Katër vite pa Rugovën – Presidentin e parë, e historik të Kosovës

Nju Jork: Dega e LDK-së, për trishtetshin mbajti Akademi përkujtimore kushtuar katër vjetorit të vdekjes së presidentit Rugova

BRONX – NEË YORK : Në SHBA-së po mbahen manifestime përkujtimore në përvjetorin e katërt të vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. Në këtë kuadër në pranin e shumë mërgimtarëve, të ejten pasdite në njërin prej mjediseve të lokalit “Mario’s”, në Bronx – Nju Jork, nën kryesin e Degës së LDK-së – Lidhjes Demokratike të Kosovës, u mbajt një akademi përkujtimore, me rastin e katër vjetorit, të vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës.
Në këtë akademi përkujtimore, e cila u organizua nga dega e LDK -së, për tri shtetshin, morën pjesë disa nga krerët disa shoqatave e organizatave shqiptaro – amerikane, afaristë, intelektual, studentë, nxënës shkollash, shkrimtarë, poetë, politikanë, lider fetar. Kjo akademi, u mbajt me fjalime të rastit, poezi dhe me një materjal të zgjedhur kushtuar Presidentit të parë të Kosovës, Prof. Dr. Ibrahim Rugova, lexuar nga kryetari i kësaj dege z Ramadan Gashi, e cila ishte dhe fjala kryesore.

Akademia përkujtimore në përvjetorin e katërt të vdekjes së ish presidentit të saj Ibrahim Rugova, u udhëhoq nga anëtarja e kryesisë së kësaj dege, Shqipe Biba, e cila u kërkoj nga të pranishmit që me një minut heshtje të nderojnë kryetarin legjendar të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. “Një minutë heshtje , tha Biba, për gurin e themelit të Pavarësisë së Kosovës, 1 – minutë heshtje për atë që kur edhe gjithçka rreth Kosovës heshte – zëri dhe vepra e tij për Kosovën, kurr nuk heshtën”.
Akademi u hap me një poezi të poetit të mirënjohur Ali Podrimia titulluar “Lamtumirë Presidentit të Dardanisë”. Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës Ramadan Gashi, për Nju Jork e rrethe, ishte folësi kryesorë i këtij manifestimi përkujtimorë.

“Zonja dhe zotërinjë, mysafirë të nderuar, kam nderin dhe pikëllimin e madh që edhe sot të hap këtë akademi përkujtimore në katërvejtorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës figurës historike, Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti të parë të Kosovës, liderit, dhe kryetarit, themeluesit të partisë së parë pluraliste në të gjitha trevat shqiptare, LDK-së – Ideatorit të Kosovës shtet të pavarur e sovran, prijësit politik e shpirtëror të Kosovës, i cili për më së 16- vjet sfidoj dhunën, terrorin, zhdukjet , vrasjet masovike, gjenocidin serb”, tha Gashi duke theksuar se Atë më në fund e mundi vetëm sëmundja, e shujati vdekja fizike, pasi Ai ishte nga të rralët e botës së pavdekshme. “
Akademia vijojë me dy poezi të shkruara enkas nga Sinan Kamberi, dhe lexuar nga Shqipe Biba. Musa Daka anëtari i kryesisë qendërore, dhe nenkryetar i degës së LDK-ës, për trishtetshin, solli përshëndetjen e Presidentit të Kosovës Sejdiut, drejtuar kësaj akademie përkujtimore. Rita Saliu, autore e librit të saj të parë me poezi, “Ecje vertikalisht nëpër oqean” zgjodhi një dhurimin e një vazoje me pemën e bredhit, si sibolik e pemës që gjelbëron gjithë jetën dhe poezi nga ky libër për t’a përshëndetur këtë akademi”

Akademia përkujtimore në përvjetorin e katërt të vdekjes së ish presidentit të saj Ibrahim Rugova, e përshëndetën edhe kryetari i Vatrës, z Agim Karagjozi, dhe në emër të Ligës Qytetare, anëtari i bordit të saj zoti Zef Balaj. Ramiz Muja përshëndeti në emër të shoqatës Rugova, me një poezi enkas për këtë ditë. Manifestimin përkujtimor e përshëndeti edhe nën/kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, poeti Mëhill Velaj, veprimtari Kajtaz Fasllia dhe Shkumbin Tetaj-Sekretar i degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, për trishtetshin, duke theksuar se “Ne të gjithë mund të rezonojmë se Rugova, do të mbetet përherë epokë e mvetësishme në faqet e lavdishme të historisë si artitekt i themelimit të shtetit moderrn të Kosovës” .
“Askush nga ne nuk e besonte se vdekja do të trokiste në dyertë e jetës së njeriut të pavarësisë aq heret, tha në fjalën e tij nën/kryetari i Vatrës, zoti Agim Rexhaj, mu në prag të realizimit të saj dhe kur ajo trokiti dhe na e mori njeriun e madh, ai, edhe njëherë, në një mënyrë të veçantë, e sfidoi vdekjen dhe dëshmoi se nuk ka vdekur, se jeton në zemrat dhe në shpirtin e shqiptarëve, të cilët, me dhembjen e tyre kolektive, me pikëllimin dhe dinjitetin e tyre dëshmuan se Presidenti i tyre, Dr. Ibrahim Rugova, kishte ngritur qysh për të gjallë të tij një përmendore të pavdekësisë në shpirtin e tyre dhe se kishte hyrë në përjetësinë e historisë.”

Kumtesën e tij gazetari i njohur Sinan Kamberaj, në katërvjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova, e kishte titilluar:”Njeriu i Shenjave te Medha”.

Më tej Kamberaj vijoj :”Ndonëse kanë kaluar katër vjet nga ikja prej kësaj bote e Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, figura emblematike e tij rrezaton gjithnjë e më shumë. Për Ibrahim Rugovën janë thënë, thuhen dhe do të thuhen fjalë të mira, jo pse ka vdekur Ai, por pse është bërë i pavdekshëm për shqiptarët.
Pavdekësinë e një Njeriu të Madh, si rregull, e shënon fundi i Epokës së Tij, por për një njeri me Shenjë, sic ishte Rugova, epoka e Tij u tregua zemërgjerë dhe e vulosi, jashtë rregullit, pavdekësinë e tij që në fillim të saj.Rugova, – thonë të gjithë ata që e kanë njohur, – ishte i pavdekshëm, për arsye të Dy Shenjave të Tij të mëdha – Urtësisë dhe Besimit.”
Më pasë Kamberaj kujtojë së fundi i fundit, ne që patëm fatin të jetojmë në Epokën e Tij, e kemi përjetuar faktin se në të gjallë të Tij, ndonëse në kohë të pakohë, i shkonin mbrapa më se dy milionë njerëz, me besim të patundur se e kishin gjetur Prijësin. Gati po aq njerëz e përcollën fizikisht dhe me zemër për herë të fundit në Velani të Prishtinës, në kryeqytetin e Tokës së Premtuar, Dardanisë Antike.

Ai tha se për Rugovën kanë thënë fjalë të mëdha, Burrat më të Mëdhenj të Botës. Dhe, i janë përkulur, në shenjë respekti. Ne vetëm mund t’i përsërisim ato. Vogëlsisë sonë i takon ta kujtojmë me pietet, sa për ta nderuar atë, poaq edhe vetën tonë.
Duke përfunduar Sinan Kamberaj tha se :”Nuk mund të mos e them në fund se ai e donte dhe i besonte deri në pakufi Amerikës, shpresës së fundit të njerëzimit, Tokës së Shejtë dhe shpëtimtares sonë të shtrenjtë.Rugova ishte njeri i Shenjve te Mëdha: i Urtësisë dhe Besimit. Ai e mbante emrin e një Profeti dhe mbiemrin e një Mali.”

BEQIR SINA, New York

FOTOGRAFITË KOMENTOJE