Koncerte Humanitare të Nikollë Nikprelaj
Ndarja e mjeteve i është besuar KU të Tuzit. Nga kjo shumë përfitues ishin 39 fëmijë nga lista e cila ishte e bazuar në të dhënat që disponon administrata e KU të Tuzit mbi gjendjen shëndetësore të fëmijëve me nevoja të posaçme në trevën e Malësisë.
Njerëzit e mëdhenj edhe pse madhështinë dhe popullaritetin e vet e arrijnë jashtë vendlindjes, ata çdoherë ëndërojnë t’ë kthehen në gjirin e saj.
Nikollë Nikprelaj edhe pse karrierën e vet e filloi në Kosovë ai sot gëzon respekt dhe popullaritet po aq të madh në vendlindjen e tij në Malësi sa në Kosovë dhe Shqipëri.
Ai sot konsiderohet një nga këngetarët më të njohur në tërë botën shqiptare . Karrierën e tij e karakterizojnë suksese të mëdha të njëpasnjëshme me këngë dhe melodi të cilat janë bërë hite. Tani ka krijuar emër dhe është ngritur në panteonin e personaliteteve shqiptare që i kanë dhënë kontribut të konsiderueshëm kombit shqiptar. Ai ka siguruar vëndin në historinë e Malësisë dhe është ambasadori më i mirë për vendlindjen e vet në botën shqiptare.
Por Nikolla nuk ndalet këtu. Verën që shkoi gjatë muajit gusht, ai inicoi një aktivitet bamirësie, që përmes këngës t’u ndihmojë atyre, që kanë më së shumti nevojë për ndihmë dhe përkrahje.
Me angazhimin e vet organizoi katër koncerte humanitare dedikuar fëmijëve me nevoja të posaçme.
“Kjo ide ishte shumë e vjetër e cila buron nga deshira për të ndihmuar të tjerët. Pasi që rrethanat e mia jetësore ishin të tilla, dhe unë pata mundësi të vihem në lëvizje për këso lloj aktivitetesh humanitare. Unë çdoherë them se falë zotit dhe popullit që më duan pata mundësi t’i realizoj ëndrrat e mia për të qenë këngëtar e për patur një familje të shëndoshë dhe me kushte të mira për një jetë normale. Në këtë mënyrë unë deshta ti shperblehem zotit dhe njerëzve të cilët më përkrahin vazhdimisht”, u shpreh Nikollë Nikprelaj.
Në vazhdën e aktiviteteve humanitare janë mbajtur katër koncerte. Në koncertin e parë musafir i mbrëmjes ishte humoristi Shkodran Zef Deda, kurse në kuadër të koncertit të dytë u organizua edhe edicioni i radhës i Mis Malësia 2009.
Në këtë Manifestim të këngës dhe bukurisë morën pjesë shumë bukuroshe nga Malësia dhe Diaspora. Në konceritn e tretë musafirë ishte këngëtari i mirënjohur nga Kosova Ilir Shaqiri. Çdo mbrëmje restorant “Cavalieri” ishte plot me adhurues të muzikës së këngetarit nga Malësia N.Nikprelaj.
Edhe përkundër faktit se për organizimin e këtyre koncerteve në ambientet e restorant “Cavalieri” fillimisht pata pëngesa për arsye të ndalesës nga ana
e policisë. Ndalesa ishte e kerrkuar nga vëndasit me anë të një peticioni. Me të dëgjuar se është fjala për koncerte humanitare peticioni është tërhequr nga vendasit dhe në këtë mënyrë na u dha mundësia t’i mbajmë koncertet”, u shpreh Nikolla.
Nga këto koncerte është arritur të grumbullohen 7.850 euro të cilat u janë shpërndarë fëmijëve me nevoja të posaçme.
Ndarja e mjeteve i është besuar KU të Tuzit. Nga kjo shumë përfitues ishin 39 fëmijë nga lista e cila ishte e bazuar në të dhënat që disponon administrata e KU të Tuzit mbi gjendjen shëndetësore të fëmijëve me nevoja të posaçme në trevën e Malësisë.
“Vite me rradhë gjatë karrierës sime jam munduar të jap kontributin tim në aktivitete humanitare gjë që kam në plan edhe në të ardhmen të vazhdoj të ndihmoj dhe përkrahi të gjithë ata të cilët kanë nevojë”, shprehet këngëtari nga Trieshi i Malësisë Nikollë Nikprelaj./kohapress/
Muhamed Gjokaj