Amerikanët përkujtojnë tetë vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001

Gati tre mije njerezit, që humben jetën nga sulmet e 11 shtatorit, ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve. Një botë e tërë në miniaturë, midis tyre humben jeten edhe tre shqiptare Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj.

NEW YORK CITY : 11 Shtator 2009 – Në të gjitha institucionet shtetërore, flamuri kombëtar amerikan bie në gjysmë shtizë. Ndërsa, në mëngjes fillojnë e mbahen edhe tre minuta zi, ndalet çdo veprimtari gjatë ceremonisë së përkujtimit dhe ndizen qirinjtë e vendosen buqeta me lule të freskëta, në afërsi të Qendrës Tregtare Botërore.
Fanfarat e anijeve, sirenat e trenave, sirenat e emergjencës, kambanat e kishave, bandat muzikore të reparteve të zjarrfikësve e policisë janë duke luajtur marshe funebre. Më pas me ekzekutimin e himnit kombëtar Amerikan dhe ngritja e flamurit amerikan, shënojnë në mënyrën më solemne në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 7- vjetorin e sulmeve terroriste mbi simbolet amerikane atë tregtisë e mbrojtjes.

Sot, në datën 11 Shtator 2009, ashtu si ditën e martë më 11 Shtator 2001, ora 08:46 e mëngjesit, u mbushën tetë vite, nga sulmet tragjike terroriste në tokën Amerikane. Sot, pikërisht, kjo orë dhe data 11 shtator 2001, është dita, kur katër avionë të rrëmbyer nga një grup terroristësh, sulmuan dy qendrat simbol të Amerikës, Qendrën Tregtare Botërore”World Trade Center” dhe Ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtës”Pentagonin”, ndërsa një avion tjetër, u rrëzua diku në një fshat në Pensllvenia.
Pra, sot ishte koha që të kujtohen afro 3.000 mijë njerëz të pafajshëm që vdiqën me 11 shtator dhe që të lutemi për ta, për familjet e tyre, dhe miqtë e tyre. Atyre mijëra viktimave nga rreth 70 shtete, nga të gjitha ngjyrat, racat e fetë, një botë e tërë në miniature. Është dita sot, të kujtohet kjo ditë, dhimbja e tmerri që shkaktoi ajo ditë tek dikush që qe në vend-ngjarje, dikush ishte i shtangur me lot e duke mos besuar tek vetja, për atë që po shikonte në ekranin e televizorit, tek Nju Jork-u, Uashingtoni e Pensilvenia.

8 vjet pas kësaj ngjarje gjithë Amerika dhe bota i ka sytë e mendjen tek 8 vjetori i përkujtimit të 9-11, e cila është shpallë dhe si Dita Kombëtare e Patriotëve. Dhe duke përkujtuar këtë përvjetor, SHBA-s, do të bëjnë që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më. Prandaj do të dëshiroja që me këtë raste të tregojë edhe arsyet se pse Amerika është duke e zhvilluar këtë përkujtimin e një vjetorit të sulmit terroristë edhe me një fushatë globale kundër atyre që qëllimisht vranë njerëzit e pafajshëm.
Sot, metropoli i botës Nju Jork-u ka mbi “shpatullat” e tij peshën e dhimbjes, ka peshën e dinjitetit kombëtar ka gjithë Amerikën dhe gjithë botën e qyteruar. Procesioni memorativ ka filluar edhe ne tre familjet e tre viktimave shqiptare, si çdo ritual gjatë këtyre vjetëve vizitua këtë zonë dhe vendosën kurora lulesh.

Në qytetin e Nju Jorkut, emrat e viktimave u lexuan me zë të lartë në vendin e quajtur “Ground Zero”, ku dikur ngriheshin dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë. Të afërmit e viktimave qëndronin me sy të përlotur dhe mbanin në duar fotografitë e të afërmve. Ata hodhën trëndafila në një basen të ndërtuar aty pranë.
Një urë e iprovizuar është ngritur në vendin që thirret këtu “Ground Zero”, dhe në dy krahët e urës valëviteshin flamujt e 70 shteteve, që përfaqësonin kombësinë e të gjithëve atyre që humbën jetën atë ditë në këtë vend. Flamuri shqiptar dhe i Kosovës është i pari sipas radhës alfabetike, në kujtim të Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj.
Në këtë ditë, dhe kombi ynë hyri në historinë e heronjve amerikan, me tre emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të cilët do të kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan.

Sot, në datën 11 Shtator 2009, ashtu si ditën e martë më 11 Shtator 2001, ora 08:46 e mëngjesit,

Nëse do të pyesje çdo qytetar të kësaj bote, se çfarë ndodhi në 11 shtator, ai do të përgjigjet: “u krye akti më terrorist që përjetojë bota”. 4 avionë kamikazë sulmuan, dy simbolet gjigande amerikane. Atë të ekonomisë ku rrëzuan dy Kulla Binjake, dhe atë të ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes – Pentagonin. Ndërsa, po atë ditë në të njëjtën kohë në afërsi të një fshati në Pensilvani, u rrëzua një avion, dhe kështu e marta e 11 shtatorit 2001, pa pritur e pakujtuar mori jetën e 2900 njerëzve të pafajshem.” Pra, në mëndjen e njerëzve të thjeshtë, 11 shtatori ishte një sulm terrorist, ishte një moment i dhimbshëm në histori, që erdhi e tronditi zemrat e mendjet e qindramiliona njërëzve.

