Student's Maturant’s Party në Night-Club eClipse

Në ambientet fantastike të night-club “eClipse ”, studentët dhe maturantët e Malësisë, organizuan mbrëmje rinore nën tingujt e mrekullueshëm të hiteve më të fundit të muzikës, botërore, si dhe asaj malësore.
Për argëtimin e kësaj mbrëmje kaq të bukur rinore u përkujdesën këngëtari dhe këngëtaret e mirënjohura nga Malësia, Lekë Dedvukaj, Amanda Ujkaj dhe Violeta Lulgjuraj nën orkestrimin e Samir Beqaj, si dhe Dj SOS.

Me kalimin e kohës atmosfera në lokal sa vinte e bëhej më e bukur. Kështu nën tingujt e mrekudhueshëm të zhanreve të ndryshme muzikore, të rinjët malësorë u argëtuan deri në orët e vona të natës.
Kombinimi magjeps i bukurisë ekskluzive të vetë lokalit, të rinjëve të disponuar, dhe muzikës fantastike, bëri që argetimi të jetë i paharrueshëm për gjatë kohë.

Një falenderim të veçant kemi për grupin muzikor Lekë Dedvukaj, Amanda Ujkaj, Violeta Lulgjuraj, orkestrën Samir Beqaj dhe dj SOS-Robert Ivezaj, dhe pronarët e lokalit Lindon dhe Marjan Camaj të cilët të gjithë së bashku vazhdimisht na përkrahin dhe na mbështesin në organizimin e mremjeve të këtilla rinore Gratis.

Më posht kemi vëndosur edhe disa fotografi për tu vërtetuar juve, lexuesve të këtij tekstit se atmosfera në “eClipse ” ishte shumë në nivel.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE