Ceremonia e dhënjes së çmimit u mbajtë në lokalet e NLB Montenegrobankës, Filijala Tuz ne Malësi. Gjatë marrjes së çmimit, Martini M. Bojaj, drejtor i NLB Montenegrobakes, Filijala Tuz, i drejtohet opinionit publik me këto fjalë:
Në emrin timë dhe në emer të NLB Montenegrobankës, do të dëshiroja të falenderoja kompaninë “Western Union Financial Services” Inc për shërbimin e shumë cilesorë dhe profesional që i ka bërë NLB Montenegrobankës, Filijales Tuz në Malësi.
NLB vite me rradhë për punën e saj, fitonë vlerësime dhe çmime prestigjioze internacionale. Me daten 01.07.2008 ne Viene eshte mbajture ceremonia britaneze e shpërblimit në fushë të financave Euromaney CEE Awards for Exellence 2008., e cila që nga viti 1992 shpërblen bankat më të mira dhe institucionet financiare nga e gjithë bota.
Sotë me datën 02 Prill 2009, NLB Montenegrobanka, Filijala në Tuz vlerësohet dhe fiton çmimin si banka më e mirë.
Ne shumë e vlerësojmë kohën të cilën “Western Union Financial Services” Inc e shpenzoji me qellimë për të organizuar këtë shpërblim.
Kjo është një çmimë i madhe metëvërtete për punën tonë dhe njekohsisht një obligimë për të ardhmen. Është kënaqësi e veçantë që këtë vitë këtë çmimë e ka fituare Filijala jone ne Tuz,Malësi. Jamë i bindur, që në të ardhmën çmime të tilla do të fitojë përsëri kjo Filijale.
Në fakt, ky është shpërblim i të gjithë qytetarëve, kompanive dhe institucioneve publike të cilët kanë zgjedhur NLB Montenegrobankën, Filijalën Tuz në Malësi për të realizuarë transakcionet financiare. Kjo për Filijalen Tuz është e shënjte sepse të gjithë qytetarët, institucionet si dhe firmat i kane dhuruar Filijalës Tuz “bona fides”- Besen.
Ne kemi dhënë, japim dhe do të japim çdo gramë të fuqise intelektuale të tonën me qëllimë për të avansuar bizneset e afaristëve tonë në Malësi, me qëllimë për të avansuar institucionet tona në Malësi, si dhe me qëlllimë për të lidhur një urë të fortë me Malesorët tonë të cilët gjindën nëpër gjithë botë.
NLB Montenegrobank është një ndër bankat me shtrirje më të madhe dhe më e përhapur në Malë të Zi dhe ne Europe. NLB Montenegrobank, Filijala Tuz ofron një gamë të gjërë sherbimesh për klijentët e saj ndër të cilat një vënd të rëndësishëm zënë transfertat bankare. Transfertat bankare kryhen nëpërmjet rrjetit të swiftit dhe nëpërmjet Western Union.
Përse të zgjedhim NLB Montenegrobank?
Sepse është banka që ju ofron më shumë mundësi për transferta parash
Sepse është banka që ofron komisionet më të ulta për transferta
Sepse është banka që kryen më shpejt transfertat tuaja
Sepse është banka që ka më shumë degë në të gjithë rajon
Sepse është banka që ka rrjetin më të gjërë të automateve
Western Union është një shërbim i shpejtë, i sigurt dhe i besueshëm për të dërguar dhe tërhequr para në mbarë botën brenda pak minutash. Shërbimi Western Union ju ofrohet në më shumë se 320,000 agjenci në 200 vende në mbarë botën.
Vetëm me një dokument identifikimi ju dërgoni paratë tek të afërmit tuaj.
Ata mund t’i tërheqin paratë në një nga agjencitë e shumta të NLB Montenegrobank-es në të gjithë Rajonin brenda 10 minutash duke paraqitur një dokument identifikimi si dhe numrin e kontrollit.
NLB Grupa dhe baza e bankes është grupa intenacionale më e madhe financiare në Slloveni, me pjesëmarrje në tregun slloven me më se 40%. NLB Grupën e përbëjnë 61 grupe ne 16 tregje të ndryshme, në mes të tjerave 18 banka, 11 lizing shtëpija, 12 kompani të specializuara për „trade finance“ (factoring, forfeiting, export financing), 3 shtëpi sigurie, 4 »asset management« kompani dhe 13 kompani në sfera të ndryshme. NLB grupën e perfaqësojne 9,000 te punësuar, mbi 3 milion klijentë, 1300 banka korresponduese në 137 vënde të botës dhe me kapital afro 30 miliardë dollar.
Çmimi që kemi fituarë sot është shpërblim për punë të sukseshme në të kaluerën dhe stimul për punë në të ardhmën në Malësi.” tha ndër të tjera gjatë marrjes së shpërblimit Martini M. Bojaj, drejtor i NLB Montenegrobakës, Filijala Tuz.