Jo dorëzimit të eshtrave të Nënë Terezës

India hedh poshtë kërkesën e Shqipërisë

India hodhi poshtë kërkesën e Shqipërisë për dorëzimin e eshtrave të Nënë Terezës, me origjinë shqiptare, që u njoh nga e gjithë bota si murgesha katolike e Kalkutës.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Indisë, tha sot se Nënë Tereza ishte qytetare e Indisë dhe se eshtrat e saj po pushojnë në vendin e vet. Ai tha se dërgimi i eshtrave të saj në një vend tjetër nuk shtrohet fare.
Zëdhënësi ju përgjigj një kërkese të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, që i pati kërkuar Indisë që kjo çështje të diskutohej.
Shqipëria donte që eshtrat e Nënë Terezës t’i dorëzoheshin asaj me rastin e 100 – vjetorit të lindjes së bamirëses në gusht në vitit 2010.
Emri i nënë Terezës ishte Agnes Gonxhe Bojaxhiu dhe ajo u lind në një familje shqiptare me banim në Maqedoni dhe në vitin 1929 ajo shkoi në Indi, ku u bë qytetare e atij shteti.
Në vitin 1979, Nënë Terezës iu dha çmimi Nobel për Paqen, për dedikimin e jetës së saj në ndihmë të të varfërve. /kohapress/

KOMENTOJE