Ja gafat” e Jeremic ne Parlamentin Evropian

Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic u shqua ne Parlamentin Europian per elokuencen e tij ne gjuhen angleze e njekohesisht per numrin e larte te gafave qe leshoi gjate ballafaqimit me eurodepuetet.

Vuk Jeremic – Minister i Jashtem i Serbise:

“Ju po kombinoni ‘pushim pas Kroacise dhe JO Turqise’ dhe duhet te mendoni sesi ndihemi ne ne Ballkan, ne qe ishim per 500 vite ne te njejten varke me Turqine. Shumekush mund te mendoje se po na shtyni ne te njejten varke serish”.

Jelko Kacin – raportues per Serbine ne PE

“Serbia nuk mund te mbetet peng dhe viktime e te kaluares se saj, ju lutem deshmojeni qe kemi nje te ardhme ne Europe dhe se e shihni te ardhmen e Ballkanit ne Europe”.

Jeremic:

” Ju do te me pyesni se si do te veprojme ne nese Gjykata Nderkombetare e Drejtesise vlereson se deklarata e njeanshme e pavaresise ishte konform se drejtes nderkombetare, por une do t’ju pyesja cfare do te benit ju, ata 22 prej jush, nese kjo gjykate do vleresonte se ishte shkelje e te drejtes nderkombetare”.

Arnaut Daenian – eurodeputet francez

“Realiteti politik i BE-se eshte se nga 27 antare, 22 e kane njohur pavaresine e Kosoves dhe nuk i rikthehen me kesaj ceshtjeje”.

Jeremic:

“Shume prej jush e dine se ne kemi ndjenja te posacme historike dhe shpirterore ndaj Kosoves”.

Ulrike Lunacek – raportuese e PE per Kosove

“E di qe eshte shume e veshtire per ju dhe e di se keni thene shpesh here se KURRE nuk do e njihni shpalljen e njeanshme te pavaresise. Ju e dini mire se nuk eshte menyra me mire qe ne politike te thuash “KURRE” nese duam te ardhme te perbashket”.

Jeremic:

” Serbia eshte shteti kyc, shteti strategjik ne rajon, kjo me se miri reflektohet me faktin se ju keni 2 raportues per Serbine, Zotin Kacin dhe Zonjen Lunacek. Keshtu e shohim ne”.

Ulrike Lunacek:

“Me lejoni t’ua bej mjaft te qarte: Une ne kete parlament jam raportuese per Kosoven, jo per Serbine, sepse per te eshte zoti Kacin”.

Jeremic:

” Eshte e pamundur qe qeveria e Serbise t’i mbeshtese zgjedhjet ne Kosove, sepse jane shkelje e rezolutes 1244″.

Ana Gomes – eurodeputete portugeze

“Askush nga ne nuk pret qe ju t’i mbeshtesni keto zgjedhje. Gjithcka qe duam eshte qe ju te gjeni menyren e t’u sugjeroni serbeve te Kosoves qe te marrin pjese ne votime”.

Jeremic:

“U permend ketu se disa serbe i kane mbeshtetur keto zgjedhje. Por me lejoni t’ju rikujtoj se edhe Milloshevici kishte shqipetare qe punonin per qeverine e tij, dhe ata ishin shqipetare qe e mbeshtesinin sundimin e Milloshevicit. Asnjehere nuk kam menduar se ata shqipetare kane perfaqesuar vullnetin e vertete te shumices”.

Doris Pack – eurodeputete gjermane

“Serbet qe jetojne ne Kosove e duan te marrin pjese ne zgjedhje nuk mund te krahasohen me shqipetaret qe ndihmuan Milloshevicin. Ky krahasim eshte i papranueshem”.

Marielle Desarnez – eurodeputete franceze

” Mendoj se 3 here e perseritet “ne po bejme gjithcka mundemi” atehere pyetja ime eshte cfare nuk ben pjese ne mundesite tuaja z. Minister?”.

Vuk Jeremic:

” Ju e dini shume europiane e amerikane po mundohen shume te kapin Osama Bin Laden, e askush nuk po dyshon ne perpjekjet e tyre, edhe pse ata nuk e kane gjetur ende. Ne po mundohemi t’i gjejme te akuzuarit dhe nuk do te heqim dore nga kjo”.

Kjo nuk eshte hera e pare kur diplomacia serbe gozhdohet nga qendrimet eurodeputeteve. Situate e ngjashme eshte paraqitur me ish ministrin Vuk Drashkovic ne perballjen e tij te fundit me Komitetin e Jashtem Europarlamentar.