Me sukses përfundoi edhe viti i nëntë me rradhë i Malesia Party. Por sigurisht se do të mbesë në kujtimin e të gjithë atyre që ishin të pranishem në këtë natë me plotë energji, disponim dhe muzikë të mirë. Me dallim nga vitet tjera këtë vit Malesia Party u organizua në një ambient të mbyllur, pikërisht në night-club “eClipse” ku në këtë mbrëmnje ishin më së 550 veta.
Si gjithmon party u hap me muzik shqip nga DJ Mani dhe vazhdoi rreth një orë e gjysë kur mbas mixerit erdhi edhe themeluesi i kësaj mbrëmje Robert Ivezaj (DJ SOS) me mjeshtri të madhe e zgjoi nivelin e disponimit të gjithë atyre që e duan muziken elektronike (house) , më pas erdhi musafiri ynë nga Zvicrra DJ FLY SKY, ishte natë e veçantë dhe në mes tjerash muzika lëshohej nga pllakat e gramafonit.
Për shum nga ne kjo natë do kujtohet gjatë e për tu përkujtuar, apo nëse nuk ishit prezent i kemi pregaditë fotografitë dhe video klipe. Ditëve të ardhshme do shtohën edhe disa galeri tjera. Nëse keni ndonjë foto apo video klip nga Party ju lutem na e dergoni në gjelajgj@malesia.org , shikim të këndshem dhe mirupafshim në Malesia Party 2010.
Faleminderit të gjithë atyre që erdhen, dhe e zbukuruan këtë natë, posaçërisht antareve të stafit për punen e tyre të shkelqyer.
Stafi MALESIA.ORG