Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian e miratoi vendimin që qytetarëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi t’u hiqen vizat për udhëtim në vendet e BE së. Me këtë vendim, këto vende vihen në listën e bardhë Shengen, që nënkupton se nuk do duhet të aplikojnë për viza për vendet e BE së, përveç për në Britani dhe Irlandë. Vendimi, i cili hyn në fuqinë 19 dhjetor, vlen vetëm për ata persona, që kanë pasaporta biometrike. Qytetarët e këtyre vendeve do të mund të qëndrojnë në vendet e BE së më së shumti 3 muaj gjatë një gjysmë viti, por pa të drejtë për të punuar. / REL /