Ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian pranuan zyrtarisht aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat.
Komisioni parashikohet t’i dergoje autoriteteve shqiptare brenda 2 muajve nje liste me mbi 4 mije pyetje, qe perfshijne situaten politike, ekonomiko-sociale dhe pershtatshmerine me legjislacionin europian.
Ne rastin me te mire, nese Tirana zyrtare pergjigjet sic duhet ne kohe, 12 muaj me pas, Komisioni mund t’i rekomandoje Keshillit statusin kandidat per Shqiperine dhe nisjen e negociatave per anetaresim.
Nese pergjigjet e pales shqiptare konsiderohen te pamjaftueshme, ky proces mund te kerkoje pak me shume kohe, pasi Komisioni do te kerkoje sqarime te metejshme perpara se te perpiloje mendimin e tij mbi Shqiperine.
Shqiperia aplikoi ne prill 2009 dhe megjithese vendimi konsiderohet teknik ne kete faze te procesit, Keshilli i BE vonoi me shume se 6 muaj per t’u shprehur cfare shenon pritjen me te gjate ne Ballkan.
Ne historine e BE-se, kerkesa per anetaresim eshte refuzuar vetem ne nje rast, ne vitin 1987 ndaj Marokut, pasi nuk permbushte kriterin gjeografik per te qene pjese e Bashkimit Europian.
Per Shqiperine, Keshilli rikonfirmoi perspektiven europiane ne konkluzionet perfundimtare, si dhe nenvizoi se procesi i anetaresimit bazohet ne meritat e vendit per te permbushur kriteret e Kopenhagenit dhe zbatimin e duhur te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit.