Konferenca e Du Bois e bashkon Diasporën dhe përcakton qëndrimin për të ardhmen e Shqiptarëve në Mal të Zi

24 TETOR, 2009, Du BOIS, PENNSYLVANIA – Disa OJQ shqiptaro-amerikane u mbledhën sot në Du Bois, Pennsylvania për një konferencë që është kumtuar si historike. Për herë të parë, katër organizatat shqiptare me ndikim më të madhë (fluturuan nga Detroit, New York dhe Malësia) u bashkuan dhe biseduan për projektet të cilat kanë për qëllim njohjen e Malësisë si një entitet i veçantë dhe funksional duke ia dhënë statusin e komunës. Të pranishëm ishin drejtuesit dhe antarët e (1) Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe”, (2) Lëvizja Atdheu Na Bashkon, (3) Fondi Humanitar Malësia, dhe (4) Shoqata Ded Gjon Luli.
Krerët e këtyre organizatave ishin të shoqëruar nga ekspert të politikës, që përbënin një grup më të vogël punues, të cilët ishin të aprovuar unanimisht që të bëhen fuqia lëvizëse mbrapa hulumtimeve, koordinimeve dhe ekzekutimeve të komunës së plot dhe autonome të Malësisë. Këta ekpsert përfaqësojnë fushat e shkencave politike, ligjit ndërkombëtar, ekonomisë, planifikimit urbanistik dhe inxhinierisë shoqërore, të gjitha këto fusha vendimtare në dizajnimin dhe implementimin e infrastrukurës, operimeve sociopolitike dhe ekonomike të Malësisë.

Grupi punues prezentojë një studim elaborues, i cili po dërgohet për publikim, që shumë qartë përshkruan se Malësia është një “regjion me funksionim të plot” që është i “vetë-mbajtur” dhe i aftë për të mbështetur infrastrukturën e vet politiko-ekonomike më shumë se sa së paku shtatë komuna më të vogla të tjera të Malit të Zi që shumëherë janë komuna të pambajtura, prandaj konkludon se mosdhënia e statusit komunal Malësisë është një motiv i pastër politik i udhëhequr nga autoritetet qëndrore në Podgoricë.
Derisa secili lider dhe ekspert prezentuan studime, analiza dhe projekte lidhur me arritjen e qëllimit të lartpërmendur, u arrit një marrëveshje unanime nga 33 anëtarët e pranishëm mbi Deklaratën që përshkruan shembuj të praktikave diskriminuese kundër shqiptarëve në Mal të Zi, të cilat shkurtazi janë:

• burgosja politike e bashkangjitur me torturë të rastit, andaj dështimi i respektimit të normave ndërkombëtare, ku nënshkruesë dhe anëtarë është Mali i Zi;
• dështimi për të njohur popullatën e madhe minoritare shqiptare në të gjitha fushat e strukturave dhe proceve vendimmarrëse, pra largimi i tyre nga procesi politik dhe rrjedhat e shoqërisë;
• dështimi për të zbutur pabarazitë akademike që shqetësojnë shqiptarët në institucionet shkollore dhe programet e lëndve, ku gjuha amtare dhe mjetet e të mësuarit janë të ndaluara si mjet për të mbajtur elementet gjuhësore, historike dhe kulturore të trashigëmisë kombëtare, duke përshpejtuar shkallën e asimilimit dhe shkatërrimit etnik;
• dështimi për të ofruar mbështetje financiare për prapambetjet socio-ekonomike që janë në rritje, ku infrastruktura e shkatërruar, kanalizimet e papërshtatshme, shërbimet komunale që nuk reagojnë dhe
shpërndarja joproporcionale e fondit të Kryeqytetit kanë çuar në një klim të ndenjur sociopolitike dhe fiskale; dhe
• injorimi i kërkesave legjitime të shqiptarëve për kthimin e vetqeverisjes lokale në teritorin e Malësisë, ku zhvillimi dhe progresi në të gjitha fushat e lartpërmendura janë të bllokuara në interesat e elitave politike të Podgoricës, por në dëm të pakicave të Malësisë të lënë pas dore.

Si rezultat i këtyre mospërputhjeve, grupi punues ka konceptuar disa kërkesa që kërkojnë vëmendje të menjëhershme, që rrjedhin kryesisht nga ligjet e paligjshme të përshkruara në ligjin e Malit të Zi për Ndarjen Teritoriale. Këto kërkesa i bëjnë thirrje qeverisë së Malit të Zi për të miratuar dhe financuar statusin e komunës së plotë të Malsisë, në tërësi, sipas ligjeve që i ofrohen regjioneve të tjera teritoriale; që për të realizuar këtë objektiv, partitë politike shqiptare në Mal të Zi duhet të lënë anash mosmarrëveshjet e tyre dhe t’i bashkojnë përpjekjet e tyre që menjëherë të punojnë drejt përmbushjes së një komune të plotë në Malësi; se partitë politike shqiptare, pa vonesë, do të fillojnë një strategji të veçantë (me afate specifike), për të shprehur kontroll dhe aftësi udhëheqëse në menaxhimin e një komune plotësisht funksionale.

Kjo Deklaratë është miratuar unanimisht dhe e nënshkruar nga udhëheqësit e katër organizatave, pastaj kjo do ti dorëzohet të gjitha palëve të prekura, duke përfshirë ato në aparatin politikë malazezë dhe OJQ-ve rajonale që kanë të bëjnë në veçanti me çështjet e diskutuara në Du Bois.
Konferenca në Du Bois përfundoi në një notë të lartë, dhe çdo organizatë vendosi që të gjitha konferencat e ardhshme, projektet, komunikimet dhe deklaratat do të trajtohen nga ekspertët përkatës që përfaqësojnë grupin punues. Anëtarët e secilës organizatë arritën në përfundimin se Diaspora një herë e për gjithmonë do të flasë me një zë, sepse qëllimi madhështor është shumë më i rëndësishëm se sa interesat e disa individëve. Aspirata tani është që shqiptarët në Mal të Zi të punojnë në të njëjtin drejtim.

KOMENTOJE