Në sajë të bashkëpunimit intensiv te Malit te Zi dhe Shqipërisë viteve të fundit janë edhe vizitat e shpeshta të niveleve te larta ku duhet theksuar vizitën e presidentit Bamir Topi në shtator dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit te punëve të jashtme Ilir Meta dite me parë ne Podgoricë. Nuk ka dileme se ne takimet e tilla janë trajtuar një gamë e gjerë temash që është shprehje konkrete e bashkëpunimit shumëpalësh në mes dy vendeve. Duke pasur parasysh paragjykimet e kaluara bashkëpunimi aktual ne mes tyre dy vendeve mund të shërbejë si model jo vetëm për regjionin por edhe me gjere.
Andaj më qëllimin për avancimin po këtyre marrëdhënieve Forca del me iniciativën për hapjen e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, e atë pikërisht në qytetin e Ulqinit. Një iniciative e tillë besojmë se do te mbështetet nga Qeveria e Shqipërisë dhe se kjo çështje në të ardhmen do të jete preokupim i diplomacisë shqiptare. Ndërsa ideja që selia e konsullatës të Jetë ne Ulqin është e logjikshme, sepse ky qytet është qendra e shqiptareve në Mal të Zi. Nuk ka dileme se me një veprim te tillë Ulqinit do ti kthehej imazhi i kaluar sepse te dhënat dëshmojnë se ne Mesjetë ai kishte qeverisje autonome ku disa vende kane pasur konsullatat e tyre.
Në ketë dimension duke pasur parasysh interesin e vet shtetërorë ka vepruar Kroacia e cila përveç ambasadës së saj në Podgoricë ka edhe konsullatën e vet në Kotor. Po ashtu një kërkesë e tillë ekziston edhe nga ana e Serbisë e cila përveç ambasadës ekzistuese në Podgorice ka kërkuar hapjen e tre konsullatave ne Mal te Zi.
Nga ana tjetër presim me padurim që së shpejti të behet realitet qarkullimi pa pasaporta por me letërnjoftim jo vetëm për qytetarët e komunës së Ulqinit por për të gjithë ata te cilët janë ne kuadër të zonës kufitare Mal i Zi Shqipëri. Një veprim i tillë praktik ka kohë qe ekziston në mes Malit te Zi dhe Kroacisë, andaj është koha e fundit që të eliminohen standardet e dyfishta për qytetarët e zonave përkatëse.
Shërbimi për informim