19 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike në Malë të Zi

Ashtu si edhe e kishin paralajmëruar, në mënyrë modeste e pa pompë, Lidhja demokratike në Mal të Zi, shënoi 19 vjetorin e themelimit. Në koktein e rastit, në restorantin “Niagara” ishin të ftuar kreu i partisë, këshilltarët nga radhat e saj, në kuvendet komunale të Ulqinit, Tuzit, Tivarit e Plavës dhe aktivistë të dalluar, ndërkohë që mysafirë prezent ishin Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, z. Tonin Beci, kryetari i ASH, z. Gjergj Camaj, si partner koalicioni, Muhamed Gjokaj nga radhat e partenrëve në zgjedhjet e prillit 2009 dhe Leonard Berishaj, kryetar i fondacionit humanitar “Malësia” nga New Yorku. Të pranishmit, në emër të shtëpiakut i përshendeti Nikollë Camaj, kryetar i Degës së Malësisë, kurse fjalën e rastit e pati kryetari i LDnëMZ, z. Mehmet Bardhi. Që të dy pershendeten të parnishmit, anëtarët dhe mysafirët dhe, mbi të gjitha falenderuan përkrahësit dhe aktivistët e kësaj partie të cilët tash 19 vite u qendruan besnik orientimeve programore të saj, por edhe aktivistët e rinjë, të cilët shohin në LD subjektin më autentik shqiptar në Mal të Zi.

Nga fjalët e rastit u dëgjua dëshira që përvjetorin e ardhshëm ta shënojmë në Komunën e plotë të Malësisë, por edhe shpresat se edhe në këtë pjesë të Ballkanit do të fryjnë erërat e një demokracie të plotë e të vërtetë, ku shqiptarët do ta kenë vendin e merituar. Më gjerësisht u fol për aktivitete konkrete lidhur me realizimin e projektit të komunës së plotë, në të cilën janë kyçur sidomos strukturat e Komunës Urbane të Tuzit, gjegjësisht strukturat politike që e përbëjnë shumicën, por edhe Këshilli nacional i shqiptarëve. Edhe me këtë rast u përsërit indinjata e thedhë lidhur me akcionin policor “Fluturimi i shqiponjës” realizuar në përvjetorin e 16. të Lidhjes demokratike, me shpresë se edhe ata që sot gjinden në burgjet malaezeze, së shpejti do të dalin në lirinë që padrejtësisht ua hoqi pushteti malazias, në një proces të montuar politik.

Albert Camaj

FOTOGRAFITË KOMENTOJE