Ata avionë, e ata terroristë që shkatërruan dy Kullat Binjake në Nju Jork, apo një pjesë së ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes – Pentagonin në 11 shtator 2001, gjashtë vjet më parë, nuk e bënë këtë për të shkatërruar thjesht dy kulla nga më të lartat në botë, por, për të shkatërruar e sulmuar një qytetërim të tërë. Dhe jo më kot terroristët zgjodhën e goditën kullat e tregtisë botërore, ato ndërtesa që mundësonin prosperitetin dhe tregtinë e mbarë botës, jo më kot u vu në shënjestër Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë, institucionet mbi të cilat është ndërtuar dhe e garantuar siguria e botës së lirë, paqe e demokraci. Ata që i kryen këto akte ishin të motivuar nga urrejtja kundra vendit simbol të demokracisë, paqes në botë – Shteteve të Bashkuar të Amerikës zemren e qytetërimit perendimor.

Terroristët i kanë shpallur luftë mbarë botës së lirë

Me të tilla akte ata që i kryen dhe ata fshihen pas tyre nuk i kanë shpallur luftë vetëm SHBA-së, i kanë shpallur luftë të gjithë atyre popujve e shteteve të cilëve SHBA u garanton sigurinë e lirinë. Të gjithë atyre shteteve aleate në mbarë botën, me të cilat SHBA janë bërë një – duke ndarë kështu prosperitetin dhe zhvillimin. Kjo është një prej pikave më të rëndësishme që edhe ne shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare në Ballkan, e në diasporë, mbarë kombi shqiptarë arritën të tregojnë në 11 shtator 2001, se ne jemi populli më pro-amerikanë në botë. Ne jemi përkrahë SHBA, ashtu siç janë SHBA përkrah nesh, me pavarësinë e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë .
Për kombin shqiptarë, terrorizmi nuk është vetëm një kërcënim për SHBA dhe amerikanët, por për Shqipërinë dhe Kosovën. Udhëheqësit amerikanë u prononcuan në media se 11 shtatori 2001, shënon ditën më të zezë në historine e shtetit 300 vjeçar amerikan. Nëse Perl Harbor ishte një tragjedi në Paqësor, 11 shtatori ishte sulmi i parë terrorist në tokën amerikane. Ishte sulmi i parë në 300 vjet në tokën amerikane, që nuk kish njohur luftë nga jashtë në 300 vjet. SHBA e gjeti veten në 11 shtator si superfuqia e vetme e botës e goditur nga një kontigjent njerëzish të cilët i ushqente urrejtja e madhe ndaj SHBA-se. Ndaj SHBA u krye akti terroristë vepër kjo jo e një personi apo grupi, produkti i një grumbulli njërëzish reth një organizate të quajtur Al Qaida. Oragnizat, që jo vetëm nuk i dënon këto akte, përkundrazi i mbështet ato në masë e në mënyrë të vetedijshme ane mbanë botës.

Tolerance zero ndaj terrorizmit global

Duke filluar nga njëra anë e botës, e duke përfunduar në anën tjetër, SHBA do të ndërmerte një fushatë globale të testimit të aleancave të saj në botë, në luftën kundër terror
izmit. Kjo aleance do të kushtëzohej pikërisht me aplikimin edhe nga këto vende të tolerancës zero ndaj çdo forme të terrorizmit, korrupsionit e kriminialitetit, qoftë ky në rang shteti, rajonal apo global. Qeveritë e gjithë botës u vunë në levizje që të pastronin vendet e tyre nga terroristët, nga korrupsioni e kriminaliteti e krimi i organizuar. Të mbyllnin të gjitha llogarite e tyre bankare dhe te bashkepunonin ngushtesisht me SHBA ne kete lufte boterore. Lufta kundra terrorisimit, vjen direkt pas luftes se I, II dhe Luftës se Ftohtë, ku edhe ra perdja e egër komuniste. Në këtë luftë morën e marrin pjesë edhe shqiptarët. Merr pjesëe gjithë Shqipëria dhe Kosova.

11 Shtatori 2001 solli dhembje te madhe edhe per Shqiptaret

Sulmet terroriste te 11 Shtatorit 2001 preken tere popujt e botes e nder ta nuk shpetuan as shqiptaret. Mon Gjonbalaj, Rrok Camaj dhe Simon Dedvukaj ishin ata qe humben jeten ate dite te kobshme. Mengjesi i asaj dite i gjeti te tre duke punuar ne WTC ku nje aeroplan i drejtuar nga terroristet ra ndermjet tyre dhe tokes, ata ishin duke punuar më larte se katet e 90-ta të nderteses veriore.

Beqir Sina/ New York

KOMENTOJE