Euro Pact vazhdon traditën e vet me ndarjen e bursave për studentët nga treva e Malësisë….
Kompania, për studentët e kësaj treve, shpall të hapur konkursin për “Bursën Euro Pact”, tashmë tradicionale, për vitin shkollor 2009/2010.
Njoftojmë se konkursi është i hapur dhe se të interesuarit mund të aplikojnë për bursën “Euro Pact” deri më 30 Janar 2010.
Dokumentacioni i kërkuar
• Biografia e shkurtër me informacion kontakti
• Lista e të gjitha notave nga fillimi i arsimit të lartë e deri tani
• Certifikata e regjistrimit dhe pjesëmarrjes për vitin 2009/2010
• Diploma dhe dokumente të tjera që ju mendoni se do të kenë ndikim në komisionin dhe procesin e vendimmarrjes.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar në adresën e mëposhtme, apo ta sjellin personalisht në selinë e Euro Pactit në Tuz.
Euro Pact Group
81206 Tuzi pn
Podgorica,
Informatat kontaktuese, tel/fax: 020 875 972, e-mail: europact@t-com.me
Më shumë në faqën www.europact-mn.com