Sot, më 14 shtator 2009 mbushën plot nëntë vite nga dita kur lindi portali malesia.org. Nëntë vite punë të plotë, megjithëse kishte periudha kur faqja rrezikohej, shuhej por falë vullnetit të stafit, portali i kaloi të gjitha ato ndalesa dhe për këto nëntë vite publikoi me mijëra shkrime, fotografi dhe materiale tjera, ku sot me mijëra lexues nga të gjitha anët e botës informohën, bashkëbisedojnë dhe argëtohen.
Portali malesia.org së bashku me forumin, chatin virtual dhe online TV (malesia tv) si pjesë e këtij portali, nxën vendin në mesin e portaleve shqiptare më të vizitueshme në botë.
Gjatë punës nëntëvjeçare portali fitoi shumë vlersime, lëvdata por edhe kritika të cilat në shumicën e rasteve ishin të arsyeshme, të cilat ne do ti përdorim për të mësuar nga ato e që në të ardhmen të përmirsohemi.
Sigurisht se për suksesin e portalit duhet falenderuar edhe vet lexuesit pasi interesimi dhe përkrahja e tyre u dha vullnet dhe kurajë antarëve të stafit të mos kursehen dhe të vazhdojnë me punën aspak të lehtë.
Stafi gjithashtu falenderon donatorët të cilët gjithmonë ishin të gatshëm për të na ndihmuar.
Stafi i portalit malesia.org përshendet vizitorët e portalit kudo që gjindën në botë dhe ju premton edhe më shumë vite tjera punë, çdo herë në nivel më të lartë.
Me rastin e nëntë vjetorit të portalit malesia.org antarët e stafit malesia.org u bashkuan për një piknik njëditorë pranë Liqenit të Shkodrës në Vitojë.