Ndahet nga jeta Artisti i Meriuar Sali Mani

Detroit – Në moshen 65 vjecare pas një sëmundje të rënde,u nda nga jeta në Detroit ,artisti i merituar Sali Mani

Sot në oren 1:15 te mengjezit,dite e marte date 29 dhjetor 2009 pas nje semundje te rende vdiq ne spitalin qendror te Detroitit ,artisti imerituar Sali Mani.
Sali Mani eshte operuar ne kete spital per nje semundje te rende ne koke.
Megjithe përpjekjet e mjekeve,ai u nda nga jeta ne moshen 65 vjecare,duke lënë në hidhërim bashkeshorten dhe femijet.

Kultura shqiptare ka humbe artistin,Malesia e Madhe,rapsodin,shoket dhe miqet e Salise njeriun e mire dhe familja te dashurin e zemres.

Një koleg e tij kujton :” Në një takim që kisha me artistin e madh e të merituar Sali Mani më tha se këto dy këngë , “Oj Kosovë hej t’u ngjat jeta” si dhe kangën “Moj e mira e bregut Cemit” i thura për mes natës në hotelin Grand Prishtinë”, për arsye se programi mu ndalu t’a këndoja ashtu si e kisha përgadit ma heret, e dihet pse asaj kohe, ndodhnin kësi gjërash….

Një tjetër kujton në të njëjtin forum interneti se “Sali Mani ka qënë këngëtar i mrekullueshëm. Ai me këngët e tija i ngrinte zemrat peshë në Kosovën e atyre viteve. Me vargjet e këngëve ai ua shtonte dashurinë për Shqipërinë, për atdheun, për kombin tonë.

I ndjeri ka qënë në kerkim te djalit të humbur që nga datat 26 ose 27 qershor 2004. Djali i tij quhet Sfaelt Sali Mani nga Koplik i Malesise Madhe.

KOMENTOJE