U zhvillua në Worcester të Massachusetts Festivali Shqiptarë – 2009 organizuar nga Kisha ortodokse shqiptare “Fjetja e Shën Marisë”

Ky festival folklorik, vjen mes emigrantëve shqiptarë të vjetër e të rinjë si një festë e kulturës dhe traditës shqiptare, edhe këtu përtej oqeanit

Worcester – Massachusetts :(BOTA SOT) Është koha që përsëri! që festivali më i vjetër shqiptarë në Amerikë “Worcester’s Albanian Festival 2009” është me ne. Ky festival folklorik, vjen mes emigrantëve shqiptarë të vjetër e të rinjë si një festë e kulturës dhe traditës shqiptare, edhe këtu përtej oqeanit. St Mary Kisha Ortodokse Shqiptare në Worcester, Masaçustes, ishte mikëpritsja e një nga festivaleve më të mëdha të shqiptarëve të Amerikës. Në këtë festival kisha i bashkojë emigrantët shqiptarë që të gëzojnë së bashku, ushqimin shqiptarë, muzikën, e vallëzim dhe shumë shumë gjëra të tjera që u orfojë ky festival i bukur i cili u kthye në festë.
Kisha ortodokse shqiptare “Fjetja e Shën Marisë” në Uster Masaçusets (SHBA)- (Worcester – Massachusetts USA), mbajti Festivalin e 14 të Shqiptar, në fillim të muajit qershor, më 5 – 6 dhe 7 qershor . Ky festival organizohet çdo dy vjet, dhe bashkë me rritjen në numër të bashkatdhetarëve shqiptaro-amerikanë, shpreh edhe interesimin e shumë bashkëkombasve tanë emigruar në kohë e rrethana të ndryshme.
Rreth 13 mijë veta e vizituan Festivalin Shqiptar në vitin 2007. “Grupi i të rinjve të Shën Marisë”, është një grup amator, ku bëjnë pjesë nxënës nga shkollat e mesme të qytetit dhe studentë, pjesmarrës i rregullt i festivalit. Te këta të rinj gjen energjinë dhe dëshirën për të punuar së bashku në krijimin e numrave koreografikë. Kristia Xhai, një nga vajzat e grupit, tregon me gëzim se i erdhi përsëri radha shfaqjes së kostumit popullor të stërgjyshes së saj nga fshati Dardhë i Korçës.

Kjo sipas tyre është kënaqësi e madhe e Kishës Ortodokse Shqiptare ” St Mary” në Worcester të Maçesustit të mbledhë së bashku shqiptarët të argëtohen e gëzojnë sipas traditës së tyre, duke i mësuar edhe fëmijët e tyre me ushqimin shqiptarë, këngët e vallet shqiptare.
Festivali u zhvillua në fundjavën e parë të muajtij qershor 5, 6 dhe 7, 2009. Mërgimtarët tanë punojnë për organizmin e zhvillimin e këtij festivali si vullnetarë. Ata po punojnë shumë vetëm për të ruajtur disa nga virtytet më të bukura nga tradita jonë shqiptare, si dhe, të mbajnë gjallë e kultivojnë kulturën tonë, gjuhën, edhe tek ajo pjesë e komunitetit, që ka filluar t’a “harrojë” pak shqipen.
Në këtë festiavl dukuri e veçnatë është se tek të gjitha moshat e sidomos tek fëmijët, krenaria jonë shqiptare virtytet e trashëgimnisë shqiptare, vjen gjallë me muzikën tradicionale dhe vallet dinamike. Festivali ashtu si edhe ishte parashikuar ishte një fundjavë fantastike, e plotë familjeve shqiptare emigruar qysh heret por edhe ato të viteve të fundit, pas rrëzimit të komunizimit në Shqipëri. Festivali ishte një rast me të vërtet për të mos u humbur me ndjekjen e parashikuar të mbi 20,000 vetëve nga ata dhjetra e mijëra shqiptarë që jetojnë në zonën më të madhe të banuar me shqiptarë në Worcester – shtetin e Massachusetts.

Festivali më të vjetër shqiptarë në Amerikë “Worcester’s Albanian Festival 2009”, e hapi Konstantina Lukes, një shqiptaro-amerikane, e hershme dhe e para grua kryetare e bashkisë, në Worcester – shtetin e Massachusetts. E cila ishte në mesin e shumë të pranishëmve për tre ditë sa zgjati edhe festivali.

Festivali, përfshininte edhe një serë aktivitetetsh, një pazar gjerash të lira, një lotari, një karnaval dhe lojra magjike, dhe ushqim tradicional shqiptar . Një turne i kishës, të çojë nga një prej Saint Mary? Priftërinj s, i shpjegoi Festivali goers rëndësinë e një brendshme pothuaj tërësisht të mbuluara në Icons, pikturat që përshkruajnë skenat fetare. Një trupë valle nga St Mary? S Kisha kryer costumed tradicionale valle, disa numra të tërhequr audiencë të cilat përfshihen anëtarët onto fjalën. Dancing muzikë dhe vazhdoi në mbrëmje.
Shtypi shqiptarë, shkruan se “Jo vetëm Kristia, që mban një dhuratë të çmuar mbi një shekullore në familjen e saj, por edhe të tjerë djem e vajza kanë në shtëpitë e tyre kostume popullore të krahinave prej nga ata vijnë. Ndërsa kur vjen radha e festës, këto kostume janë pjesë jo vetëm e valleve tradicionale që prezantohen në skenë, por edhe e kureshtjes për spektatorët. Me dëshirën e ndihmës dhe me detyrën e koreografit, vjen nga Bostoni në Uster z. Dhimitraq Demiri, dikur një nga valltarët e spikatur të Ansamblit Folklorik të Korçës.
Ai shkruan një gazetë lokale “Pasi dëgjon me vëmendje dhe shikon materialet e sapopërgatitura nga të rinjtë, shprehet se e emocionon dëshira kaq e madhe e këtyre djemve dhe vajzave për të sjellë vazhdimisht diçka të re dhe të freskët. “Ndryshe nga dy vite më parë, ata më duken më të pjekur dhe si të ishin profesionistë tek ata sheh seriozitetin për të punuar, dashurinë për muzikën, vallet tona dhe për më tej përgjegjësinë për t‘u paraqitur sa më mirë.” u ka thënë ai gazetarve shqiptarë pjesmarrës në këtë festival.

Ky sukses ndoshta do të bëjë më tej që ata edhe të zhvillojnë turne shfaqjesh në diasporë”, shton ai. Ndërsa z. Frankli Zdruli, përgjegjës për grupin artistik dhe mbarëvajtjen e zbavitjes së Festivalit Shqiptar të Usterit, tregon se “përfaqësuesit e këtij grupi shpenzojnë mjaft kohë dhe japin ndihmën e tyre vullnetare për aktivitete të tilla”. Në rrjedhën e dhjetëvjeçarëve të fundit, Festivali Shqiptar i Usterit është kthyer në një qendër të re njohjeje mes emigrantëve shqiptarë në Amerikë. Ai tërheq vizitorë të shumtë me traditën e kuzhinës, me muzikën dhe vallet popullore, e më së shumti me atë gjallëri dhe hare festive që i karakterizon bashkime të tilla mes shqiptarëve.

BEQIR SINA, New York

FOTOGRAFITË KOMENTOJE