Opozita nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit të KU Tuz

Në seancën e të premtes më 5 qershor në Kuvendin e KU Tuz, aprovohen të gjitha propozimet me votën absolute, pa asnjë votë kundër pasi opozita nuk mori pjesë në seancë.
I vetmi këshilltarë nga opozita ishte prezent Halil Dukoviq (DPS) i cili pasi që paralajmëroj këshilltarët e pozitës se opozita nuk do të marrë pjesë më në asnjë seance të Kuvëndit, e lëshoi sallën. Ky është një bashkim jofunksional tha Dukoviq.
Dukoviq sqaroi se ai flet në emër të UDSH-së, Partisë Boshnjake, SDP dhe DPS.
Kryetari i KU Tuz, Smajl Çunmulaj sqaroi se mospjesëmarrja e opozitës nuk është ndonjë problem i madh, përderisa shumica e këshilltarëve 11 nga 21 janë aktiv, seanca është legjitime.
Jemi mësuar me sjelljet e DPS-it. Çunmualaj shtoi se shqiptarët në Malësi nuk do ti mbajnë kurrë nën udhëheqje ata që kryejnë detyrat e të tjerëve dhe përkujtoi se ata janë mësuar ti blejnë qytetarët e Malësisë që sot janë në shërbimin e tyre.
Kryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj e quajti si jokorrekte dhe befasuese që DPS të flasë në emër të një partie shqiptare UDSH-së dhe pret nga UDSH-ja të sqaroj qëndrimin e tyre.

Plan-programi i punës së Kuvendit, mënyra e ndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare, emërtimi i çmimeve/dekoratave, plan-programi i zhvillimit të Tuzit për 2009 dhe formimi i komisioneve për klasifikimin dhe grumbullimin e produkteve bujqësore në trevat e Malësisë ishin pikat të cilat u votuan njëzëri.
Seanca e ardhshme do të zhvillohet në korrik. /Vijesti/

KOMENTOJE