Në edicionin e 11-të të Miss Shqipërisë 2009 organizuar nga Deli Art i regjizorit Petri Bozo dhe TV Vizion Plus konkurentja nga Dinosha Violeta Lulgjuraj do të përfaqësojë vendin e vet Malësinë në Kalanë e Durrësit me datë 1 korrik 2009.
Para dy viteve në Miss Shqipëria 2007 Aferdita Dreshaj përfaqësoi denjësisht bukurinë dhe inteligjencën e femrës malësore ku u zgjodh përcjellësja e parë e Miss Shqipërisë 2007.
Këtë vitë këngëtarja jonë e mirënjohur Violeta Lulgjuraj e cila po ngjitet dalë ngadalë skenave dhe festivaleve të mëdha të muzikës Shqipëtare zgjodhi edhe rrugën për në Miss Shqipëria 2009.
Në vizitën 3 ditore që bëri Miss Shqipëria në bukurit e Ulqinit, Petri Bozo dhe vajzat e Miss Shqipërisë 2009 vizituan vendlindjen e kandidates nga Malësia.
Në këtë vizit njëditore ata u pritën nga përfaqësuesit e Komunës Urbane të Tuzit sekretarit Robert Camaj si dhe Deputetit te listes Perspektiva Vasel Sinishtaj të cilët u bënë mirëseardhjen dhe një prezantim të shkurtër të Malësisë. Ky ishte një rast i veçant që patëm nderin të jenë në mesin tonë bukuroshet nga të gjitha viset Shqipëtare edhe nga diaspora. Mbas vizituan shtëpinë dhe prindërit e Violetës në Tojeq, ku vajzat patën rastin të njihen me prindërit e Vikit. Duke e ndjekur bukurinë natyrore që ka lumi Cem, Miss Shqipëria 2009 vizitoj edhe Ujvaren Niagara në Rakiq dhe shfrytëzuan pamjet e bukura për fotografime. Më pas vazhduan vizitën në Muzeun Etnografik Malësia të pronarit Shtjefën Ivezaj dhe në fund Deputeti Vasel Sinishtaj me Kryetarin Smajl Çunmulaj shtruan drekën për Miss Shqipëria 2009 në Restorantin TROJA, ku Petri Bozo shfrytëzoi rastin që t’i falenderojë për mikpritjen Malësore.
Në emër të stafit dhe gjithë Malësisë, Violetës i dëshirojmë fitore dhe do të ketë përkrahjen tonë natën e 1 Korrikut.
Për të votuar favoritin tuaj klikoni në: http://www.missshqiperia.com/