Hapet vendkalimi kufitar mes Malit të Zi e Shqipërisë

Sot është hapur vendkalimi kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, Sukobin-Murriqan. Objektin e sapondërtuar e kanë lëshuar në përdorim kryeministrat Sali Berisha dhe Millo Gjukanoviq. Në solemnitet morën pjesë edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Tiranë dhe Podgoricë.

Me këtë rast, ministrat e brendshëm, Bujar Nishani dhe Ivan Brajoviq, kanë nënshkruar edhe një protokoll për kontrollin e përbashkët në vendkalimin kufitar Murriqan./rtklive/

KOMENTOJE