Mali i Zi vuri tabela duke e shpallur pronë malazeze tokën shqiptare që e kishte vjedhur në ditët e para të pasluftës me ndihmën e UNMIK-ut. Po në atë vend ku janë këto tabela tani ndërkombëtarët kishin vënë tabelat e tyre. Ne gazetarët që raportonim atëherë për mediat e shkruara e elektronike nga Peja kishim ngritur këtë çështje e kishim publikuar shumë e shumë artikuj e reportazhe duke treguar me tekste e fotografi se Mali i Zi po vjedh tokat tona. Kishim publikuar edhe ankesat e shumë qytetarëve nga Dukagjini, që rrëfenin se mali i Zi ua ka rrëmbyer bjeshkët në të cilat kanë dalë me shekuj. Ata kishin rrëfyer edhe për varret e lashta stërgjyshore, që nuk ekzistonin më e që në vend të tyre kishin zënë vend pompat kontrabandë të derivateve. Kishim raportuar se këto pompa ishin vepra të “bosëve” malazez dhe të kryepolicit të UNMIK-ut Korotenko. Këto shkrime kishin bërë që të reagonte pushteti lokal i Pejës, po ai nuk bënte dot gjë në mungesë kompetencash. Edhe pushteti qendror ishte njoftuar, por ai mjaftohej me deklaratat se Kosova ka kufij të njohur e të definuar. Kjo çështje u riaktualizua edhe këtyre ditëve dhe i pari i Pejës, Ali Berisha pa nga afër se Mali i Zi po vjedh tokën tonë shqiptare. Komuna edhe tani nuk ka kompetenca për të ndryshuar gjë e pushteti qendror< Fatmir Sejdiu e Thaçi përsëritën fjalitë e thëna që moti “ Kosova ka kufirin e saj të definuar e të njohur ndërkombëtarisht dhe se me Malin e Zi marrëdhëniet janë të mira”.
Sa bukur, bile tepër bukur kjo. Nëse ndonjë qytetar nga Dukagjin i do të trimërohej nga deklarata të tilla dhe do të shkonte tutje tabelës: “Crna Gora – Montenegro e Dobro doshli” , do të bindej se këto janë vetëm deklarata dhe se policia malazeze do ta arrestonte fill për shkelje kufiri. Lexuesve po ua rikujtoj se në kohët e para të pasluftës, jo vetëm civilë, po policia malazeze kishte ndaluar, arrestuar e rrahur edhe një patrullë të SHPK-së, që po kryente detyrën e saj dhe në tokën e saj. Malazezët e shtrijnë kufirin deri ku u teket dhe të arrestojnë me akuzën se ke kaluar ilegalisht kufirin. Liderët tanë edhe atëherë do të thonë se :”Kufiri i Kosovës është i definuar e i njohur ndërkombëtarisht . Sa keq liderët tonë po mbahen me llafe e deklarata e Mali i Zi po bën punën e vet duke vjedhur tokat tona e duke vënë tabela . kështu po realizohet ideja e kryepolicit Korotenko. Kështu po lejohet të shtyhet kufiri dhe t’u rrëmbehen bjeshkët e tbanet shqiptarëve. Po u rrëmbehet edhe toka , në të cilën kishin varrosur dikur të afërmit e tyre. Kështu e ka puna e liderëve tanë, të cilët nuk shqetësohen për tabelat e mbishkrimet malazeze për kufirin. Ata duhet të ngrisin zërin në biseda me Malin e Zi dhe të flasin bindshëm e zëshëm se me këtë shtet fqinj nuk është problem vetëm kufiri. Ka edhe probleme të tjera. Kosova i dha gjithë hapësirën e kërkuar një Shoqate malazeze dhe i premtoi gjithë ato privilegje për këtë pakicë, që dikur vetë e kishte mohuar identitetin malazez. Kosova, që është kthyer në magje për të drejtat maksimale të pakicave, pra edhe të asaj malazeze, nuk e qel gojën në takimet me pushtetin e Malit të Zi as për tokat e vjedhura e as për nëpërkëmbjen e të drejtave elementare të shqiptarëve në Malësi. Kosova krijoi komuna të plota me dy a tri fshatra të banuara me serb dhe nuk po gjen forcë , bile ta pyes, Malin e Zi, pse nuk i takuaka komuna e plotë Malësisë. Malësorët nëpër vite e dekada kanë bërë shumë për Kosovën, ajo as edhe një zë nuk po e flet për të. Keq a?
Në legjendë:
1. Tabela e Malit të Zi në tokën e vjedhur,
2. Toka e vjedhur – ishin rrënuar varret shqiptare për t’u ngritur pompat e kontrabandës,
3. Kryepolici i UNMIK-ut Korotenko ishte ideatori i tokës së vjedhur dhe pompave
Rrahman Jasharaj
Toka e vjedhur dhe pompat e kontrabandes
Polici Korotenko
Tokat e vjedhura