Falenderim – Shoqata Atedhetare Malesia e Madhe

Shoqata Atedhetare “Malesia e Madhe” deshiron te faleminderoj te gjithe ata qe kontribuen me te holla ne darke, qe kjo shoqate shtroi me 22 nentor 2009 ne sallen “Gjergj Kastrioti’ pran Kishes se “Shen Palit” ne Rochester Hills Michigan, per grumbullimin e mjeteve materiale per njerze te Malesise ne nevoje.

Kjo shoqate eshte e vetedijshme per situaten ekonomike jo te mire ne Michigan, dhe i kupton mundesite materijale te shumices se njerzve ketu.
Prandaj duke marre per baze kete gjendje te veshtire ekonomike, ndiejme obligim edhe me te madhe qe te gjithe donatorve ne kete nate t’u falemiderohemi edhe me shume.

Shuma totale e grumbullimit te mjeteve materiale arriti ne 17.200.00 dollar.

Lajmrojme te gjithe ata qe nuk kan pas mundesi te marrin pjese ne ate darke dhe deshirojne qe te japin kontributin e tyre per te ndihemue Malesin, fushata eshte ne proces dhe munde te kontaktoni personat e autorizuar ne tel: (586) 431-1333 dhe (586) 524-3487.
Shprehesojme qe ne te ardhmen ne Malesin tone, mos te kete njerze ne nevoje per ndihmen tone.

Shoqata Atedhetare “Malesia e Madhe” Detroit

Fjala e rastit per darken e ndihmave e z. Gjergj Ivezaj

Mirembrema dhe mire se jemi bashkue ne kete qender te Kishes se Shen Palit, ne kete qender te madhe kombetare dhe fetare.
Me lejoni qe ne emer te Shoqates Atedhetare “Malesia e Madhet.” t’iu bej mireseardhje, t’iu falemenderoj dhe tu shprehi mirenjohje per ardhjen tuaj sonte ketu. Jemi tubue per te ndihmue Malesin dhe njerzit e saje ne nevoje. Ky lloje tubimi eshte i vecante, sepse ne kete menyre, me veper konkrete tregohet atedhedashuria, humanizmi, si dhe deshira per te ndihemue vendelindjen tone, e sidomos ne kete kohe te krizes ekonomike qe te gjithe po e perjetojme dhe te gjithe po e ndiejme.
Shoqata “Malesia e Madhe” qe formue kryesishte nga aktivistet malesor te cilet ishin te kycun ne ceshtjen dhe problemin e Kosoves, dhe fille pas clirimit te saj nga okupatoret serbo-sllav, keta aktiviste u bashkuan dhe formuan kete shoqate dhe detyre vehtes i caktuan qe te merren me ceshtjet e Malesis dhe problemet e saj, per fate t’keq te shumta, por me shprese te ndihemohet dhe te ndikohet ne permisimin dhe avancimnin e situates jot e mire politike dhe ekonomike, si dhe te lehtesohet gjendja e veshtire jetesore e disa familjeve dhe individeve qe me te vertete kishin nevoje per ndihme.
Kjo shoqate eshte mundue, qe aktivitetin e vete ta shtrije per krejt Malesi, pa dallim kufirit politik dhe njerzit e saj kudo jane dhe me gjere.
Por duke marre per baze gjendjen e veshtir, e sidomos ate politike te gjymses se Malesis nen Male te Zi, atehere kuptohet se perqendrimi yne ka qene, dhe do te jete me i theksuar ne kete pjese te Malesie.

Te dashur bashkatedhetar, Shoqata Atedhetare “Malesia e Madhe” prej formimit te saj mision dhe qellim te vetin ka pas dhe do te kete qe te ndihmoj Malesin ne nevoja dhe probleme te ndryshme qe ka, si pasoje e regjimeve antishqiptare jugosllavo-malazeze, qe qellimi i vetem dhe kryesor i tyre ishte dhe eshte moszhvillimi i trojeve tona, asimilimi i popullates shqiptare si dhe shperngulja e tyre, qe statistika tregon se me shume ka Malesor jashte se ne Malesi si pasoj e ketyre rrethanave.
Prandaj ne qe e kemi leshue Malesin nuk duhet te harrojme prej kah kemi ardhe, nuk duhet te harrojme se jemi bijte dhe bijat e asaj Malesi, dikur krenare dhe legjendare, kurse sote e lodhur dhe e merzitur, e perbuzur, dhe e rraskapitur e rrahur dhe e burgosur, njerzit e saj te denuar pa fakte te vertetuara per akuza te veprave penale, te quajtur terrorist e cka mos.

Kurse shumica jone neper metropole te ndryshme te botes nuk bejme aq sa duhet dhe aq sa e kemi obligim, ta ndihemojme Malesin per nevoja humanitare, apo per te drejta elementare qe jan edhe me kushtetuten e shtetit Malazez dhe te garantuara me te drejta nderkombetare, por te neglizhuara dhe mos te realizuara nga qeveria malazeze dhe disa njerze tone te intereseve.
Shqiptaret ne Malesi nuk po kerkojne me shume se minimumin e te drejtave te tyre. Ata po kerkojne nje komune per Malesi, Malesia i ploteson kushtet me pare se shtate komuna tjera egzistuese tjera ne Male te Zi.
Po e perseris, ata kerkojne minimumin e te drejtave te tyre, sepse sikur Malesia dhe shqiptaret tjere te kerkojne te drejtat qe u takojne, e drejte qe cdo popull e ka, atehere ajo kerkese do te ishte bashkimi i te gjithe shqiptarve ne trojet e tyre ne nje shtete Shqiptar etnik, te lire, dhe demokratik.
Por Shoqata Atedhetare “Malesia e Madhe” duke marr per baze rrethanat politike rajonale dhe shqiptare ne pergjithesi, eshte percaktue te ndihmoj, te mbeshtes dhe te avancoj gjendjen politike, ekonomike dhe sociale te Malesis dhe shqiptarve neMame te Zi.
Shoqata “Malesia e Madhe” per keto vite ka ndihemue me qindra njerez ne nevoje – skamenor te Malesis. Ka ndihemue individ te semure qe nuk kan pas mundesi financiare per sherim, po permendi te riun Kristian Camaj nga Malesia qe ende gjindet ne procesin e sherimit, ku per te jan grumbullue me se $40.000.00

