“….interesi kombëtar është gjithmonë interesi i parë, dhe interesi kombëtar i yni pas ngjarjeve të mëdha siç është pavarësia e Kosovës, Shqipëria në NATO ka projektin e vet për t’u realizuar, dhe ky projekt konsiston në bashkimin e Kombit shqiptar në zhdukjen e pasojave të ndarjes dhe padrejtësitë ndër më të mëdha që Evropa ka njohur në ndarje e tij”, kishte thënë, veç tjerash, kryeministri shqiptar Sali Berisha në një intervistë në TV “Klan Kosova”. Kjo intervistë bëri jehonë pozitive kudo në Kosovë e në trojet tjera shqiptare. Shqiptarëve, që kishin ndjerë , për një kohë, një ftohje të idealit për bashkimin kombëtar, iu shtua gëzimi dhe forca, kurse gjithë shqiptarët e tjerë që erreshin e gdhiheshin me këtë ideal në zemër, sot e gjithmonë, ndjehen shumë më të fuqishëm, Ndjehen të ringjallur sepse , më në fund, këto fjalë të bukura e kjo ide madhore u tha nga goja e njeriut të parë të politikës shqiptare.
Të lumtë Salo, Rroftë Bashkimi Kombëtar dhe u bëftë i tëri e në vepër sa më shpejt e Serbia le të cofë pasi po i vjen kaq inat nga kjo intervista jote. E them kështu sepse ndaj deklaratës kaq të bukur të Salos reagoi vetëm shteti kriminel i demonëve vrastarë. Ministria e punëve të jashtme e Serbisë i dorëzoi një notë proteste Ambasadës shqiptare në Beograd.
“Ministria e punëve të jashtme e Serbisë në mënyrën më të ashpër gjykon deklaratën e premierit shqiptar, e cila në mënyrë të ashpër cenon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Serbisë… Deklarimet e tilla dëmtojnë marrëdhëniet fqinjësore dhe bashkëpunimin regjional”, paskan shkruar zyrtarët serbë në letrën e tyre të protestës. Ky veprim i Serbisë e vërteton atë ankdotën e Nastradinit për hajnin e bletëve. “Kush e ka vjedhur bletën, mizën e ka nën kapuç”, kishte deklaruar Nastradini dhe hajnit i kishte shkuar dora nën kapuç. Edhe Serbisë , që ishte nëpër shekuj okupator, dhunues, shtet vrastar e rrëmbyes trojesh shqiptare i dogji kjo deklarata e Salos dhe i shkoi dora nën kapuç. E di Serbia vrastare se me bashkimin e kombit shqiptar realiteti në Ballkan ndryshon. E di Serbia se po plaket e po cofë ditë për ditë. E di kuçedra nga Karpatet se shqiptarët kanë shtimin më të mirë natyral dhe kanë një popull të ri për nga mosha. Serbia le të plas e le të cofë kur të dojë po bashkimi kombëtar mes shqiptarëve po bëhet realitet e me këtë realitet shqiptarët do të bëhen një forcë, por jo për të rrezikuar e shtypur të tjerët, po një forcë e stabilitetit dhe paqes. Serbia nuk është e kënaqur me deklarime e qëndrime të tilla të kreut shqiptar dhe kjo edhe është e kuptueshme. Ajo ka dashur t’i sheh shqiptarët të ndarë e të përçarë e duke u kacafytur njëri me tjetrin në mënyrë që të luaj më lehtë me ta dhe trojet e tyre, por ja që po ndodhka , fatmirësisht, ajo që e ka thënë Mjeda i madh në bisedë me bylbylin, dhe shekujt po ndërrohen e shtypësit po bien…
Salo dhe gjithë Ju liderët shqiptarë kudo në truallin e shqipeve, vazhdoni me punë e angazhime të mbara e Serbia le të vazhdojë me nota protestash se i kanë ngordhur morrat kësaj kuçedrës nga Karpatet. Ajo ka urryer nëpër shekuj edhe një shqiptar të vetëm. Ajo do të pëlcas kur shqiptarët punojnë kokë me kokë e bashkohen, por ama le të pëlcas se shqipja, më në fund, ka gjetur rrugëtimin e drejt dhe bashkimi e bënë fuqinë dhe i sjellë punët e mbara. Zoti i do edhe më shumë shqiptarët kur i sheh se janë duke e dashur njëri-tjetrin dhe kur i vëren se janë të bashkuar.
Rrahman Jasharaj