Mali i Zi terheq investitoret italiane

Mali i Zi eshte bere nje vend terheqes per investitoret italiane. Keshtu ka deklaruar ministri italian per Zhvillimin Ekonomik, Claudio Scaiola, i cili po qendron per nje vizite ne Podgorice.
Sipas zyrtarit italian, sektori me i preferuar per biznesmenet eshte ai i energjitikes.

“Investitoret italiane interesohen per vendosjen e kabllove nenujore elektrike mes Italise dhe Malit te Zi, gje qe do te parandalonte mungesen e energjise tek te dyja vendet”, ka deklaruar Scaiola.

Gjate qendrimit ne Podgorice, ai firmosi me kryeministrin malazez Milo Gjukanovic dy marreveshje, njera per energjine dhe tjetra per transportin. /top-channel/

KOMENTOJE