Tri medalje për “Besën”

Klubi i TaeKwonDo-së ”BESA” nga Tuzi mori pjesë në turneun ndërkombëtar ”Karlovac Open Croatia”

Klubi i Taekwondo-së “Besa” nga Tuzi mori pjesë këtë fundjavë në Turneun Ndërkombëtar “Karlovac Open Croatia”.
Në turne morën pjesë gjithsej 621 garues të 65 klubeve nga 13 shtete, në mesin e të cilëve edhe nga Italia, Iraku, Izraeli, Suedia, Sllovenia, Gjermania, kurse “Besa” u përfaqësua me tre garues. Të tre ata – Robert Junçaj, Nikollë Gojçaj dhe Mario Gegaj u kurorëzuan me medalje.
Në kategorinë e seniorëve, në peshën deri 68 kg, Robert Junçaj fitoi medalje të argjendtë. Ai fillimisht mundi garuesin nga Izraeli për t’u përballur më pas me garuesin sllovak të cilin po ashtu arriti ta fitojë. Në luftën për medalje të artë, Junçaj humbi me rezultatin 1:0, në një luftë të barabartë nga një përfaqësues tjetër sllovak.

Në kategorinë e kadetëve, medalje të artë, në peshën deri 65 kg fitoi Nikollë Gojçaj, kurse Mario Gegaj fitoi medalje të bronztë në peshën deri 45 kg.
Pjesëmarrjen në këto gara e mundësuan kompanitë “Euro Pact”, “AlCro” dhe “Golden Gate”, si dhe vetë klubi “Besa”. /kohapress/

KOMENTOJE