Nju Jork : Një person i armatosur të paktën vrau 12 veta, teksa kishte marrë peng edhe më shumë se 41 vetë të tjerë

Binghamton New York : Një person i armatosur të paktën vrau 12 veta, teksa kishte marrë peng edhe më shumë se 41 vetë të tjerë. Ngjarja tragjike ndodhi rreth 70 mile në veri të qytetit të New Yorkut, në qytetin Binghamton, në një qendër emigracioni. Qyeti dhe zona ku ndodhi ngjarja tragjike, nuk njihet për krime, por këtë mëngjes, u gdhi me një ngjarje tronditëse. Popullsia e kësaj zone tashmë ishte mësuar të dëgjonte disa ngjarje të nga të shtënat me armë zjarri nëpër vende të tjera të SHBA-ës, por jo në qytetin e tyre.

Dhuna tronditi qytetin e vogël të universitetit Binghamton, për më shumë se tre orë kur të paktën një person i armatosur hyri në në Qendërën e Dokumentash të Emigrimit. ( American Civic Association), pas i armatosur patë bllokuar hyrjen e daljen në ndërtesë . Pastaj dorazi ngjitej me armë në dorë duke shtënë lartë-poshtë me pushkë- gjysmëautomatike Ai kishte mbledhur njerëzit në një dhomë të cilët kishin ardhur për klasat anglishtes, më parë se ata të marrin shtetėsin dhe të marrin këshillime dhe shërbime të tjera për emigrantët.

Të mbijetuarit, shumica nënpunës, oficera të emigracionit, pas sulmit fillestar ikën në panik nëpër dhoma dhe dia u futën në bodrum, kush e kush të fshihej më shumë dhe t’i shpëtonte vdekjes, tregoi pas ngjarjes një agjentë i superarmatosur i policisë speciale me uniformë të zezë të sofistikuar.

Të shtënat, tha ai filluan rreth 10:30. Policia e shpejtë,dhe “forcat e zeza” krijuan një rreth perimetrit të ndërtesës dhe u përpoqën të marrin në kontakt me të mbijetuarit, të cilët, thonin se ndodheshin në panik brenda ndërtesës. Ai u tha gazetarve se ende nuk është e qartë as motive dhe as fakti që dorazi ishte vrarë nga specialët apo ka vrarë veten. Dhe një nga pengjet ishte një agjentë FBI , i ekipit negociator i cili u futë në skenë. Raportet nga brenda ndërtesës duke iu referuar një personi i cili e ka parë me parë se të ndodhte ngjarja , personin e armatosur që hapi zjarr tha se ai ishte aziatikë, rracë e verdhë.

Guvernatori i Nju Jorkut,David Paterson fluturoi menjëherë në vendngjarje, dhe konfirmoi se të vrarët janë “12 por numëri i tyre mund të rritet në 13 e më shumë” . Njerëzit vrarë dhe tha ai ishin ose nga qyteti i Binghamton ose zyrtarët e tjerë publikë nga Nju Jorku”. “Unë mund të them tha Paterson se të gjithë janë nga Nju Jork-u, unë ofroj lutjet e mia për viktimat dhe familjet e kësaj tragjedie,” tha ai në një deklaratë.

Detajet e të shtënave deri tani kan mbetur të mjegullta pas sulmit, duke përfshirë edhe numrin e të plagosurve e të vdekurve dhe numrin e pengjeve. Skenat jashtë në rrugë të ishte një qendër e kontrolluar nga forca të shumta poliicie, makina të blinduara, helikopter të poliicisë shumë ulët rrinin në ajër, snajperët në çdo qoshe dhe panik. Foract e armatosur rëndë lokale, policisë shtetërore dhe qarkut ishin përreth ndërtesës në Binghamton, një qytet ky me rreth 45.000 banorë, afërsisht tre orë në veri-perëndim të qytetit të Nju Jorkut,. Frika më e madhe ishte se shumë afër me qendrën e emigracionit ku ndodhi ngjarja ishte edhe një shkollë e mesme e cila u boshatisë me njëherë në panik.

Në mes të 40 vetëve që u mbajtën peng, 20 prej tyre ishin liruar. Të paktën katër persona janë në gjendje të rëndë në spital, Më shumë se 10 ambulancat nxituan në skenë.

“Skenat brenda minuta u shndërruan në një rrugë të përmbytur vetëm me makinakt e policisë,”
Qyteti, i cili e ka shumicën e popullsisë e cila mbahet duke punuar nëpër fabrika ka edhe bazën e saj industriale të Nju Jorkut, si dhe ndërtesën më të madhe e kampusit State University of New York.

Zona, ku ndodhi ngjarja është në një brez i ngushtë komerciale pranë lumit Chenango . Është e paqartë sesi dorazi kishte depertuar me armë zjarri brenda qendrës për shkak se ajo ka të gjitha aparaturat e kontrollit dhe dyert janë me kamera e dedektor.

BEQIR SINA, Nju Jork