“Fluturimi i shqiponjës” – Përsëri në Spuzh

Gjon Dedvukaj, Vasel Kolçaj, Mark Ivanaj, Malotë Bojaj dhe Nikollë Lekoçaj sot, më 21.09.2009 ishin të obliguar që të paraqiten në burgun e Spuzhës, për të vuajtur dënimin e caktuar në procesin gjyqësor kundër malësorëve të arrestuar në akcionin famëkeq policor “Fluturimi i shqiponjës”. Ata u takuan për të pirë edhe nga një kafe të lir, në kafeterinë “Martini” në qëndër të Tuzit, prej nga u nisën për në burgun e Spuzhës. Aty i takuan disa qytetarë, të afërm e kureshtarë, për tu dëshiruar dalje sa më të shpejtë nga burgu, së bashku edhe me të burgosurit tjerë. Ndërkohë, dënimin e kan vuajtur dhe gjinden në liri Viktor Dreshaj, Pjetër Dedvukaj,Gjergj Ivanaj, Kolë Dedvukaj dhe Rrok Dedvukaj, nga të cilët dy të fundit shtetas amerikan pritën që së shpejti të udhëtojnë për te familjet e veta në SHBA.

Albert Camaj

FOTOGRAFITË KOMENTOJE