Këshilli i Shkollës së Mesme 25 Maj propozojnë Drejtorin e ri kurse përfaqësuesi i prindërve jep dorëheqje

Pds shpall Laleviq

Përfaqesuesi këshillit të prindërve zotëri Xhemal Nikaj jep dorëheqje, sepse është i pa kënaqur me zgjatjen e procedurës për zgjedhjen e Drejtorit të ri.

Këshilli i Shkolles ë Mesme “25 Maj” nga Tuzi dje kan vëndosur që misnistrit Sreten Shkuletiq që të caktojë Semirin Laleviq si drejtor të ri të atij institucioni. Simbas informatave tona sesioni i këshillit të shkollës ka kaluar me trazira dhe dhun, dhe në fillim dorëheqje të pa kthyeshme ka dhënë përfaqesuesi i këshillit të prindërve Xhemal Nikaj. Simbas informatave Nikaj nuk është i kënaqur që konkursi për zgjedhjen e drejtorit të ri zgjat që nga mueji qerrshorë që po thuaj se përafërsisht jan 4muej. Ashtu që këshilli i shkollës ka marrë vëndim me gjashtë antarë. Disa nga anëtarët e këshillit të shkollës na tregojnë se në mënyr jo zyrtare Laleviq për vendin e drejtorit e kan rekomanduar dhe përkrahur edhe Qeveria, saktësisht Partia Demokratike e Socialistave(PDS).
Kandidatët e tjerë për atë vend ishin edhe profesorët e gjuhës shqipe Prelë Gjolaj dhe Sead Lulanaj, profesori i fizikës Zef Nikprelaj dhe profesoresha e gjuhës angleze Enisa Drvanoviq. Drvanoviq është gjithashtu presidente e këshillit të shkollës kurse Lulanaj është anëtar. Laleviq për këtë vënd ka marrë katër vota pro ndërsa nga një votë kan marrë Drvanoviq dhe Lulanaj, dhe ata duke u falenderuar votave të veta, kurse dy kandidatët tijer Prëlë Gjolaj dhe Zef Nikprelaj nuk kanë marrë asnjë votë.

Përndryshe anëtarët e këshillit të shkollës janë edhe deputeti i PDS Halil Dukoviq dhe funkiconeri i PDS Nikollë Gegaj, Drejtori i shkollës fillore “Mahmut Lekiq” Pjetër Ivezaj dhe drejtori i shkollës fillore “Skorraq” Gjon Camaj.
Këshilli i shkollës mbrenda dy apo tri ditëve kan për ti dërguar vëndimin Ministrit. Drejtori aktual Mark Berishaj në shkurt do dalë në pension, sepse ka fituar kushtet ligjore.
Berishaj në një konferenc të shkurtër tha se zgjedhja e drejtorit ka shkuar në rregull dhe se ai nuk ka asgjë kundra zgjedhjes së Laleviq dhe thotë se pret nga ai që të jetë i suksesshëm në atë punë.

Kushti që dikush të jetë Drejtor i shkollës është që të dij gjuhën shqipe. Simbas nenit të 75. ligji për edukim dhe arsimim njëjtë në paragrafin e gjashtë të të njëjtës rregullore thuhet se “kandidati duhet të dinë gjuhën shqipe”.

Përkthyer nga e përditshmja DAN

KOMENTOJE