Pronarin e TV Boin ne Malesi zotri Tome Bojaj qe edhe per te u grumbulluen $60.000.00, i cili sote gjindet me familje dhe ne gjendje shume me te mire shendetesore, femiu Gecaj ne Tuz, i riu Mentor Kadriu ne Chikago e tjere, te cileve u deshirojme sherim te plote, si dhe shprehsojme qe ne te ardhmen mos te kemi raste te tilla.
Gjithashtu kemi ndihemue Senator dhe Kongresman Amerikan qe kan perkrah dhe ndihmue ceshtjen tone, kemi nndihemue shoqeri kulturo-artistike dhe organizata te ndryshme qe punojne per interes te Malesis dhe ceshtjen tone kombetare.
Ne bashkepunim me komunitetin tone kemi ndihemue familjaret e te burgosurve, si dhe kemi kerkue dhe organizue dhe do te kerkojme e do te organizojme protesta dhe demostrata te ndryshme per lirimin e tyre.
Kemi sponsorue botime dhe perkthime te veprave te rendesishme letrare dhe kombetare. Gjithashtu kemi mundesue realizimin e disa filmave dokumentar me rendesi te madhe per ceshtjen tone.

Kemi ndihmue ne realizimin e binjakzimit te qytetit Rochester Hills dhe qytetit Tuz si dhe viziten e Mayorit Bryan Barnett ne Malesi.
Shoqata Atedhetare”Malesia e Madhe” ka zhvillue edhe shume aktivitete tjera te ndryshme qe une ketu nuk po i paraqes.
Po ceki vetem ate kontributin financiare, qe per keto vite, shuma totale ka qene rreth $ 425.000. dhe e gjithe kjo shume eshte shpernda dhe shpenzue per nevoja te ndryshme te Malesis njerzve te saj dhe me gjere.
Shoqata jone eshte e vetedijshme se kete sukses kurr nuk e kishte arrite pa ndihmen tuaje gjeneroze dhe te gjithe atyre qe kan kontribue dhe nuk jane ketu prezent. Ne kete menyre eshte tregue dhe vertetue tradita e zemergjersise dhe bujaris Malesore dhe Shqiptare, qe per shekuj ka qene si moto, te ndihemohet ai qe ka nevoj.

Prandaj ne emer te Shoqates Atedhetare “Malesia e Madhe” ne emer te gjithe atyre qe u eshte ndihmur dhe ne emer te Malesis mbar, nga zemra iu falemenderoje per ndihmen dhe perkrahjen tuaj, iu deshiroj te mira personale, si dhe suksese dhe realizime te deshirave familjare dhe kombetare, duke iu uruar me shendet festat qe po vine: 28 Nentorin, Krishtelindjet dhe Vitin e Ri.
Vllezer dhe motra, Shoqata Atedhetare “Malesia e Madhe” edhe ne vitin qe po hyjme, prioritet kryesor do te kete vazhdimsin e perpjekjeve per permirsimin dhe avancimin e gjendjes politike, ekonomike dhe sociale ne Malesi, gjendje e cila ende kerkon ndihme nga ne.
Mirpo per gjendjen jo te mire qe dominon atje, nje pjese e pergjegjesis dhe fajit bjen edhe mbi ata atje, e sidomos mbi perfaqsuesit politik Shqiptar, qe nuk po gjejne nje gjuhe te perbashkte per interesa madhore, si dhe mbi ne ketu, qe nuk po bejme me shume.
Prandaj apelojme te te gjithe ata qe ia deshirojne te miren Malesis, te bashkohemi se ne kete menyre munde te bejme me shume per vendelindjen tone, e cila ka nevoje per ne.
Neqoftese bashkohemi munde te ndihmojme ne permirsimin dhe ndryshimin e gjendjej aktuale politike dhe ekonomike jo te deshirueshme ne Malesi.
Te bashkuar munde te ndikojme me shume ne shpejtimin e lirimit e te gjithe te burgosurve politik malesor qe gjinden ne burgjet Malazeze.
Te bashkuar munde te vazhdojme te ndihmojme skamnoret qe kane nevoje per kushtet elementare per jetese.
Te bashkuar munde te ndihmojme student shembullor, qe nuk kane mundesi financiare per shkollime te larta, qe neser edhe ata si intelektual dhe profesionist t’i ndihmojne Malesis.
Te bashkuar munde te bejme shume e shume gjera te medhaja dhe te nevojshme per Malesi, por vetem se kerkohet bashkim dhe perkushtim.

Ju faleminderit, Detroit, 22-11-2009

Gjergj Ivezaj

KOMENTOJE