Studentët malësorë në Shkodër dorëzojnë ndihmën e Malësisë – VIDEO

Ndihmat që u mblodhën me 12 janar 2010 nën organizimin e studentëve nga Malësia – Tuzi që studiojnë ne Universitetin e Shkodërs për të ndihmuar Shkodrën e përmbytur ju dorëzuan shtabit emergjent në Shkodër.

Në pranin e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës z. Lorenc Luka dhe Prefektit të Qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, studentët dorëzuan ndihmën simbolike që banorët e Malësisë e ndanë më vëllezërit e vet në anën tjetër të kufirit, shtetit amë.

Koordinatori Martin Bojaj thot:
“Une kame qene duke ngrene buke te Henen, me date 11 Janar 2010, ne mbremje dhe ne Top Channel, perballe meje ne TV ishte teksti :” mbi 11,000 shkodran jane te pa-shpi….shpijat e te cileve jane te perbytyra”. Mbas qe pace kete ne ekran te TV aterhere lac buken per-gjysem dhe thirra te gjithe studentet e Malesise qe studiojne ne Shkoder dhe u organizuam qe te shkojme shpi per shpi me shkope e me strajc te kerkojme per te solidarizuare dhimbjen me Shkodren e perbyture ne uje prej nje siperfaqe mbi 9.7%.
U ndame ne 8 grupe, me qellime per te mbuluare krejt Malesine, duke filluare me malin e Hotit, ne mal te Grudes, ne mal te Trieshit, ne mal te Kojes se Kuqe dhe fushen e Malesise.
Grupet ishin te perbera sic vijon:
Grupi 1 Aktivistet e grupit: Zef Ujkaj dhe Valdet Dreshaj
Grupi 2 Aktivistet e grupit: Fran Gjokaj, Driton Dedivanaj dhe Ramiz Nikaj
Grupi 3 Aktivistet e grupit: Marjan Lulgjuraj dhe Martin Bojaj
Grupi 4 Aktivistet e grupit: Agron Dushaj dhe Shtjefen Lucaj
Grupi 5 Aktivistet e grupit: Mark Lajcaj, Nikolle Pllumaj dhe Sander Gojcaj
Grupi 6 Aktivistet e grupit: Driton Juncaj dhe Lindon Dedivanaj
Grupi 7 Aktivistet e grupit: Shpresa Bojaj, Ellmedina Dreshaj, Jasmina Dreshaj dhe Elizabeta Lulgjuraj,
Grupi 8 Aktivistet e grupit: Noc Camaj dhe Marina Ujkaj

I mblodhem te hollat shpi per shpi, prej kullet te Dede Gjo Lulit e deri te Liqejt e Rikavecit. Parat e mbledhura i kemi dorezuare ne Shkoder me daten 13 Janar 2010. Ne Shkoder kemi shkuare me te gjithe studentet te cilet moren pjese ne akcione te Kryetari i bashkise Shkoder zoteri Lorenc Luka. Shumat u moren ne dorezim nga Prefekti i qarkut Shkoder zoteri Maxhid Cungu.

Donacioni i dhene nga studentet e Malesise qe studiojne ne Shkoder ne koordinim me Martin Bojaj ishte:
1. 835$
2. 4991.30euro
3. 2570AAL te reja

Me ne fund i thace Prefektit dhe Kryetarit qe Malesija ka qajt hallin se nuk kane me shume me dhene, dhe shume ka pase qe kane marre madje edhe hua me shuma prej 50eurash per te ndihmuare te permbyturit ne Shkoder. Per me teper, i thace Prefektit dhe Kryetarit qe kjo ndihme ka qene si rezultat i asaj qe profesoret e Shkodres i kane edukuare dhe frymezuare keta studente te kene nje shpirt te madhe sa Deciqi.”

KOMENTOJE