skenare te pergjakshem,(Fluturime korbash, sorrash e laskuriqesh nate) dhe,te frymezuar nga teoria famekeqe pansllaviste,qe ka ne gurethemelet e saj hegjemonine per dominime rajonale e globale,superioritet dhe pushtim te kombeve te tjere(per ti kolonizuar,shkombtarizuar dhe likujduar),u ka hequr te drejten per te jetuar te qete e ne liri mijera njerzeve te pafajshem(shumica e te cileve jane shqiptar nga Malesia,Ulqini e tj) ,dhe po i perndjekin, arrestojne e mbyllin neper qeli e biruca te betonta,si ato te Shpuzit e tj, duke i torturuar fizikisht me metoda primitive nga me shtazaraket, te cilet lutin vdekjen e shpejte, per ti shpetuar kesaj tragjedie, vuajtjeve pafund dhe tmerrit,qe po perjetojne mbi trupin e tyre.Nje shtet i till qe shtype e vrete vazhdimisht qytetaret e vet,dhe i bene ata me detyrim kundershtar e armiq te tij,ai nuk ka asnje te ardhme edhe do te grryhet e shembet vetevetiu nga brenda,pamvarsisht se ka ne dore policine dhe forcen e armeve,me ane te te cilave mund te shkaktoje masakra e gjekderdhje,si ajo e Malesise ne shtator 2006. Populli shqiptar ne Mal te Zi nuk mund te pajtohet me diskriminimin e gjithanshem qe i bene pushteti i Podgorices,s’ka per te lejuar askend qe te luaj me interesat e tij edhe as do te duroi me qe te presi si deri me tani, prandaj ai eshte i vendosur qe ti japi fund nje here e pergjithmone ketij gjenocidi pambarim,shekullor e antinjerezor,dhe ashtu si serbet e Bosnjes qe me te drejt muorren statusin e republikes, edhe ai sot kerkone me insistim e ne rruge demokratike Autonomine e te gjitha trojeve autoktone shqiptare(Tivar,Ulqin,Podgorice,Plave, Guci e Rozhaje),si te vetmin opsion e zgjidhje minimale per te vazhduar bashkejetesen e qete ne kete vend,e cila do ta mbroje ate nga rreziku i vazhdueshem shovinist sllavizues e vdekjeprures dhe do ti siguroi atij te gjitha te drejtat dhe lirite e ligjeshme qe i takojne te kete.Autonomia e shqiptareve, nxierrja e te gjithe krimineleve cerrnogoras para drejtesise dhe denimi i tyre do te hapin nje Epoke te Re,do ta miqesojne me shume popullin tone me kombesite e tjera (malazeze, serbe, kroate, boshnjake, rome tj) dhe forcojne, konsolidojne e demokratizojne Malin e Zi, qe te behet nje faktor i vertet paqe e sigurie ne kete rajon, dhe kandidature e pershtateshme per tu integruar ne te ardhmen ne NATO dhe Bashkimit Europian. Kjo kerkese e zakonshme dhe e drejte e vellezerve tane per te marre statusin e autonomise (te cilen e kane patur vazhdimisht qe nga Lashtesia,Mesjeta e deri ne prag te pushtimit malazez) nuk eshte dicka e re,pasi ajo ka ndodhur dhe do te ndodhe perseri edhe me popuj te tjere ne c’do ane te globit dhe si e till duhet mbeshtetur nga i gjithe kombi yne dhe forcat perparimtare e progresive per ta bere realitet,pamvarsisht se klaneve regresive sllave te Cetinjes dhe sherbetoreve te tyre(qofshin keta edhe ndonje shqipfoles) nuk u pelqen e konvenon nje gje e till,te cilet do ta kundershtojne, refuzojne dhe cilesojne si ide e veprim separatist,terrorist e tj,por kurr nuk do te arrijne qe ta ndalojne dot Ate.Do te ishte mire qe per kete eveniment kaq te domozdoshem,te mprehte e delikat, qarqet e verteta demokratike ne Mali i Zi, te cilat kane shume interesa jetike e nevoja per ne ,fqinjet dhe Europen, te distancohen nga e shkuara,nacionalistet ekstremist(qe perfaqsojne te vjetren) dhe perdorimi i dhunes,e te shkojne ne nje kahje pozitive,mirkuptimi e tolerance,duke menduar e reflerktuar drejte, si ne ato kohra kur kerkonin Pamvarsine nga Serbia, te cilen e rrealizuan me shqiptaret dhe tani e kane per detyre e obligim tu japin atyre menjihere e pa vonese Autonomine e cila tashme do te linde, sepse e kerkone vete koha qe po punone per te, dhe si i till ky fenomen kaq progresiv do te jete i pashmangeshem e i pandalshem. E ardhmja do te na mundesoi te shikojme se si do te zgjidhet ky problem kaq i rendesishem me shqiptaret ne Mal te Zi, por edhe ne Maqedoni, Greqi (Cameri) e Kosoven Lindore, per te cilin duhet te qendrojme gjithmone te bashkuar dhe kontribojme te gjithe.
Andy Apolloni
Paulo Traboini
Nju Jork, 28 mars 2009