Leter drejtuar zevendespresidentit Biden dhe Serkretares se Shtetit H.Clinton

I nderuari z. Nënkryetar Biden

E nderuara zj. Sekretare e Shtetit Clinton

Nga agjenda juaj kuptuam që do të takoheni me Kryemnistrin e Malit të Zi z. Gjukanoviq. Me këtë rast kemi dëshirë t’ju vejmë në dijeni me disa nga shqetësimet që ballafaqohet populli shqiptarë në Mal të Zi dhe diaspora e sajë në SHBA me dekada. Para së gjthave dua të them se Qeveria e Malit të Zi në mënyrë të vazhdueshme refuzon të theksoj dhe pranoj situarën e dëshpruar politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Mal të Zi.

Zoti Nënkryetar dhe zonja Sekretare, nga situata e gjendjes ekzistuese është për tu besuar se Qeveria e Malit të Zi në mënyrë individuale dhe ate kolektive i ka përjashtuar shqiptarët nga e drejta e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit autentik në Qeverinë e Malit të Zi; prandaj mohimi i të drejtës njerëzore dhe politike, është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për të drjejtën civile dhe politike, pastaj Kartën Evropiane për të drejtën e pakicave, si edhe ligjeve tjera ndërkombëtare dhe Evropiane për mbrojtjen e pakicave. Mali i Zi me vetëdije e ka zgjedhur rrugën e gabuar duke përdorur shqiptarët si preteks për përçarje, manipulime, premtime të zbrazta, mundësimit jo të barabarta ekonomike, duke favorizuar individët që bashkëpunojnë në llogari të të drejtave të shqiptarëve dhe duke krijuar një ambient të mosbesimit në mesin e shqiptarëve, ku si rezultatë kemi shtyrjen e shqiptarëve për të emigruar, ose asimiluar.

Shoqatat Shqiptaro-Amerikane për disa dekada janë duke i bërë thirje Qeverisë Malazeze për plotësimin e kërkesave të drejta të shqiptarëve, dhe për angazhim serioz për të mënjanuar praktikën diskriminuese mjaftë mirë të dokumentuar, e cila i ka çuar deri te fanatizëmi, paragjykimet dhe stereotipe të trashiguara gjeneratë pas gjenerate. Ata duhen të marrin masa për eliminimin e efekteve negative të institucioneve dhe botëkuptimeve, historikisht shkurtëpamëse. Principi i ruajtjes së paqës, stabilitetit dhe sigurisë bëhet dora-dorës me ruajtjen dhe realizimin e plotë të drejtave politike dhe ekonomike të Shqiptarëve.
Diaspora e shqiptarëve nga Mali i Zi në SHBA, e cila përfaqëson mbi 60% të popullatës së shqiptarëve nga Mali i Zi, ka emigruar si rezultat i represionit te vazhdueshem dhe diskriminimit institucional. Në njëzet vitet e fundit, me përjashtim të aprovimit të sistemit zgjedhor multipartiak demokratik, Mali i Zi ka dështuar në përmirësimin e të drejtave civile dhe politike; pozita e qeverisë ndaj shqiptarëve nuk ndryshon nga koha e sistemit komunist.

Ne si qytetar të SHBA-ve,njëzëri kërkojmë nga ju që t’ja përcidhni shqetësimet tona Kryeministrit Gjukanoviq:

1. Krijimin e Komunës së plotë për rajonin e Malësisë, për të cilën kemi përpiluar edhe elaboratin e arsyetueshmërisë ekonomike dhe juridike;
2. Lirimin e të burgosurve politik në akcionin “Fluturimi i Shqiponjës”, dhe dënimin e torturës të ushtruar mbi të burgosurit;
3. Mos cënimin i të drejtave të arritura gjatë aprovimit të ligjit të ri zgjedhor, si edhe të implementohen ligjet për çështjet në vijim:

A. Në Komunën e Ulqinit të bëhet kthimi i kufirit të “Të Mirat Detare” në 6m prej dallgëve më të mëdha të detit, konform ligjit,
B. Të bëhet kthimi i tokave, pronarëve në Valdanos, Komuna e Ulqinit, konform ligjit të ekspropriacionit
C. Punësimi proporcional në organet dhe organizatat shtetërore i pakicës shqiptare e cila pakicë në numrimin e fundit përbën 5.03% të popullësisë, ndërsa përgjindja e të punësuarve është më e vogël se 0.3% ( numri i të punësuarve në këtë sektor në Mal të Zi është mbi 50 mijë)
D. Rishqyrtimi i kontratave të privatizimit, dhe transparenca publike
E. Adaptimin e teksteve shkollore nga Shqipëria dhe Kosova për mësim në gjuhën shqipe
F. Ndarja e mjeteve financiare në menyrë proporcionale për kulturë dhe informim në gjuhën shqipe.

Duke ditur që Malit i Zi ka kontribuar në ruajtjen e paqës dhe lirisë në Ballkan, shpresojmë që kërkesat tona do të hasin në mirëkuptim nga qeveria malazeze; dhe me perkrahjen e mirëkuptimin tuaj për të padrejtat qytetare ndaj nesh, shpresojmë që këto kërkesa do ti përcillëni te zyrtarët Malazez gjat takimit tuaj.

Me nderimet me te larta,

Gjergj Ivezaj – Kryetar i shoqates Malesia e Madhe

Ne emerin e shoqatave:

• Malesia e Madhe
• Levizja Atdheu na Bashkon- Dr. Palok Camaj
• Shoqata Atdhetare “Ded Gjo Luli”- Sander Sinishtaj
• Fondi Humanitar Malesia- Leonard Berishaj

KOMENTOJE