Gripi i derrit: Mali i Zi konfirmon rastin e parë

Mali i Zi ka konfirmuar rastin e parë të virusit të gripit H1N1. Lajmin e ka bërë publik vetë ministri i Shëndetësisë, Miodrag Radunoviq, gjatë një konference për shtyp.
Sipas tij, virusi u konstatua tek një pacient, i cili kishte mbërritur nga Shtetet e Bashkuara, ku edhe studionte.
“Pacienti është një shtetas i Malit të Zi studionte në SHBA. Ai mbërriti me aeroplan nga New Yorku, me anë të Munihut në Podgoricë”, tha Radunoviq.
Pacienti është në një spital dhe Podgoricë dhe gjendja e tij vjen duke u përmirësuar dhe nuk ka më temperaturë shumë të lartë.
Autoritetet malazeze kanë thënë se janë po mbajnë nën survejim njerëzit me të cilët ka qenë në kontakt pacienti, dhe janë gati t’i dërgojnë në spital nëse ata do të shfaqin simptoma të gripit.
Ende nuk dihet nëse shpërthimi i H1N1 në Malin e Zi do të ketë efekt në sezonin turistik për verën, duke pasur parasysh se ky vend gjeneron shumë të ardhura nga turizmi.

KOMENTOJE