Edhe një protestë artistike në përkrahje të Malësisë

Aktorët e Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Marin Dreshaj” kanë dalë në mesditën e së premtes në Sheshin “ Shkëlzen Haradinaj” për t’i uruar në mënyrë simbolike e me plot zemër festën e tyre gjithë shteteve mike të Kosovës, për t’i uruar Evropës ditën e madhe të ngadhënjimit të lirisë dhe dritës ndaj robërisë dhe territ. Por, ata kanë shfrytëzuar këtë ditë edhe për të përkujtuar opinionin në Kosovë dhe Evropë se liria nuk ka aguar në të gjitha pjesët e saj.

“ Fashizmi serb dhe ai malazez po i zënë dritën dhe po ngufasin lirinë e shqiptarëve, që jetojnë në trojet e tyre etnike në Malësi e në Kosovën Lindore. Atje në vend të kultivimit të demokracisë e jetës së lirë, pushtetet , në rolin e okupuesit të egër, krijojnë e inskenojnë ngjarje dosje. Serbia e Mali i Zi janë duke u kthyer në vende burgjesh vetëm për shqiptarët. Fashizmi serb dhe ai malazez duke vjellë urrejtje e duke ngritur hije lugetërish nga e kaluara po mundohen t’i zënë frymën edhe lirisë dhe rritës së Kosovës”, ka thënë para qytetarëve të tubuar dhe kalimtarëve të rastit , Rrahman Jasharaj, zëdhënës i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”.

Pas kësaj aktorët e Shoqatës në mënyrë skenike kanë paraqitur gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Malësinë e Madhe dhe në Kosovën Lindore. Ata kanë vënë në krahërorët e tyre mbishkrime duke alarmuar se Serbia e Mali i Zi po ua mohojnë çdo të drejtë shqiptarëve

“Evropë kujdes !Fashizmi serb e malazez duan ta kthejnë Ballkanin në një vend të përgjakjeve, në një vend të dhembjes e të varreve. Mos e lejo këtë Evropë, thuaj STOP këtij fashizmi në merr të paqes dhe ardhmërisë së të gjithë popujve të civilizuar e liridashës”, kanë porositur zëshëm aktorët bashkë me pjesëmrrësit tjerë të kësaj proteste artistike, e cila ka kauar e qetë dhe dinjitoze.

Rrahman Jasharaj

KOMENTOJE