Ndahet çmimi i Kuvëndit të Komunës Urbane të Tuzit

Më 18 nëntor, në Tuz, u mbajt seanca e XXI rregullt e Kuvendit të KU , në të cilën këshilltarët shqyrtuan disa pika të rendit të ditës.

Seanca e rregullt filloi me një pikë solemne ,pasiqë siç ishte paraparë u dorëzua çmimi i KU të Tuzit, për merita të veçanta në lëmi të ndryshme për vitin 2009.

Kryetari i jurisë Pjeter Dreshaj, i njoftoi këshilltarët dhe udhëheqësinë e pushtetit vendor me vendimin e anëtarëve të jurisë, dhe kërkoi nga Kryetari i KU Smail Çunmulaj zbatimin e këtij vendimit. Ai poashtu vlerësoi se ky çmim, është ndarë realisht, në bazë të arriturave të mëdha të personave dhe të një Fondacioni, të cilët me punën e vet kanë kontribuarë në afirmimin e vlerave të Malësisë në përgjithësi.

Dreshaj, njoftoj se në mesin shumë kandidatëve të propozuar për këtë çmim, juria është përcaktuar, siç vijonë: në lëmin e të arriturave shkencore , laureatë i këtij çmimi është dr.Sulejman Haxhiabllahoviq, punëtor i dalluarë edukativo arsimor shumëvjeçar, i cili ka doktoruarë në lëmin e gjenetikës dhe biologjisë molekaulare;
Pastaj, në ruajtjen e vlerave kulturore, pronari i muzeut etnografik “Malësia”, Shtjefën Ivezaj, i cili gjithë jetën e vet ia ka kushtuar grumbullimit të eksponateve nga e kaluara jonë; dhe për veprimtari humanitare Fondi Humanitar “Malësia” nga Nju Jorku.

Kryetari i Fondit Humanitar “Malësia” Leonard Berishaj, erdhi ta pranoj këtë çmim nga Nju Jorku dhe i cili i falënderoj të gjithë ata të cilët e vlerësuan punën dhe kontributin e këtij Fondacioni gjatë pesëmbëdhjet viteve të ekzistimit të tij, duke ndihmuar shëndetin e njerëzve në nevojë dhe në arsimimin e gjeneratave të reja.

Edhe fituesit tjerë të këtij çmimi falënderuan në mirënjohjen që u është dhënë me këtë rast.

Në vazhdim të kësaj seance , këshilltarët miratuan propozim vendimit për raportin financiar në periudhën janar- shtator 2009, e poashtu edhe propozim vendimin për miratimin e rebalancit të buxhetit të KU, i cili është zvogëluar për rrethë 20%, respektivisht nga 3.849.360 euro, në 3.029.700 euro.
Edhe në këtë seanc , udhëheqësia e pushtetit vendor dhe këshilltarët e shumicës në pushtet, u shprehën të pakënaqur me realizimin planit financiar, në radhë të parë në pjesën kapitale të tij, siç janë ndërtimin e rrugës Dinoshë-Pikalë- Triesh, pastaj ujësjellësin, tregun e gjelbërt, e tjera.
Këshilltarët, poashtu shqyrtuan dhe miratuan edhe disa pika tjera të parapara me rendin e ditës, siç janë iniciativën për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit mbi emërtimin dhe kufijtë e vendbanimeve në teritorin e KU të Tuzit, miratimi i raportit për punën e shërbimeve publike në Podgoricë, me disa vërejtje sa i përket punës së tyre në teritorin e KU të Tuzit.

Albert Camaj

FOTOGRAFITË KOMENTOJE