Ndërtimi i një shoqërie sa më të ekuilibruar

Muhamed Gjokaj

Duke ndjekur përplasjet e fundit politike apo deklaratat publike nga më të ndryshmet, jonormale për një shoqëri e një kulturë demokratike, u shkëputa dhe fillova të mendoja për shumë gjëra, edhe pse mendime krejt të pasistemuara, por që diku rrinë të fshehta ne ata foldera të kujtesave të mia edhe në brendësinë time.
Mesa duket, për t’u shkëputur nga kjo lloj politike apo më saktë nga kjo “pseudopolitikë” e ditës, fillova të lundroja përkohësisht në situata që i kam përjetuar, por gjithmonë brenda një optike realiste.
Çdo situate manifeston të dy anët e saj, si aspektin pozitiv ashtu dhe atë negativ.
Pra edhe pse një proces i domosdoshëm, që duhet ta nisim, do karakterizohet nga dy kahje me shenjë të kundërta,balancimin e të cilës e gërmon pabarazia e theksuar, e cila mund të provokon dëme serioze në ndërtimin e një shoqërie sa më të ekuilibruar, sa më të drejtë por të papërgatitur për sfidat që do t’i marrim.
Por a mund të realizohet një gjë e tillë pa një bashkëpunim real, apo vetëm të presim ftohtë veprimet e mekanizmave institucionalë? Absolutisht jo!.
Kërkohen struktura të krijuara nga bashkimi i forcave tona politike. Atëherë, pa dyshim, kjo është e domosdoshme. Por, një gjë e tillë, me sa duket, nuk është “filozofia”e politikës sonë.
Në kohën kur ne kritikonim ata që na sollën në këtë situatë dhe në të njëjtën kohë, kur përballeshim me të njëjtat probleme të jetës politike: role, pushtete, zënka,shantazhe, montime, kurthe.etj.
Mua më dukej se duhej ndryshuar shoqërinë. Sot kur çdo gjë na është bërë politikë, me një fjalë, është e domosdoshme të ndryshojmë vetveten.
Se ç’ kuptim ka të ndryshosh shoqërinë nëse nuk ndryshon njeriun (ujkun) brenda vetes?”.
Në fillim të lëvizjes (iniciativës) që kishte bazë komunën e plotë, ne mendonim se duhet ta ndryshonim komunitetin tonë, fill pa humbur kohë”…
Kështu, filloi maturimi i idesë për komunë të plotë në kërkim të një “zgjidhjeje më të mirë”, por edhe hyrja ime në këtë proces.
Dhe ashtu plot vullnet pëshpëritnim: “Kjo duhet të realizohet pa e humbur identitetin tonë” dhe sa ma parë. Sigurisht, s’është e domosdoshme që protagonistët të pajtohen se kisha të drejtë pse u nisëm në këtë aventurë (se më në fund pas disa dekadave është nisur).
Kurse sot, për hir të asaj çfarë personifikon kjo, mund të vazhdojmë ta urrejmë njëri-tjetrin edhe për shumë kohë, por një gjë është e pashmangshme, neve duhet të kuptojmë se në fund bile do të kemi marrëdhënie të ndershme mes nesh. Të çliruar nga fobitë e injektuara prej anash gjatë kohës kur e nisëm Iniciativën, pra sot ”s’ka më tradhëtarë as shpëtimtarë”, duket se ato pano të shpalosura nëpër sheshe kanë mbetur vetëm në afërsinë e atyre që deshën të na i shesin, por mallin e keq nuk e blen kush, e mbetën pronë e atij që e prodhon, dhe e stazhinon në magazinat që prodhojnë mjegull.
Një reflektim tjetër, po i brendshëm, ishte ai i ndryshimeve thelbësore në konceptimin e hapësirës kohohore dhe strategjisë së ndjekur nga ana e protagonistëve të lëvizjes (Iniciativës) si dhe përgaditja për sfidat që do vinë. Këto ndryshime po shoqërojnë aktualisht situatën sot.
Në fillim dukej si lëvizjeje karizmatike, por si zakonisht, siç edhe ndodhë, për një lëvizje ekziston rreziku i mundshëm i mbylljes në vetvete, në çështjet e brendshme, në problemet e atyre që mbajnë përgjegjësitë, të udhëheqësve të saj: janë çështjet materiale, ndryshimet e posteve, marrëdhëniet ndërpersonale. Duket se e tërë jeta po na shkon duke u përpjekur të krijojmë një bashkësi që do të jetojë për t’u kujdesur për vete. Por edhe ikja nga ky veprim është rreziku që i rri mbi krye çdo bashkësie apo komuniteti. Kjo vlen edhe për institucionet…
Por, edhe për partitë tona politike, që po lodhen “duke u sjellur rrotull vetes, vetëm për vetveten”.
Nuk mungojnë as kritikat, më saktë, pseudokritikat (joserioze), në adresë të atyre që po prodhojnë këtë kaos, si gjoja të prirë për bashkëpunim, të cilët nën ombrellën e demokratizimit tentojnë të zhvillojnë kultin e individit që i ka të theksuara dimensionet liberale, e nga ana tjetër , riprodhon aspektet më të dobëta të kulturës autokrate që sot po na e shpif.
