Shoqata Malësia e Madhe përgëzoi Dritën Dushaj, fituese e bursit të Rochester College

Deklaratë për shtyp

Shoqata Malësia e Madhe te Dielën, me 23 Gushte, 2009, takoj Me kete raste eDritën Dushaj, fituesën e bursit pran Rochester College me shumë prej $100.000. Ky burs i mbulon të gjitha shpënzimet universitare të Dritës për 4 vjet.
Me kët rast kryetari i Shoqtatës, Gjergj Ivezaj, e përgëzoj Dritën, duke i urua asaj shëndet dhe sukses në Rocheseter College. Gjithashtu, ai ceku se “ Shoqata Malësia e Madhe është shumë e interesuar për zhvillimin e Malësis në cdo sferë socio-politike, e sidomos edukimin e brezit të ri, që kjo Shoqatë e vlerson shumë.

Me kete raste edhe një here, mërgimi dhe Shoqata Malësia e Madhe treguan kujdes të mirefillt ndaj vendelindjes. Shprehesojme se do të vazhdojmë me projekte te ndryshme për Malesin ton perfundoj Ivezaj.”
Ne këte takim, studentja Dushaj shprehi mirënjohjen ndaj shoqatës dhe për kujdesin qe shoqata e pati ndaj saj, dhe të gjitha kontributet tjera që kjo shoqatë i bën për vëndlindje.” Drita shoqatës ja uroj një letër faleminderimit.
Ky takim ishte një nder takimet dhe orientimet që për Dritën i kanë pregaditur Rochester College, Komuniteti Shqiptare dhe Qyteti i Rochester Hillsit.

Kryebashkiaku Bryan Barnett, per Dritën organizoj një seri vizitash nëpër vendet më të rëndësishëm të Qytetit Rochester Hills. Ai për kët rast tha: “ Binjakëzimi në mes të këtyre dy qyteteve nuk është vetëm simbolike, per qellimi eshte të vazhdojme me implementimin e programeve dhe projekteve që ndikojne dhe kontribojne në zhvillimin e rajonit të Malësis; ndërsa , ky burs është shumë i qëlluar në edukimin e studenteve të Malësis, pikërishte i uroj Dritës sukses në fakultetin e Rochester College, dhe jam i bindur se do të fitoj një eksperiencë edukative shëmbullore gjat këtyre 4 viteve, sa do të qëndroj në komunitetin tonë. Unë shpresoj se ne do të vazhdojm edhe me projekte tjera për qytetin-motër të Tuzit.”

Dom Anton Kqira, prifti i Kishës së Shën Palit, gjatë ceremonis fetare, prezentoj Dritën Dushaj para komunitetit shqiptar. Ai tha se “ ky është një shembull i mirë për të gjithë studentat shqiptar, i uroj sukses në Rochester College, dhe se Kisha e Shën Palit është e hapur për plotesimin e nevojave shpirterore të saj dhe gjithe nevojave tjera që evetualishte do ti nevojiten Driëts gjat studimeve të saja.”

Dr. Shelly, Dekani I univerzitetit, theksoi se “misioni i tyre është të edukoj brezin e ri nga vendi dhe mbarë bota. Ne jemi shumë krenare që kemi një studente nga Tuzi, dhe shpresoj se Drita do të tregoj sukses të mirë pran Rochester College. Suksesi i saj është sukses i të gjithe neve.”
Dr. Prenke Ivezaj, kordinator i këtij projekti, tha se” ky është nje aktivitet i frytshëm; edukata e brezit të ri është pasuria ma e madhe që një shoqeri mund të posedojë. Drita e meriton kete burs; interesimi i saj për kët burse ka qen shembullore, gjithashtu edhe suksesi i saje në Gjimnazin e Tuzit ishte i shkëlqyeshëm. Shprehsoj se ne do të vazhdojmë me projekte të tilla dhe të tjera që çojne Malësin në drejtim të avancimit edukative, ne permirsimin e gjendjes se keqe politiko-ekonomike dhe prosperitet te pergjithshem ne Malesi.”

Shoqta Malësia e Madhe e përgëzon Dritën Dushaj për kët sukses te rendesishem, si dhe shpreheson se ky shembull I mire do te ndikoj pozitivishte tek nxensit malesor, si dhe oportunitete te ketilla jane te shumta nese mesohet dhe punohet shume. Gjithashtu shoqata Malesia e Madhe fton te gjithë në Malesi dhe mëgrim të punojnë per nje qellim: zhvillimin e Malësise në cdo sferë të jetës shoqërore.

Edhe nje here Drites, dhe te gjithe stdentëve tjerë që gjindën nëpër universitete të ndyshme si Tirane, Prishtine dhe gjetiu në URIME!

KOMENTOJE