NATO-s, përshëndet dhe inukurajon FSK-ën dhe deklaron kapacitetet vepruese fillestar për Forcën e Sigurisë së Kosovës

NATO në dekleratën e saj thotë se procesi i krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe trainimi i tyre është zhvilluar sipas kritereve e standardeve të NATO-s, në një mision gati shtatë mujor që NATO e ka kodur “Luani i Shkathët”.

BRUKSEL – NATO : Flamuri i Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga data 15 shtator 2009 do të qëndrojë mbi ndërtesën ku deri dje ishin Trupat Mbrojtëse të Kosovës,mbasi tash, FSK-ja ka filluar misionin edhe zyrtarisht. Në njoftimin zyrtarë, thuhet; se Forca e Sigurisë e Kosovës do të jetë forcë shumetnike dhe e krijuar në bazë të paketës së Ahtisaarit. Përndryshe, të gjithë shtetasit e Kosovës pa dallim kombësie, religjioni dhe gjinie do të kenë të drejtë të konkurrojnë, për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas deklarimit zyrtarë, për fillimin e punës së FSK-ës, nga Brukseli, ku ndodhet edhe selia e saj – NATO-ja, me anë të një deklerate zyrtare ka përshendetur këto forca dhe ka inkuruajuar ato. Nga ana tjeter NATO ka deklaruar se do te vazhdoje te garantojë sigurinë në Kosovë.

NATO në dekleratën e saj thotë se procesi i krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe trainimi i tyre është zhvilluar sipas kritereve e standardeve të NATO-s, në një mision gati shtatë mujor që NATO e ka kodur “Luani i Shkathët”.

NATO ka kërkuar FSK-ja të mos shfrytëzohet për arsye politike apo personale, ngase dëmton imazhin e Kosovës dhe vetë FSK-së, pasi Forca e Sigurisë së Kosovës – FSK-ja është një organizatë jo-ushtarake e jo politike, të gjitha-vullnetare, shumetnike, forcë e armatosur lehtë të sigurisë nën kontrollin demokratik dhe civil. Misioni i saj i vetme është që të kryejnë operacione të mbrojtjes civile në Kosovë, të ndihmojë autoritetet civile në përgjigje të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera. Qëllimi tjetër për FSK-së është që të arrijë të bëhet e plotë në Aftësitë Operacionale. KFOR-i do të udhëzojë dhe mbështesë këtë proces i cili pritet të marrë 2 deri në 5 vjet kohë.

Në dekleratën zyrtare të Natos, thuhet se “Sot më 15 shtator 2009, NATO-ja, deklaron se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka të arritura fillestare, të cilat duhen përgëzuar dhe inkurajuar. Aftësitë Operacionale (IOC) dhe ato të NATO, s, do të ndihmojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës, në të gjitha kapacitetet operative. Vendimi u mor pasi Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e themeluar kohët e fundit, tregoi se ka aftësitë e saj për të kryer operacionet e mbrojtjes civile, dhe për të ndihmuar autoritetet vendore në rast të emergjencave, gjatë një stërvitje trajnuese të quajtur “Luani i Shkathët”.

Vendimi u mor pasë përfundimit të trainimit të koduar “Luani i Shkathët”, i cili ishte pika më kulmore në më pak se shtatë muajë të punës së rëndë nga KFOR-it dhe të trupave të FSK-së, për rekrutimin e tyre, trajnimin dhe pajisjen e forcës me të gjtiha elementët e kërkuar.

Më pas në dekleratë thuhet se :”Lejohet ushtrimi i KFOR-it për të vlerësuar Forcën e Sigurisë së Kosovës , për aftësin operative aktuale në degën kryesore të Mbrojtjes Civile si edhe atë shpërthyese e çaktivizimit (EOD), në luftën kundër zjarrit, të përdorimit të mjeteve të rrezikshme Material Handling (HAZMAT) dhe Kërkim dhe Shpëtim i mbështetur nga logjistika, aftësitë mjekësore dhe të sigurisë.”
Sipas dekleratës së Natos, nga Brukseli, thuhet se ” Forca e Sigurisë së Kosovës – FSK-ja, është një organizatë jo-ushtarake e jo – politike, të gjitha-vullnetare, shumetnike, forcë e armatosur lehtë me mjete të sigurisë nën kontrollin demokratik dhe civil. Misioni i saj i vetmë, është që të kryejnë operacione të mbrojtjes civile në Kosovë, të ndihmojë autoritetet civile në përgjigje të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera. Qëllimi tjetër për FSK-së është që të arrijë të plotë Aftësitë Operacionale. KFOR-i do të udhëzojë dhe mbështesë këtë proces i cili pritet të marrë 2 deri në 5 vjet kohë.

Ndërsa një ekip për verifikim i KFOR-it, ka njoftuar se :” Personat e interesuar të konkurrojnë për oficerë të FSK-ës, duhet të jenë 25 deri në 30 vjeç dhe të kenë diplomë universitare, ndërsa ata për grada të tjera 18 deri në 30 vjeç dhe duhet të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm. Procesi i përzgjedhjes përbëhet nga pesë faza të ndryshme, ndërsa të interesuarit duhet t’i dorëzojnë aplikacionet deri më 14 shkurt, kohë kjo kur edhe do të fillojë procesi i rekrutimit. FSK-ja do të ketë 2 mijë e 500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervistë.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE