Festimi i Fiter Bajramit në skenën verore në Milesh

Në skenën verore në Milesh u organiziua mbrëmje folklorike me rastin e festës së Fiter Bajramit, dhe pjesëmarrjes në Festivalin Folklorik kombëtar “Gjirokastra 2009”.
Kjo mbrëmje festive u mundësua nga SH.K.A “Liria” nga Mileshi, në këtë natë muarën pjesë edhe SH.K.A “Gruda” e cila poashtu merr pjesë në Festivalin e Gjirokastrës.
Të ftuarit në këtë mbrëmje ishin edhe Shtjefën, Amanda dhe Vera Ujkaj.

Festa e Fiter Bajramit është festë Islame në ç’rastë besimtarët musliman në tërë botën e festojnë këtë ditë. Mirëpo në këtë mbrëmje po festonte e tërë Malësia, pa dallime ishin të bashkuar në valle të gjith kërcehej dhe këndohej deri në orë të vona të mbrëmjes dhe nata kaloj në një atmosferë vërtet të këndëshme festive, nën tingujt e muzikës të zgjedhura nga DJ Mani.
Malësia dhe banorët e saj shumë bukur dinë ti kremtojnë këto festa që tani më janë bërë traditë.

Kjo dëshmon se Kultivimi i këtyre vlerave siç është rasti me festat fetare që i festojmë të gjith së bashku dhe i ndiejmë si të vetat. Këto raste janë një shëmbull tipik i tolerancës dhe njëkohësishtë garancion i fortë së Malësia me këtë rini ka një të ardhme të sigurtë dhe se këto vlera dhe këtë pasuri nuk ka kush që mund të na privoj.

Stafi i MALESIA.ORG uron Fiter Bajramin të gjithë shqiptarëve të besimit musliman. Paqa, dashuria, harmonia dhe toleranca mbizotëroftë përherë në familjet tuaja. Urime !

FOTOGRAFITË KOMENTOJE