Ministri i Jashtëm Meta vizitë zyrtare në Mal të Zi

Zv/ kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Malin e Zi, me ftesë të homologut Milan Roçen.

Në qendër të bisedimeve mes dy homologeve, do jetë ecuria e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, zhvillimet më të fundit në rajon, si dhe çështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian e euroatlantik.

Gjatë vizitës do të nënshkruhen edhe 3 marrëveshje në fushat ekonomike dhe qarkullimit të lirë të njerëzve.

Meta do të pritet në takime të veçanta edhe nga presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kryetari i Parlamentit, Ranko Krivokapiq dhe kryeministri z. Milo Gjukanoviq.

Gjithashtu ministri i Jashtëm – siç thuhet në një komunikatë të MPJ-së, do të takohet edhe me drejtues të partive kryesore politike shqiptare në Mal të Zi. /Telegrafi/