Si në të gjitha trojet shqiptare edhe në Malësi u shënua 28 Nëntori, ditë kjo me rëndësi për kombin shqiptar, ditë e cila i bashkon të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
Festimi qëndrorë, i paraparë të mbahet në qëndër të Tuzit, për shkak të rreshjeve të shiut u mbajt në sallen e Q.I.K. “Malësia” e cila ishte teper e vogel për t’i nxënë të gjithë ata të cilët kishin ardhur për të festuar.
Festimi u hap me interpretimin e hymnit kombëtarë nga Arif Vladi kurse fjalen e rastit e pati prof. Fran Camaj. Të pranishëmve ju drejtua edhe kryetari i komunës urbane të Tuzit Smajl Maliq Çunmulaj.
Organizator i kësaj mbrëmje ishin Shoqata Besa e Trieshit dhe Unioni Artistik Shqiptarë nga Tirana.
Pjesë e programit ishin: Arif Vladi, Nikollë Nikprelaj, Çun Lajçi, Arben Sinani, Gjovalin Troni, Shkelqim Beshiri, Grupi Polifonik Çipini, Shoqata Ded Gjo Luli dhe Shoqata Besa e Trieshit.
Mbas përfundimit të programit, festimi vazhdoi në restorantin Belveder i cili poashtu nuk i nxuni të gjithë ata që kishin ardhur për të festuar.
Edhe subjektet politike shqiptare që veprojnë në Malësi shënuan 28 Nëntorin.
Alternativa Shqiptare në zyren e vet në Tuz shtroi një koktej për antaret dhe musafirët e vet kurse
Lidhja Demokratike shtroi koktej në restorantin Niagara.