Kjo i përfshin të gjithë, e jo vetëm formacionet politike që prodhojnë institucionet shtetërore që normalisht nuk duhet të jenë “unipolare” sepse në momente të caktuara, në përputhje me situata konkrete, me shkallën e emancipimit të shoqërisë dhe të opinionit publik, mund të ngarkohen edhe me detyrën e formimit të qeverisjes. Të cilat në një moment të caktuar, mund të theksojnë karakterin e tyre të natyrshëm, “njëanshmërinë” por edhe përgjegjësinë. Prandaj kujdes për ju që hyni në këto ujëra!.
Me fjalë të tjera, vota e lirë dhe demokratike është më se e domosdoshme, por megjithatë jo e mjaftueshme për të garantuar tëgjitha standardet e një zhvillimi shoqëror-institucional të vërtetë, në interes të qytetarit të lirë, të drejtave të njeriut dhe të ndërtimit të një shoqërie e të një shteti demokratik.
Por, kërkohen edhe ndërhyrje e përgjegjësi për rritjen e peshës dhe të pjesëmarrjes së ndërgjegjshme qytetare. Dhe kjo nuk mund të arrihet pa u konsoliduar me një vetëqeverisje e cila do të na ruajë nga shpërbërja demografike dhe mbivotimi demokratik.
Sepse demokracia zhvillon trupat por edhe antitrupat e saj, po që u deformua forma e drejt, atëherë kundër saj është shumë vështirë që një grup entuziastësh, sa do që kanë përvojë, t’ia dalin mbanë.
Ndërsa një regjim totalitar është i zoti të firmosë sot dhe të realizojë çdo gjë që lëviz në hapsirën e qeverisjes së tij. Kjo ndodhë, në regjimet që janë të mbushura me kulturën e dhunës, Dhe kështu arrin në përfundimin se “është gjithashtu e vërtetë që e gjithë politika e përdor ngapak metodën e instrumentalizimit, të paktën aq sa për të mbajtur njerëzit pas vetes dhe nën kontroll.
Prandaj, në një këndvështrim të ndryshëm, por dhe krejtësisht komplementar, e zgjodha formën e dialogut me juve, të nderuar lexues.
Sa i thjeshtë aq dhe i thellë e filozofik, po provoj të ndajë me ju, një kontakt realisht të sofistikuar. Ky është dhe mesazhi qendror që përshkon këtë tekst nga fillimi deri në fund, mesazh për të cilin ka aq shumë nevojë ta kuptojë e mishërojë dhe aplikojë vetë politika shqiptare në të gjithë veprimtarinë e saj, sidomos këto kohët e fundit.
Një zbulim brenda sjelljeve tona ditore të katandisura nën lëkurë si shprehi, kjo më bëri të shikoj me sy kritik ideologjitë dhe sistemet e vlerave tona në përgjithësi që aktualisht i aplikojmë.
Ndërsa unë ndihem i dëshpëruar, se dështova në metodën që bashkon dhe triumfoi ajo që veçon, por gjatë këtij rrugtimi nëpër kujtesa të mija ku, vëndosa tërë arsenalit tim intelektual të gjallëroj iniciativ;n e nenit 102 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, e vërej një rreze shprese brenda ankthit politik se, sot lirisht mund të them se kemi hyrë në zonë tjetër pra, është bërë një hap (lëvizje).
Kjo më kujton për “Eurekën” në ç’rast shkencëtarët shumë herë kanë zbuluar një dukuri edhe pse kërkonin tjetrën, apo si do të ishte bota sot pa vullnetin e Kolombos për gjetjen e rrugës për në Indi..Por duke u bazuar nga rrethanat e mentalitetit tonë politi
k shpëtimi i vendljindjes nga një shperberje deri sa të fitohet komuna do të jetë një arritje më e madhe!
Nga kjo që po shihet sot del se vota nuk ka monopol mbi të vertetën, si dhe mbi kursin e hartuar për vetë procesin, nga vetë fakti që sot po e mbyllim një fazë që filloi më Iniciativën Qytetare dhe kemi ardhur në një hapësirë dhe kohë që kërkojnë tjera alete politike, që detyrimisht nuk do të thotë dështim i procesit që filluam, por një situate të re.
Si pretendent për të jetësuar mundësinë e kësaj dispozite ligjore, shumë herë pyes veten: e tërë kjo sa vlerë pati?
Dëshiroj të përfundoj me një mesazh udhërrëfyes për politikën tonë. “Me shpresën se një ditë do të dimë të dalim nga zona e getos në hapësirën e aleancave politike”. /Koha Javore/

(Autori është Përfaqësues i Grupit të Qytetarëve Lista për Tuz)

KOMENTOJE