Folklori shqiptarë në diasporë pasqyrimi i krijimeve artistike folklorike, nga të gjitha krahinat etnografike, të Shqipërisë

Shoqëria Kulturore – Artistike “Bashkimi Kombëtar” po përgatitet për pjesmarrjen e saj në dy festivale festivalin Rapsha, dhe Festiavlin Kombëtar të Gjirokastërës

ARTHURE AVENUE BRONX NY : Ansambli folklorik, nga Nju Jorku, ” Bashkimi Kombëtar”, ka filluar përgatitjen për turneun që do të zhvillojë në vendlindje, Malësi dhe Gjirokastër. Gjergj Dedvukaj drejtuesi kryesorë i këtij asambli, i cili po përgatitet për të marrë pjesë në dy festivale, më të rëndësishmit në Malësi dhe Shqipëri, i tha gazetës kombëtare Bota Sot, se ai dhe pjestarët e grupit janë duke i vlerësuar maksimalisht të dy aktivitetet, pasi edhe objektivat tona tha ai si grup janë të qarta “shkojmë të fitojmë gjithësesi ndonjë çmim”.
Shoqëria Kulturore – Artistike “Bashkimi Kombëtar”, me bazë në Nju Jork, ka bërë të ditur se ajo do të jetë pjesmarrëse së bashku me të gjitha grupet e tjera folklorike të komunitetit shqiptar në SHBA, si përfaqësuese nga diaspora, në dy festivalet folklorike, që do të mbahen në vendlindje : në festivalin Rapsha, i cili dotë mbahet prej 20 e 23 gusht, dhe Festiavlin Kombëtar të Gjirokastërës, i cili mbahet prej 24 deri më 29 shtator.
Meqënse shumica e pjesmarrësve në këto dy festivale , pra nga grupet e komunitetit, vallëtarë , instrumentistë dhe solistë, që kanë lindur në Amerikë, të cilët megjithëse kan dashuri për muzikën tonë, krenari, pasion dhe vullnet duke kulitivuar folklorin burimor shqiptar në SHBA-ës, duan edhe përkrahjen dhe mbështetjen morale dhe financiare nga bashkëatdhetarët tanë.

Në këtë kuadër edhe Shoqëria Kulturore – Artistike “Bashkimi Kombëtar”, me bazë në Nju Jork, e cila edhe kësaj rradhe është vetë pjesmarrëse e të dy festivaleve, në lokalin e njohur “Giovannis Restaurant” pronë e bashkëatdhetarit tonë Gjergj Dedvukaj, i cili njëhereshit është edhe udhëheqës artistik i grupit artistik “Bashkimi Kombëtar”, organizojë një takim fondmbledhës.. Takimi u zhvillua me veprimtarë e aktiivistë të komunitetit, me një darkë për përkrahjen financiare(fondmbledhëse) të pjesmarrjesve, grupeve të komunitetit në dy festivalet folklorike që do të mbahen në vendlindje : “në festivalin Rapsha, i cili do të mbahet prej 20 e 23 gusht, dhe Festiavlin Kombëtar të Gjirokastërës, prej 24 deri më 29 shtator.
Takimin fondmbledhës, e organizojë Gjergj Ddedvukaj, udhëheqës i Shoqëris Kulturore – Artistike “Bashkimi Kombëtar”, nga Nju Jorku, pjesmarrës i kësaj shoqërie në këto dy festivalet, dhe shumë festivale te tjera.
– Ai tha se ne me pjesmarrjen nëpër këto festivale kemi arritur për të treguar, se sa i kemi ruajtur edhe ne vlerat dhe traditat e Malsisë, edhe këtu përtej oqeanit. Pastaj, ai theksoj se puna dhe angazhimi më i madh i këgëtarve e vallëtarve e instrumentistve, është një gjë mjaft interesante, e cila ka ardhur duke u rritur, prej nga Festivalet e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës ne New York, ku e ka zanafillën e vet ky grup, e deri në festivalin e Rapsha, festivalin Kombëtar të Gjirokastrës, e shumë festivale të tjera kombëtare ,

Shoqëria Kulturore – Artistike “Bashkimi kombetar”, tha Dedvukaj, në pajtim me idealin e vet atdhetar, në të gjitha aktivitetin e saj, në programet e shfaqjeve ndjek pasqyrimin e krijimeve artistike folklorike, nga të gjitha krahinat etnografike, të shqiptarëve. Në SHKA-n, ‘Bashkimi Kombëtar”, tha ai gjen një shtrirje të gjërë gjeografike, prej nga Malësia, Shqipëria e Veriut e Mesme dhe e Jugut, nga Kosova, Çamëria, dhe te gjitha trevat etnike.
Me këtë rastë, Shoqërin Kulturore – Artistike “Bashkimi Kombëtar”, me bazë në Nju Jork, dhe gjithë grupet folkorike në komunitet, i përshëndeti në emër të Vatrës, nënkryetari i saj, dr Gjon Buçaj. Ai tha se e faleminderojmë këtë grup ashtu si edhe grupet e tjera folklorike në komunitet, për punën e madhe që bëni ju për rujatjen e traditave tona më të vyera, nëpërmjet, veshjve të larmishme popullore, këngëve e vallve të bukura popullore nga të gjitha trevat shqiptare., duke i bërë edhe më të vlefëshme këto virtyte, por edhe më të dobishme, për të treguar edhe indetitetin tonë kombëtar, në diasporë.
Gjatë kësaj darke fondmbledhëse, u dha edhe një koncert i vogël. Në lahutë luajti disa pjesë rapsodi Rustem Ulaj, një 77 vjeçarë i cili është edhe pjesmarrës i festivalit, së bashku me nipin e tij 16 vjeçar. Edhe instrumentisiti e solisit i grupit folklorik”Djemtë e Kelmendit” Martin Smajli në lahutë interpretojë për të pranishmit, ashtu si edhe Sylë Nikçi i Ansamblit Rugova, me lahut, Sadik Gjekaj në fyell. Koncerti spontan u shoqërua nga poezitë e recituara nga Shaban Lajçi, i cili luajti edhe një pjesë muzikore me gjethe .

Së fundi, Gjergj Dedvukaj udhëheqës artistik i Shoqërisë kulturore – artistike “Bashkimi Kombëtar”, thotë se u bëjë thirrje për mbështetje të vazhdueshme në klutivimin e muzikës dhe folklorit tonë, të bukur shqiptarë. Ai thotë se :”SHKA “Bashkimi Kombëtar, është një organizatë Jo-fitim prurëse dhe se fondet financiare, të saj janë shumë të pakta për të përballuar të dy festivalet. Ne ju bëjmë thirrje ju për çfardolloj ndihme nga ana financiare dhe e mirëpresim çdo ndihme nga ju si bashkëatdhetar në çek ose kesh. Kontributi që do të jepni për këtë shoqëri do të zbritet nga taksat tuaja në fund tëvitit ( www.BASHKIMIKOMBETAR.COM ). Kontributin tuaj mund t’a drejtoni ne adresen 2343 Arthur Avenue Bronx NY 10458. Tel(718)933 – 4141 & Fax (718) 933 2522 – thote drejtuesi dhe themeluesi i kesaj shoqerie Gjergj Dedvukaj.

BEQIR SINA, Nju Jork

KOMENTOJE